3 Maj 2025, 09:31
Nga N.F
Arrestimi
ELBASAN- Një 47-vjeçare e shpallur në kërkim ndërkombëtar është vënë në pranga në Elbsan. Policia bën me dije se në pranga është vënë Majlinda Avduli alias Dajana Tafani. Më tej bëhet me dije se e arrestuara rezulton e dënuar me mbi 9 vjet burg nga Gjykata e Kaliarit.
Ajo është dënuar në vitin 2016 për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e saj në Itali.
Njoftimi i plotë:
Policia e Shtetit Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale finalizoi operacionin e radhës për kapjen e shtetasve në kërkim ndërkombëtar. “Operacionalja 44”/E dënuar me mbi 9 vjet burgim, si pjesëtare e një organizate kriminale që trafikonte lëndë narkotike, kapet në Elbasan, 47-vjeçarja.
Si rezultat i koordinimit të punës dhe shkëmbimit të informacioneve, me partnerët italianë, nëpërmjet strukturave homologe Interpol Tirana dhe Interpol Roma, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale, në kuadër të operacionit “Operacionalja 44”, lokalizuan në Elbasan, kapën dhe vunë në pranga, me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasen:
Majlinda Avduli alias Dajana Tafani, 47 vjeçe, banuese ne Elbasan. Kjo shtetase ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Apelit e Kaliarit, Itali, në vitin 2016, e ka dënuar me 9 vjet, 6 muaj e 22 ditë burgim, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale. Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Romë, për të finalizuar ekstradimin e kësaj shtetaseje, në Itali.
majlinda avduli dajana tafani
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:59
N.F
Tirane
TIRANË- Shqipëria është karakterizuar nga një zhvillim ekonomik i paqëndrueshëm, për të mos thën&e...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:29
N.F
Foto
TIRANË- Turizmi është shansi i madh i Shqipërisë. Pas vitit 2016, grushti i shtetit në Turqi dhe krizat politike në...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:06
N.F
Foto
TIRANË- Shqipëria ka kaluar tre valë të mëdha emigracioni. Kur vendi doli nga diktatura në fillim të viteve ’...
Aktualitet
3 Maj 2025, 07:03
N.F
Foto
TIRANË- Sot do të mbizotërojë moti i kthjellët dhe temperatura të larta gjatë gjithë paradites Por or&e...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:38
N.F
Florenc Çapja
TIRANË- Florenc Çapja është ekstraduar pasditen e sotme nga Dubai në Shqipëri. Policia ka ndarë p...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:33
r.ll
foto ilustruese
FIER- Moskoordinim, vjedhje apo mister? Këto tre pyetje na erdhën në mend kur dëgjuam historinë e një va...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:23
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- Një aferë e stërmadhe është gatuar në një nga pronat më të lakmuara publike, ku m...
Aktualitet
2 Maj 2025, 22:20
r.ll
foto ilustruese
TIRANË- 18 nëntori i vitit 2024, u kthye në një ditë zie për shoqërinë shqiptare, pas ngjarjes...
Aktualitet
2 Maj 2025, 21:56
N.F
Foto
ELBASAN- Në Nëntor të vitit të kaluar, emisioni “Stop” trajtoi rastin e rëndë të zonjës Flor...
Aktualitet
2 Maj 2025, 21:44
r.ll
kampi ne gjader
ITALI- Ndalimi i disa dhjetëra migrantëve në qendrën e ndalimit të riatdhesimit (CPR) të ndërt...