7 Shkurt 2024, 22:35
Nga r.ll
foto ilustruese
VLORË- Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku ka mbetur i lënduar një 61-vjeçar.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen "10 korriku" rreth orë 21:00 të mbrëmjes në një lokal, ku dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, një 43-vjeçar ka plagosur 61-vjeçarin.
Policia ka bërë të mundur arrestimin e menjëhershëm të autorit. Ndërkohë i plagosuri, ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.
NJOFTIMI I POLICISË:
Plagosi me mjet prerës (thikë) 61-vjeçarin, falë reagimit në kohë të Policisë, identifikohet dhe shoqërohet në Komisariatin e Vlorës, autori i dyshuar i plagosjes.
Sot, rreth orës 21:00, në lagjen “10 Korriku”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, në ambientet e një lokali, shtetasi G. Sh., 43 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin P. Z., 61 vjeç.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta bënë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasin G. Sh, dhe shoqërimin e tij në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme hetimore.
Ndërkohë i dëmtuari, shtetasi P. Z., ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve.
Gjithashtu në kuadër të hetimit lidhur me zbardhjen e plotë të ngjarjes, është shoqëruar në ambientet e komisariarit dhe pronari i lokalit, ku ka ndodhur ngjarja, shtetasi B. D.
Vijon puna për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
plagosje ne vlore
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 22:24
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Mungesa e gjurmimit të një produkti, që do të thotë se çfarë përdoret mbi to që...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 22:14
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Rasti i ngarkesës me “OKSAMIL” ishte pjesërisht viktimë e kësaj skeme. Produkti ishte nda...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 22:02
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Loja me pesticidet po rëndon fermerët dhe konsumatorin. Sipas të dhënave të vëna në dispozi...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:58
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-RASFF është një sistem alerti që ka ngritur Komisioni Europian për të gjithë produktet ushq...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:45
r.ll
marklen haka
TIRANË- Emisioni ‘Në shënjestër’, trajtoi këtë të mërkurë, atentatin e ndodhur më...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:34
r.ll
marklen haka
TIRANË- Në atentatin e ndodhur më 8 qershor 2022, pranë fshatit Nikël në Fushë-Krujë, mbeti i plagosur...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:31
h.k
Foto ilustruese
SHBA-Qytetarët shqiptarë edhe një herë tjetër shprehin shqetësimin mbi korrupsionin, si dhe besimin e lart&e...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:27
h.k
Foto ilustruese
TIRANË-Fermerët shprehin ankesa të shumta për cilësinë e farërave. Problemi thellohet kur ata detyrohen...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:24
h.k
Foto ilustruese
VLORË-Në 21 Nëntor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, transmetoi një problematikë ng...
Aktualitet
7 Shkurt 2024, 21:05
h.k
Foto ilustruese
FIER-Emisioni investigativ ka denoncuar në vijimësi disa tentativa të kompanive që luanin me punëtorët dhe v...