LIVE UPDATES
Aktualitet

Ju kujtohet sherri mes mësueseve në Vlorë? Autorja e agresionit jep akoma mësim në atë shkollë dhe madje “gradohet”

Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tha se ka pasur një debat me një koleg të shkollës, debat që sipas saj u regjistrua nga mësuesja e anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e kërcënoi me publikimin e videos

7 Shkurt 2024, 21:24 Nga h.k
Ju kujtohet sherri mes mësueseve në Vlorë? Autorja e agresionit
Foto ilustruese

VLORË-Në 21 Nëntor 2023, emisioni investigativ “Stop” në Tv Klan, transmetoi një problematikë nga fshati Kuç i Vlorës. Në shkollën “Memo Meto” në datën 18 Tetor 2023 në ambientet e shkollës, 2 mësuese u konfliktuan jo vetëm verbalisht, por situata degjeneroi edhe në dhunë fizike.

Blerina Muça, mësuesja e Bio-Kimisë, tha se ka pasur një debat me një koleg të shkollës, debat që sipas saj u regjistrua nga mësuesja e anglishtes Irma Yzeiraj, e cila e kërcënoi me publikimin e videos. Më pas, mësuese Blerina tregoi, se është bullizuar dhe ofenduar vazhdimisht nga kolegia Irma për faktin, se mban syze optike, është beqare, apo duke e akuzuar, për raporte intime me persona të ndryshëm.

Blerina Muça: Vij këtë vit përsëri në shkollë dhe gjëja e parë që filloi ishin kërcënimet ndaj meje, me bullizim të tmerrshëm duke cënuar anën time morale.

Pyetje: Çfarë të thuhej konkretisht?

Blerina Muça: “Ke shkuar me shoferin e autobusit”, “je qorre”, “je e shëmtuar”, “të ka lënë Zoti të shëmtuar”, “je beqare”. Në momentin që shkuam në oborrin e shkollës, zonja më vjen nga mbrapa, më kap për flokësh, duke bërtitur “do të të tërheq zvarrë, do të të shqyej”. Kjo më merr syzet optike sepse unë në njërin sy jam me 30% shikim dhe mundohet që t’i thyejë. Syzet m’u bënë copash.

Një debat i nisur në furgonin e transportit, shkoi në pikën që në ambientet e shkollës, mësuese Irma e kapi nga flokët Blerinën, duke i thyer edhe syzet. Gjatë konfliktit kanë qenë prezentë nxënësit dhe drejtoresha e shkollës.

Mësuese Blerina: Më jep lekët e syzeve!

Mësuese Irma: Moj, do të marr zvarrë! Do të thyej telefonin!

Mësuese Blerina: Do më thyesh telefonin? Mbush ti moj?

Mësuese Irma: Bëj video!

Mësuese Blerina: Ashtu më ke bërë dhe ti.

Pas transmetimit, Ministria e Arsimit reagoi duke u shprehur se do të vepronte, pasi prokuroria të zbardhte ngjarjen. Në përgjigjen e Prokurorisë thuhet se nga studimi i materialit nuk janë konstatuar elementë të veprës penale dhe materiali është arkivuar. Për të dyja mësueset e konfliktuara u morën masa “Paralajmërim për largim nga puna”.

Së fundi, mësuese Irma Yzeiraj, është përfshirë në debate me prindër të nxënësve të shkollës Memo Meto, pasi këta të fundit nuk kanë pranuar të hyjnë në mësim, duke thënë se ndjehen të bullizuar.

Mësuese Irma: Sa nxënës nuk duan të hyjnë në orën time? Do t’i numërojmë dhe do vemi në klasë. Ta dimë, sa nxënës nuk duan të hyjnë në orën time. Dua të di, sa nxënës nuk vijnë në orën time!

Drejtoresha: Unë i futa në mësim.

Mësuese Irma: Ka ndonjë arsye, pse s’donin?

Drejtoresha: Ma thanë dhe arsyen.

Mësuese Irma: Kishin ndonjë arsye tjetër, se unë s’kam bërë më mësim me ta.

Drejtoresha: Jo, s’ke bërë.

“Stop” ka biseduar me psikologen që ka bërë vlerësimin psiko-social dhe ajo thotë se duke qenë se ka pyetur mësues, nxënës dhe performanca e saj në punë është e mirë, atëherë ka arritur rezultate të mjaftueshme, gjë që ka çuar në emërimin përfundimtar të mësueses së anglishtes.

Psikologia: Atëherë, unë jam bazuar në një procedurë, kështu që unë kam bërë pyetësor me nxënës, kam bërë vlerësim nga drejtori i shkollës, kam bërë intervistë, vëzhgimin dhe nga rezultatet, që mua më kanë dalë nga të gjitha instrumentet, që kam përdorur, më kanë rezultuar, që vlerësimi, që unë duhet t’i bëja mësuese Irma Yzeiraj, më ka dalë i mjaftueshëm.

Gazetarja: Po vlerësim psiko-social mësueses a i keni bërë?

Psikologia: I kam bërë. Ky është vlerësimi, që unë i kam bërë.

Gazetarja: Pjesëmarrja në një konflikt dhe veprimet e pahijshme në ambientet e shkollës, nuk ndikojnë në vlerësimin që ju bëni?

Psikologia: Neve si psikologë vlerësojmë tetë fusha, në të cilat ne bazohemi dhe në aspektin arsimor akademik, mësuesja është mjaftueshëm e mirë dhe marrëdhënia me nxënësit është e mirë. Kështu që unë këto dy komponentë nuk mund t’ia vija dobët. Sigurisht, që mësuesja ka kaluar dhe në komision, që ka bërë intervistën në ZVA, që kështu është bërë vlerësim nga të dyja anët dhe është bërë mjaftueshëm.

investigimi ne vlore

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit