LIVE UPDATES
Aktualitet

Drejtori i sondazhit të IRI-t për VOA: SPAK-u ka besimin e qytetarëve. Korrupsioni problem serioz

Në sondazhin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, 86 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz, ndërsa 69 për qind e tyre thanë se kanë besim tek SPAK-u, që mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

7 Shkurt 2024, 21:31 Nga h.k
Drejtori i sondazhit të IRI-t për VOA: SPAK-u ka besimin e
Foto ilustruese

SHBA-Qytetarët shqiptarë edhe një herë tjetër shprehin shqetësimin mbi korrupsionin, si dhe besimin e lartë që kanë ndj SPAK-ut.

Në sondazhin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, 86 për qind e të anketuarve pohojnë se korrupsioni në Shqipëri është një problem serioz, ndërsa 69 për qind e tyre thanë se kanë besim tek SPAK-u, që mund ta bëjë punën e vet pa ndikime politike.

Drejtori i këtij Instituti për Shqipërinë, John Fluharty i tha sot Zërit të Amerikës se është mjaft domethënës fakti që një numër përherë e më i madh qytetarësh shprehin tek SPAK-u njëkohësisht me shqetësimin se korrupsioni është për ta një problem serioz.

Ky është për SPAK-un një hap kuptimplotë përpara. Askush nuk është i përsosur gjatë gjithë kohës. Mendoj se në Shqipëri duhet të vërehet ecja përpara pa pretenduar përsosmërinë, ndërsa SPAK ka një rrugë të gjatë për të bërë, duke punuar me këto çështje. Shpresoj që përqindjet mbi besimin ndaj SPAK-ut të rriten më tej në të ardhmen, ndërsa ato për korrupsionin si problemi më i madh në vend të ulen me kalimin e kohës”, tha për Zërin e Amerikës zoti Fluharty.

Drejtuesi i IRI-t shtoi se SPAK-u po bën çdo gjë që mundet në këtë çast për ta kryer mirë punën e vet, megjithë vështirësitë e shumta.

Fakti që qytetarët besojnë tek SPAK-u se presin rezultate prej tij është shumë domethënës, theksoi ai. Kjo është e mirë për sistemin, dhe është ajo çka i nevojitet Shqipërisë; që qytetarët të besojnë tek sistemi. SPAK është pjesë e suksesit me reformën në sistemin e drejtësisë. Ende ka shumë punë dhe nivele për t’u arritur në vazhdim me reformën në drejtësi, por përparimi duhet vlerësuar më shumë sesa të pritet përsosmëria”, thotë zoti Fluharty.

Në sondazhin e IRI-t, korrupsioni më i përhapur në bashkitë e tyre është vjedhja ose keqmenaxhimi i qëllimshëm i fondeve, veprimet për interes vetjak, rryshfetet, klientelizmi në kurriz të meritokracisë dhe mosndëshkimi i keqbërësve.

Afro 60 për qind e të anketuarve pohojnë se qeverisja u shërben më tepër interesave të grupimeve të vogla, ndërsa 38 për qind thanë se qeverisja u shërben interesave të shumicës së qytetarëve.

Drejtori i IRI-t thotë se kjo gjetje meriton kujdes dhe trajtim të veçantë nga qytetarët, sepse janë ata vet që i zgjedhin qeveritarët.

“Është në të drejtën e qytetarëve të fillojnë e të kërkojnë më shumë nga qeveria, si ajo qendrore dhe ajo vendore. Nuk mjafton që ata vetëm të shkojnë në votime dhe të presin që punët të bëhen. Qytetarët duhet të mbeten të përfshirë në proces dhe të kërkojnë më shumë nga qeveria”, thotë drejtori i IRI-t për Shqipërinë.

Në sondazhin e publikuar nga IRI, pjesa dërrmuese e të anketuarve renditin si problemet më të rëndësishme në bashkinë e tyre ekonominë, kostot e jetesës (çmimet e larta), papunësinë, korrupsionin dhe emigracionin.

Më shumë se gjysma e tyre u shprehën pesimist mbi pyetjen nëse brezi i të rinjve të sotëm ka një të ardhme në Shqipëri, ndërsa 43 për qind shprehen optimist për të ardhmen.

Pjesa më e madhe mendojnë se e ardhmja do të jetë më e mirë dhe se vendi po shkon në drejtimin e duhur ndërsa pjesa tjetër janë mosbesues, me frikë për të ardhmen, teksa pohojnë se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.

Intervista e plotë me zotin John Fluharty, drejtori i IRI-t për Shqipërinë

Zëri i Amerikës: Zoti Fluharty! Instituti Republikan Ndërkombëtar sapo ka publikuar një sondazh mbi Shqipërinë, ku mes të tjerash, një numër i madh qytetarësh shprehen se korrupsioni është problem serioz këtu. Cili është komenti juaj për këtë gjetje të sondazhit?

John Fluharty: 86 për qind e qytetarëve, me të cilët bisedoi IRI pohuan se korrupsioni është problem kryesor. Ju po ashtu mund të shihni në këtë sondazh se një numër shumë i lartë i njerëzve kanë besim tek SPAK-u se ai mund t’i trajtojë çështjet penale i lirë nga ndikimi politik. Ky është për SPAK-un një hap kuptimplotë përpara. Askush nuk është i përsosur gjatë gjithë kohës. Mendoj se në Shqipëri duhet të vërehet ecja përpara pa pretenduar përsosmërinë, ndërsa SPAK ka një rrugë të gjatë për të bërë, duke punuar me këto çështje. Shpresoj që përqindjet mbi besimin ndaj SPAK-ut të rriten më tej në të ardhmen, ndërsa ato për korrupsionin si problemi më i madh në vend të ulen me kalimin e kohës.

Zëri i Amerikës: Pra, qytetarët mendojnë se SPAK-u po punon mirë, prandaj kanë besim tek ai?

John Fluharty: SPAK-u po bën çdo gjë që mundet në këtë çast për ta kryer mirë punën e vet, megjithë vështirësitë e shumta. Fakti që qytetarët besojnë tek SPAK-u se presin rezultate prej tij është shumë domethënës. Kjo është e mirë për sistemin, dhe është ajo çka i nevojitet Shqipërisë; që qytetarët të besojnë tek sistemi.

Zëri i Amerikës: Qytetarët e anketuar e vlerësojnë dhe e besojnë kaq shumë SPAK-un, sepse është institucion i ri i reformës në drejtësi, që ngjall shpresë, apo për rezultatet e deritanishme?

John Fluharty: Mendoj se SPAK është pjesë e suksesit me reformën në sistemin e drejtësisë. Ende ka shumë punë dhe nivele për t’u arritur në vazhdim me reformën në drejtësi. Mendoj se parlamenti shqiptar ka shumë për të bërë në fushën e korrupsionit, por përparimi duhet vlerësuar më shumë sesa të pritet përsosmëria.

Zëri i Amerikës: Në sondazhin tuaj ju i keni pyetur qytetarët edhe për korrupsionin në bashkitë e tyre, format e korrupsionit në pushtetin vendor. Çfarë mund të thoni për këtë pjesë të reagimeve të tyre?

John Fluharty: Para se të vij tek pyetje juaj… Ne donim të mësonim nga qytetarët se çfarë ata presin apo kërkojnë partive politike në nivel vendor. Qytetarët mendojnë se partitë politike në nivel bashkiak duhet të merren më shumë me çështje të nivelit bashkiak. Nga sondazhi doli se qytetarët mendojnë që partitë politike vendore duhet të kenë më shumë kontroll në zgjedhjen e kryebashkiakëve dhe këshilltarëve bashkiakë, në mënyrë që ata të realizojnë një qeverisje vendore më të frytshme dhe më të drejtë.

Zëri i Amerikës: Sondazhi juaj nxori mungon komunikimi i qytetarëve me kryebashkiakët dhe këshilltarët para dhe pas zgjedhjeve vendore. Si mund të arrihet kjo në Shqipëri?

John Fluharti: Kur partitë politike vendore përcaktojnë kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarë, si nga shumica ashtu edhe nga opozita, duhet të jetë e qartë se ata kanë një punë për të bërë. Si ata të pushtetit ashtu edhe ata të opozitës duhet të shpjegojnë se cili është vizioni i tyre për punët në komunitet. Është e lehtë të thuhet se nuk mund të bëhen ndryshime, por është e nevojshme që të thuhet se çfarë mund të bëhet në nivel vendor. Kjo mungon dhe kjo është ajo çka presin qytetarët që të shohin. Duke u sjellë kështu në nivel vendor, ata mund të nisin mesazhin edhe partive në qendër, se qytetarët kërkojnë më shumë fryte se sa thjesht të merren me politikë. Në buxhetet vendore ka fonde për t’u shpenzuar në dobi të qytetarëve, dhe për këto marrin vendime bashkiakët dhe këshilltarët, ndaj ata duhet të flasin për këto çështje me qytetarët para se të vendosin.

Zëri i Amerikës: Në sondazh qytetarët thonë se qeverisja punon më shumë në interes të grupeve të caktuara dhe më pak në dobi të shumicës së qytetarëve. A keni një vlerësim për këtë gjetje?

John Fluharty: Kjo gjetje meriton kujdes dhe trajtim të veçantë nga qytetarët, sepse janë ata vet që i zgjedhin qeveritarët. Është në të drejtën e qytetarëve të fillojnë e të kërkojnë më shumë nga qeveria, si ajo qendrore dhe ajo vendore. Nuk mjafton që ata vetëm të shkojnë në votime dhe të presin që punët të bëhen. Qytetarët duhet të mbeten të përfshirë në proces dhe të kërkojnë më shumë nga qeveria.

Zëri i Amerikës: Në sondazh janë po ashtu të larta edhe shifrat e pesimizmit mbi të ardhmen. Çfarë keni konstatuar gjatë takimet me të rinjtë e Shqipërisë?

John Fluharty: Kemi biseduar me shumë njerëz dhe kemi vërejtur se ata janë gati të mbështesin me dëshirë parti politike alternative, nëse shohin një vizion. Sidomos kur ato kanë një vizion për brezat më të rinj, le të themi nën 35 vjeç, kur u japin një fotografi të atyre se çfarë mund të bëjnë në Shqipëri. Jo t’u tregojnë se çfarë ndodhi disa vite më parë, se njerëzit janë lodhur duke dëgjuar gjëra të tilla. Ata duan vizion. Nëse njerëzit kanë një vizion se nga do të shkojë ekonomia, sistemi arsimor, punësimi, konkurrenca e të rinjve në tregun e punës, atëherë gjërat ndryshojnë.

Zëri i Amerikës: Prej disa kohësh shihet një krizë në jetën politike, sidomos në anën e opozitës. Si e shihni ju këtë gjendje politike në Shqipëri?

John Fluharty: Mendoj se ajo që po shohim tani është shumë e trishtuar. Mendoj se ajo që po ndodh me opozitën nuk dëmton vetëm ato forca, por dëmton të ardhmen e politikës. Po i kthehem sërish nevojës për një vizion. Ju nuk po shihni një opozitë, që të shfaqë një vizion. nëse shihni numrat e njerëzve që janë gati të votojnë për parti të ndryshme, ka një pjesë që votojnë dy forcat e mëdha, por është aty gjithashtu edhe një pjesë e konsiderueshme, që i quajmë Partitë e Tjera. Edhe ai është një numër i madh. Nëse njerëzve nuk u tregohet vizioni për vendet e punës, infrastrukturën, dhe kushtet e jetesës në nivel bashkiak, atëherë nuk ka angazhim. Opozita nuk është vetëm PD. Edhe parti të tjera mund të jenë parti opozitare. Ata duhet të fillojnë të zhvendosen në ndërtim strategjish dhe të kuptojnë se qytetarët duan të shkëputen nga ato që po përpiqen t’u thonë tani dhe të ndalin këto diskutime.

Zëri i Amerikës: Një pyetje të fundit lidhur me votën e Diasporës. Shumica dërrmuese e të anketuarve mendojnë se shqiptarët me banim jashtë Shqipërisë duhet të kenë mundësinë që të votojnë në zgjedhjet e vendit të tyre.

John Fluharty: Kjo është një sfidë e madhe. Parlamenti ka për të trajtuar këtë bazuar në një vendim të Gjykatës Kushtetuese. Mbetet për t’u zgjidhur pa humbur më shumë kohë. Hapat dhe veprimet janë në dorë të parlamentit. Shpresohet zakonisht në një negocim me opozitën, por mbetet për t’u parë. Edhe KQZ mendoj se ka shumë në dorë për të vepruar, ndërkohë që presim rezultatet e reformës zgjedhore deri në fund të marsit.

sondazhi

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë