LIVE UPDATES
Aktualitet

Plagosja e dy serbëve në Kosovë, reagon Bashkimi Evropian: Autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçar.

7 Janar 2023, 09:55 Nga I.A
Plagosja e dy serbëve në Kosovë, reagon Bashkimi Evropian:
Foto Ilustruese

KOSOVË- Policia e Kosovës ka njoftuar dy persona janë plagosur me armë zjarri, në fshatin Drajkovc të Shtërpcës, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 15:20 më 6 janar, ndaj dy personave, njëri rreth 11-vjeçar dhe tjetri rreth 21-vjeçar, është shtënë me armë zjarri nga të dyshuar, të cilët ishin me një automjet të udhëtarëve në lëvizje, që po qarkullonte nga Shtërpca në drejtim të Ferizajt. Sipas policisë, vetura më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Lidhur me rastin Policia e Kosovës ka identifikuar e më pas kanë arrestuar të dyshuarin me inicialet A.K. i moshës 33-vjeçar. I dyshuari është shoqëruar në Policinë Rajonale të Ferizajt. Siç thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës, hetuesit rajonal kanë gjetur dhe më pas kanë konfiskuar armën e zjarrit (pistoletë), me të cilën dyshohet se është kryer vepra penale. Si provë materiale është konfiskuar edhe automjeti i udhëtarëve, me të cilën dyshohet se ka lëvizur i dyshuari. Ndaj incidentit në Komunën e Shtërpcës, ku janë plagosur dy të rinj, ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një njoftim për media nga Zyra e Presidentes së Kosovës, është thënë se “plagosja e të rinjve 11 dhe 21-vjeçar në Shtërpcë është akt i patolerueshëm” dhe se autori duhet të vihet para drejtësisë.

“Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara maksimalisht që qytetarëve pa dallim etnie t’u ofrohet ambient i sigurt dhe i qetë. Të plagosurve ju dëshiroj shërim të shpejtë, ndërkaq ftoj organet e sigurisë që rastin ta trajtojnë urgjentisht e sipas ligjit”, ka thënë Osmani.

Sulmin ndaj dy qytetarëve në Shtërpcë e ka dënuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

“Thellësisht i brengosur për plagosjen e tyre”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.

Ai ka shtuar se dy të rinjtë e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë dhe u ka uruar “shërim të shpejtë”

“Policia e Kosovës veçse ka arrestuar të dyshuarin i cili pa asnjë mëdyshje duhet dhe do të përballet me organet e drejtësisë. Njësitet relevante do të vazhdojnë hetimet deri në zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij akti të papranueshëm dhe të dënueshëm”, ka thënë Kurti.

Ai ka siguruar të gjithë qytetarët se Policia e Kosovës është e angazhuar maksimalisht në kryerjen e detyrave të saj “me qëllim të mbrojtjes së jetës dhe pronës së të gjithëve pa dallim”.

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, përmes një shkrimi në llogarinë etij në Facebook, ka theksuar se “në rastin që ka ndodhur në Shtërpcë është përfshirë një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës”.

“Me rastin janë duke u marrë organet e sigurisë dhe drejtësisë. I njëjti do ta trajtohet edhe sipas rregulloreve dhe ligjeve që kemi në fuqi në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcës së Sigurisë”.

Mehaj ka shprehur “keqardhjen më të thellë për atë që ka ndodhur në Shtërpcë” dhe u ka urruar shërim të shpejtë të plagosurve, duke shtuar se “raste si kjo janë të izoluara, por si të tilla nuk guxojnë të ndodhin”.

Ka reaguar edhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq. Ajo ka “serbët nuk janë të sigurt në Kosovë” edhe “gjatë vigjiljes së Krishtlindjes Ortodokse”.

“Dënoj fuqishëm këtë krim të lig dhe kërkoj nga komuniteti ndërkombëtar që të veprojë menjëherë për të sjellë para drejtësisë keqbërësin. Ky rast është në radhën e incidenteve të tmerrshme dhe demonstron peshën e kushteve në të cilat jetojnë çdo ditë serbët në Kosovë dhe Metohi”, ka shkruar Bërnabiq në Twitter.

Oliver Varhelyi, komisionar i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim është shprehur “i tronditur nga sulmi i sotëm ndaj dy fëmijëve në Shtërpcë”.

“Nuk mund të ketë asnjë justifikim për asnjë dhunë. Atyre u uroj shërim të shpejtë. Besoj se një hetim i plotë do të kryhet nga autoritetet e Kosovës”, ka shkruar Varhelyi në Twitter.

Shefi i Misionit të Bashkimit Evropian në Kosovë për Sundim të Ligjit (EULEX), Lars Gunnar Wigemark, ka thënë se ky mision e dënon sulmin “e pakuptimtë ndaj një të riu dhe një djali në Shtërpcë” dhe të plagosurve u ka uruar shërim të shpejtë.

“Mendimet tona janë me familjet e tyre dhe komunitetin lokal. Njëkohësisht, përgëzojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe arrestimin e një të dyshuari”, ka shkruar Wigemark në Twitter.

Ai ka shtuar se në përputhje me mandatin e tij, “EULEX-i do të monitorojë nga afër hetimin dhe çdo procedurë të mëvonshme ligjore në këtë rast të dhunshëm kriminal”.

Shqetësimin lidhur me rastin e plagosjes së dy të rinjve në Shtërpcë e ka shprehur edhe ambasadori britanik në Kosovë, Nicholas Abbott.

“U shqetësova kur dëgjova për sulmin ndaj dy të rinjve serbë të Kosovës dhe mirëpres arrestimin e shpejt të të dyshuarit. Të plagosurve u uroj shërbim të shpejtë”, ka shkruar Abbott në Twitter.

Edhe ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, dënoi të shtënat në Shtërpcë dhe të plagosurve u uroi shërbim të shpejtë.

“Mirëpresim reagimin e menjëhershëm nga Policia e Kosovës”, shkroi ai në Twitter.

Lidhur me rastin e plagosjes së dy personave në Komunën e Shtërpcës ka reaguar edhe misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).

“Dënojmë fuqishëm të shtënat nga një makinë në lëvizje afër Shtërpcës më herët gjatë ditës së sotme, ku dy persona u plagosën. Reagimi i shpejtë i Policisë së Kosovës për të arrestuar të dyshuarin është i mirëseardhur dhe përgjegjësit duhet të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagimin e OSBE-së në Twitter.

Ky mision ka shtuar se për aktet e tilla të dhunës “duhet të ketë zero tolerancë”. Në orët e mbrëmjes, të premten, disa qytetarë serbë janë mbledhur në fshatin Gotovushë, afër Shtërpcës, për të protestuar ndaj incidentit ku u plagosën dy të rinjtë. Në shenjë proteste, në këtë fshat, ata bllokuan për disa orë rrugën që çon për në Shtërpcë.

Në vendin ku protestuarn qytetarët serbë, të pranishëm ishin edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës. Rreth orës 23:00, pengesat e vendosura në rrugë janë larguar. Policia e Kosovës, më herët ka njoftuar se dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Shtërpcë dhe pas marrjes së ndihmës së parë, ata janë dërguar me ambulancë për tretman të mëtejmë mjekësor në Graçanicë. Sipas informacioneve të policisë, të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetë.

Marrë nga REL

plagosen dy serbet ne kosove be

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri