5 Shkurt 2023, 10:44
Nga A.B
Policia
LUSHNJE-Një 48-vjeçar i shpallur në kërkim është arrestuar ditën e sotme në Lushnjë. Policia bën me dije se Artan Gjyla ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar në Shkodër. Ai akuzohet si organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin. Gjatë operacionit “Rrjeta”, i ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Lokalizohet dhe kapet në Lushnjë, një shtetas i shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Rrjeta” të zhvilluar ditën e djeshme, në Shkodër. 48-vjeçari organizator i një rasti të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit me qëllim përfitimin. Gjatë operacionit "Rrjeta", i ndaluari dhe 2 shtetas të tjerë transportonin me 3 automjete, 16 emigrantë, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë, si rezultat i punës së mirëkoordinuar me Policinë e Shkodrës, të mbështetura dhe nga inteligjenca informative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, A. Gj., 48 vjeç, banues në Lushnjë. 48-vjeçari ishte i kërkuar në kuadër të operacionit "Rrjeta", të zhvilluar ditën e djeshme, nga DVP Shkodër, për veprat penale "Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik" dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”. Ky shtetas dhe 2 të tjerë (njëri i arrestuar gjatë operacionit dhe tjetri ende në kërkim), në fshatin Vukpalaj, Kastrat, zbritën nga 3 automjete, 16 emigrantë që po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Shkodër, për veprime të mëtejshme procedurale.
lushnje artan gjyla
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 10:04
a.l
Porti i Durrësit
DURRËS- Kushtet atmosferike sot janë në favor të bregdetit. Në portin e Durrësit lundrimi i traget...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 10:01
A.B
Banesa
GREQI- Një shqiptar i ka shpëtuar jetën një fëmije në qendër të qytetit Lamia. Bëhet fjalë pë...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 09:24
A.B
RUMANI- Dy shqiptarë janë mes tetë personave të arrestuar gjatë një aksioni policor në Bukuresht të Rumanisë...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 09:17
A.B
Kanabis
GREQI- Policia greke ka arrestuar një të mitur në Greqi të akuzuar për trafik droge. Djali u ndalua për kontroll nga ...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 08:46
A.B
Dosja.al
TIRANË- Dosja.al ju sjell lajmet më kryesore në portalet në vend. Dosja.al ka detaje nga balona kineze në SHBA, ndër...
Aktualitet
5 Shkurt 2023, 07:33
A.B
Moti
TIRANË- Masat e ftohta me origjinë verilindore-Lindore do të kushtëzojnë në vendin tonë. Mot të ftohtë, s...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 23:42
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Katër anëtarë të grupit kriminal që merrej me shpërndarjen e heroinës dhe kokainës n&e...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 22:08
k.m.
Droga e konfiskuar
ITALI- Mbrëmjen e datës 2 shkurt, në dalje të autostradës Bari Nord, në A/14, Policia e Shtetit arrestoi ...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 20:45
k.m.
Foto ilustruese
Zona malore në veri të Shqipërisë vazhdon të ketë ritme të ulëta zhvillimi krahasuar me pjesën...
Aktualitet
4 Shkurt 2023, 19:45
k.m.
Foto ilustruese
BULQIZË- Nisin reshjet e dëborës në Bulqizë. Dëbora pasditen e sotme është shoqëruar edhe me n...