10 Korrik 2023, 15:16
Nga k.m.
Foto nga aksioni
GJIROKASTËR- Një 19-vjeçar është vënë në pranga në Gjirokastër pasi u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm.
Lusjan Sulo është arrestuar në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë të paligjshëm drejt kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular.
NJOFTIMI I PLOTË:
Gjirokastër
Finalizohet operacioni policor i koduar "Road Guard 66". U kap në flagrancë duke transportuar kundrejt pagesës, 13 emigrantë që do të kalonin ilegalisht kufirin, vihet në pranga 19-vjeçari. Sekuestrohen automjeti me të cilin transportoheshin emigrantët dhe 1 aparat celular. Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Seksionin Operacional dhe me Sektorin e Policisë Rrugore, në vijim të punës së pandërprerë, në terren, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, mbështetur dhe në inteligjencën informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar "Road Guard 66", si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit: - L. S., 19 vjeç, banues në Lushnjë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor nacional Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Ura e Leklit”, duke transportuar me automjetin tip "Benz Vito", 13 emigrantë nga vendet MENA, të cilët kishin si qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
operacioni road guard 66
Aktualitet
10 Korrik 2023, 14:56
k.m.
Foto ilustruese
“Fillimisht babai e më pas edhe vëllai i madh kanë hyrë për të shpëtuar djalin e vogël por n&...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 14:51
Dosja.al
A keni menduar ndonjëherë se çfarë ndodh brenda këpucëve të një pjesëmarrësi që po teston njohurit&eu...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 14:41
atentati ne Fushe-Kruje
TIRANE- Top Channel ka zbardhur dosjen hetimore për atentatin e ndodhur në Fushë Krujë më 4 korrik, ku mb...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 13:34
A.B
Policia
TIRANË-Policia e Shtetit ka dalë me një sqarim zyrtar në lidhje me hapat që janë ndërmarrë pas sherrit q&eu...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 13:17
babai dhe dy djemte humben jeten ne det
Ndonëse dje ndodhi tragjedia në plazhin e Vilë Bashtovës ku humbi jetën babai me dy djemt...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 12:58
lenda narkotike e sekuestruar dhe arma
TROPOJË- Në sajë të operacionit të koduar “Xhirot”, policia Tropojë ka ar...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 12:51
Këshilli i Lartë i Prokurorisë
TIRANË- KLP ka emëruar sot 26 prokurorë të rinj, ku dhe janë zbardhur edhe emrat. N...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 12:43
anija
SARANDË- Pronari i anijes “Sipa Tours”, Arben Pipa, ka shpjeguar një incident që ishte raportuar mbrëmjen e djeshme ...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 12:16
a.l
Foto ilustruese
LEZHË- Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e kësaj të hëne në aksin rru...
Aktualitet
10 Korrik 2023, 12:00
Artan Fuga
TIRANË- Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias, akademiku Artan Fuga shpalosi kritikat e tij në lidhje me ligjin ...