LIVE UPDATES
Aktualitet

Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e vdekjes”, pronar të agjencive funerale dhe sekserë

Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital.

9 Nëntor 2022, 23:42 Nga k.m.
Policët e Mjekësisë Ligjore “në biznesin e
Pamje nga videoja

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së mërkurës një skandal që ndodh brenda ambienteve të Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’ dhe pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore. Disa punonjës të policisë së burgjeve, kanë hapur agjenci funerale, ndërkohë të tjerë kryejnë edhe rolin e sekserëve me të ashtuquajturin “biznes me vdekjen”. Kamera e Fiks Fare faktoi me zë dhe figurë këtë fenomen. Gazetarët kërkojnë informacion një punonjësi të policisë tek morgu, se cila është proceduara që kryhet në Institutin e Mjekësisë Ligjore me njerëzit që ndërron jetë në spital.

Gjatë bisedës polici i këtij institucioni, pasi i tregon proceduarat ligjore, i ka ofruar gazetares  një kartëvizitë të një agjencie funerale.  Ai i thotë të lidhet me agjentin funerale “ Doçi”, pasi të tjerët që rrinë përreth morgut janë sekser dhe matrapazë. Gazetarja e Fiksit telefonon agjencinë  që i dha polici në telefon, pronari i saj i ka afruar të gjitha shërbimet, si arkivol, veshmbathje dhe transportin e trupit pa jetë deri në banesën e fundit. Pronari i agjencisë është shprehur se merret me të gjitha madje edhe me marrjen e skedës vdekjes, këtë do e bënte duke ndërhyrë  tek mjekët.

Në momentin që gazetarja i ka kërkuar pronarit të agjencisë vendin ku ndodhet agjencia funerale për t’i parë nga afër çfarë do zgjidhte për kufomën, pronari i agjencisë i ka dalë përpara me ambulancë për t’i hapur rrugën me sirena ndezuar për të mos e vonuar atë.

Pas mbërritjes së gazetares në ambientet e  agjencisë së funeralit, pronari i ka afruar të gjithë shërbimet, ndërsa është shprehur se punonjësit të policisë që i ka dhënë numrin dhe e ka lidhur me të, do ja jepte ai kafen dhe nuk kishte përse gazetarja të paguante atë.

Ndërsa rasti i dytë është një tjetër punonjës i policisë së burgjeve, i cili është Veli Hoxha. Ai është edhe shef për punonjësit e policisë së burgjeve që merren me ruajtjen e objekteve. Ndërsa Hoxha ndodhej në vendrojen e Institutit të Mjekësisë ligjore, gazetari i Fiks Fare ka kontaktuar me të, duke i kërkuar se ku mundet të gjente një agjenci funerali afër, pasi i kishte ndërruar jetë vjehrri i tij. Fillimisht Hoxha është kujdesur për të marrë të dhënat se nga ishte gazetari, për të bërë lidhjet me njerëzite tij.  Pas marrjes së të dhënave Hoxha, i ka afruar një kartëvizitë gazetarit të një agjencie funerale “ Landi”, ku sipas tij duhej ta merrte në telefon. Ndërsa e ka porositur që të mos bjerë pre e sekserëve, pasi ata ishin afër Institutit të Mjekësisë Ligjore. Madje Hoxha është kujdesur duke e urdhëruar gazetarin që mos ta shohin kur i ka dhënë kartëvizitën gazetarit. Menjëherë gazetarët e Fiks Fare kanë marrë në telefon agjencinë që punonjësi i policisë së burgjeve u ka dhënë numrin. Gjatë bisedës pronari i agjencisë është shprehur se e kishte marrë punonjësi i policisë Veli Hoxha për rastin dhe se ai mundet të afronte të gjithë shërbimet që nga arkivoli, transporti dhe veshjet për viktimën, por pa treguar vendndodhjen e agjencisë.

Pas dy ditësh gazetarët kanë kanë gjetur vendndodhjen  e agjencisë funerale “Landi”, por që në këtë rast në hyrje mbante tjetër emër.

Në bisedë e sipër pronari i kësaj agjencie u ka dhënë gazetarëve të njëjtën kartëvizitë me numrat e telefonit që u kishte dhënë polici Veli Hoxha.  Gjatë  bisedës pronari ka treguar se polici Veli Hoxha është bashkëpronar i agjencisë funerale dhe numri i parë i telefonit është i tij, ndërsa i dyti është numri i policit. Sipas pronarit të agjencisë polici Veli Hoxha është shefi që vendos rojet tek Ministria e Drejtësisë dhe objekteve të cilat mbulohen nga ana e Policisë së Burgjeve./TopChannel

instituti i mjekesise ligjore

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj