6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Sipas Policisë në një jave në aksionin kundër kultivimit të kanabisit 7 qytetarë shkuan në pranga dhe u sekuestruan në total 11 kg kanabis në formë çokollate.
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë bilancin e një jave ku ka rëndidur operacionet më të rëndësishmë që çuan në pranga, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 qytetarë për vepra të ndryshme penale.
Sipas Policisë në një jave në aksionin kundër kultivimit të kanabisit 7 qytetarë shkuan në pranga dhe u sekuestruan në total 11 kg kanabis në formë çokollate.
"Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 krehëra armësh, kapsolla detonatore, 4 thika, 4 shufra hekuri dhe 1 dorezë metalike.
•Gjithashtu, janë sekuestruar 11 kilogram kanabis i përpunuar si çokollatë, rreth 1,7 kg kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, bimë, fara dhe doza kanabisi, 5 automjete, 5 aparate celulare, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari kriminale.
•Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 44 raste.
•Është evidentuar dhe goditur 1 rast i veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme dhe është proceduar penalisht autori i dyshuar.
Policia Rrugore/ Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 277 leje drejtimi, nga të cilat: 211 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt", thuhet në njoftimin e Policisë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Policia e Shtetit, në një javë!
Angazhim dhe përkushtim nga të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive.
Falë punës intensive hetimore dhe policore është zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore, dinamika e 4 ngjarjeve kriminale, si dhe janë vënë në pranga autorët e dyshuar të tyre.
Punë profesionale dhe intensive në çdo pikë të kalimit kufitar, për menaxhimin e fluksit të shtuar në hyrje/dalje, gjatë sezonit turistik dhe për goditjen e paligjshmërive. Sekuestrohen rreth 225 000 euro, në Muriqan dhe Kakavije, procedohen në gjendje të lirë 2 shtetas.
•Gjatë kësaj jave janë zhvilluar në total 21 operacione policore. Po gjatë kësaj jave, janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 518 shtetas, nga këta: 132 janë arrestuar, 354 janë proceduar penalisht dhe 32 janë shpallur në kërkim.
Operacione të finalizuara në të gjithë vendin, për goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike, "Processed drugs" dhe “Rrethrrotullimi” në Lezhë; “Doses” në Gjirokastër dhe “Libofsha” në Fier – 6 shtetas në pranga, 11 kg kanabis çokollatë dhe qindra doza kanabisi të sekuestruara.
Angazhim dhe sakrificë në të gjitha zonat e pyllëzuara të vendit, për të goditur kultivimin e bimëve narkotike, 3 operacione të finalizuara, “Kapedanaj” në Durrës, “Muzgu” në Shkodër dhe “Gjokaj” në Gjirokastër – 3 shtetas në pranga, qindra bimë kanabisi të asgjësuara.
Këtë javë, 7 shtetas të vënë në pranga pasi u kapën duke transportuar 44 emigrantë, kundrejt pagesës, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, në kuadër të operacioneve “Rruga e gabuar” në Mirditë, “Destinacioni” në Lezhë, “Perimetri 190” në Korçë dhe “Road Guard 35” në Gjirokastër.
Finalizohen nga strukturat e DVP Tiranë, 3 operacione policore për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, të koduara "Kasaforta", “Fshehtësia” dhe “ëindoës - në pranga 3 shtetas, përsëritës të kësaj veprimtarie kriminale.
3 operacione me fokus goditjen e organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, “Fati i lojërave" (2 raste) në Tiranë dhe “Basti i fundit” në Korçë – 6 shtetas në pranga.
Plan i detajuar operacional, në kuadër të “Illegality”, të finalizuar në Shkodër, për evidentimin dhe ndëshkimin e informalitetit – Goditen 4 raste të aktiviteteve ekonomike të paregjistruara, arrestohet pronari i një pularie, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas.
Shërbimet e DVKM Vlorë, gjatë operacioneve për kontrollin e mjeteve lundruese dhe argëtuese kanë bllokuar 6 mjete lundruese, nga këto, 5 në Sarandë dhe 1 në Dhërmi. Drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
Gjithashtu, shërbimet e DVMK Durrës, gjatë kontrolleve përgjatë vijës bregdetare, kanë bllokuar në Shëngjin, 3 mjete të tjera lundruese, drejtuesit e tyre u ndëshkuan me masa administrative pasi nuk respektuan zonën e përcaktuar për mjetet lundruese ose për mangësi në dokumentacion.
•Janë kapur në total 28 persona në kërkim, 26 prej tyre në kërkim kombëtar dhe 2 të tjerë në kërkim ndërkombëtar.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje, janë evidentuar dhe goditur 9 raste dhe janë sekuestruar 3 armë zjarri, 3 krehëra armësh, kapsolla detonatore, 4 thika, 4 shufra hekuri dhe 1 dorezë metalike.
•Gjithashtu, janë sekuestruar 11 kilogram kanabis i përpunuar si çokollatë, rreth 1,7 kg kanabis, sasi lënde narkotike kokainë, bimë, fara dhe doza kanabisi, 5 automjete, 5 aparate celulare, si dhe shuma të konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtari kriminale.
•Janë goditur 6 raste të kundërshtimit të punonjësve të Policisë, si dhe janë ndjekur ligjërisht 54 raste të dhunës në familje.
•Janë evidentuar dhe goditur 20 raste të krimeve mjedisore dhe 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
•Në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur 37 raste, ndërsa në fushën e krimit ekonomik janë evidentuar dhe goditur 44 raste.
•Është evidentuar dhe goditur 1 rast i veprimtarisë kriminale të zjarrvënies së qëllimshme dhe është proceduar penalisht autori i dyshuar.
Policia Rrugore/ Vijon monitorimi i qarkullimit rrugor në të gjitha akset e vendit duke përdorur mjetet inteligjente bashkëkohore, për parandalimin e aksidenteve dhe për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 277 leje drejtimi, nga të cilat: 211 për qarkullim me shpejtësi mbi normat e lejuara, 29 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur dhe 37 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 27 drejtues mjetesh, nga këta: 17 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 10 për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
•Janë goditur nga Policia Rrugore e Tiranës, 4 raste të tentativës për të korruptuar punonjësit e Policisë Rrugore dhe 1 rast për drejtim të mjetit nën efektin e lëndëve narkotike.
•Janë vendosur 10 228 masa administrative, për shkeljet që janë rrezik për përfshirje në ngjarje rrugore.
Policia Kufitare/Angazhim maksimal për përballimin e fluksit në hyrje/dalje, në të gjitha pikat e kalimit kufitar për krijimin e lehtësirave ligjore, për turistët, vizitorët, pushuesit dhe për të gjithë ata që vijnë apo dalin nga Shqipëria, për qëllime të ndryshme.
Njëkohësisht, vijon operacioni masiv nga shërbimet e Policisë Kufitare, për bllokimin e mjeteve lundruese dhe argëtuese në të gjithë vijën bregdetare, nga Ksamili në Velipojë, me qëllim verifikimin për dokumentacionin përkatës.
Janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 50 000 lekë të rinj, 11 drejtues të mjeteve të ndryshme lundruese, për shkelje të rregullave të daljes në det ose të perimetrit të sigurisë në plazhe.
Gjatë javës janë bllokuar 9 mjete lundruese: “Jet ski”, skafe të vogla dhe gomone, për mungesë të dokumentacionit. Drejtuesit e këtyre mjeteve lundruese janë ndëshkuar me masa administrative nga 10 000 deri në 200 000 mijë lekë të rinj.
•Gjatë kësaj jave janë kapur 7 shtetas në kërkim, nga të cilët 5 në kërkim kombëtar dhe 2 në kërkim ndërkombëtar.
•Gjatë kësaj jave, shërbimet e Policisë Kufitare u kanë dhënë ndihmë në 7 raste, turistëve që gjendeshin në vështirësi të ndryshme.
•Janë goditur 11 raste të tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit dhe të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, si dhe 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
•Janë proceduar penalisht 8 shtetas për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”, 2 shtetas për veprën penale “Trafikimi i mjeteve motorike” dhe 1 tjetër për veprën penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë”.
Policia e Shtetit do të intensifikojë masat dhe kontrollet, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale, kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri apo me lëndë narkotike.
Vëmendje e veçantë do t’i kushtohet deri në përfundim të sezonit, rritjes së sigurisë në plazhe dhe në zonat turistike, duke ushtruar kontrolle intensive përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat e tjera turistike.
Policia e Shtetit është e vendosur për të luftuar krimin e organizuar dhe krimin në përgjithësi, duke bashkëpunuar ngushtësisht me aleatin tonë kryesor, qytetarin, me partnerët dhe agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit.
Ftojmë qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në numrin pa pagesë 112, çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.
#NëNjëJavë
#Tëvendosurkundërkrimit
#PoliciaeShtetitnëçdoskajtëvendit
#PoliciaeShtetitpranëjush
Policia KRUJË- Altin Keqi është biznesmeni të cilit persona të paidentifikuar i kanë hedhur lëndë plasëse n&eu...
Foto ilustruese KRUJË- Lëndë plasëse është hedhur nga disa persona mbi çatinë e një banese në lagjen 'B...
Mariglen Muhametaj FIER- 'Ça u bë u bë'- është shprehur para togave të zeza, autori i vrasjes së Qemal Muhametajt. K&e...
Gjykata FIER- Gjykata e Fierit ka dhënë masën “arrest në burg” për 37-vjeçarin Mariglen Muhametaj, i cili vrau ...
MALLAKASTËR- Mariglen Muhametaj, 37-vjeçari që vrau babain e tij në fshatin Greshicë të Mallakastrës, ka mbërri...
Dosja.al TIRANË- Dosja.al ju sjell titujt kryesorë të portaleve për ditën e sotme. Dosja.al ka në faqe të parë zbul...
Akullore TIRANË- Gjatë sezonit veror, Autoritetit Kombëtar i Ushqimit në terren shton numrin e inspektimeve. Deri më tani, jan&eum...
Moti TIRANË- Sot Shqipëria do të jetë në ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke bërë që kth...
Ledjo Brakaj MALTË- Një kapele me ngjyrë të zezë, e gjetur në shtëpinë ku shqiptari dogji për së gjalli 7...
Gazetarja Ola Xama TIRANË- Gazetarja Ola Xama shprehet se në stinën e vjeshtës pritet të ketë reshje shiu që do të ...