LIVE UPDATES
Aktualitet

Policia e Beratit sqaron sherrin mes nuses e vjehrrës: Dhunuesja është proceduar penalisht

Ndaj, Elena Çinari ka nisur procedimi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të Marjana Çinari.

11 Tetor 2022, 13:51 Nga F.M
Policia e Beratit sqaron sherrin mes nuses e vjehrrës: Dhunuesja
Gruaja e dhunuar

BERAT- Policia ka dalë me një zyrtar për dhunimin e Marjana Çinarit, nga nusja e saj Elena Çinarit. Forcat blu sqarojnë se e moshuara ka kërkuar nga policia që të largojnë nga banesa e saj, nusen e djalit, me pretendimin se e dhunon. Efektivët i kanë bërë të ditur se nuk mund ta kryejnë këtë veprim, pa një vendim gjykate e se duhet që të depozitonte një kallëzim penal. E moshuara nuk ka pranuar të kryejë një kallëzim dhe është larguar nga ambientet e policisë.

Më pas, në datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, policia mori njoftimin se Marjana Çinari dhe Elena Çinari janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Policia gjeti në banesë Marjana Çinari e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja Elena Çinari (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve. Marjana, pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen Marjana Çinari për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Ndaj, Elena Çinari ka nisur procedimi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të Marjana Çinari.

NJOFTIMI I POLICISË:

Në lidhje me deklaratën në media nga shtetasja Marjana Çinari., përmes së cilës ajo ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja Elena Çinari (bashkëshortja e djalit të saj), ju bëjmë me dije se:

Më datë 06.10.2022, rreth orës 08:30, është paraqitur në Stacionin e Policisë Dimal, shtetasja Marjana Çinari, e cila ka kërkuar nga punonjësit e Policisë që të largojnë nga banesa e përbashkët, bashkëshorten e djalit të saj. Në përmbushje të detyrave funksionale, efektivët e Stacionit të Policisë Dimal i kanë shpjeguar shtetases Marjana Çinari, se për përmbushjen e kësaj kërkese nuk mund të procedohej pa vendim gjykate. Gjithashtu, efektivët i kanë shpjeguar shtetases Marjana Çinari se për pretendimet që kishte, mund të depozitonte një kallëzim penal. Shtetasja Marjana Çinari nuk ka pranuar të depozitojë kallëzim dhe është larguar nga ambientet e Komisariatit.

Në vijim, po më datë 06.10.2022, rreth orës 13:45, kemi marrë njoftim se shtetaset Marjana Çinari dhe Elena Çinari janë konfliktuar me njëra-tjetrën. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal janë nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe kanë gjetur në banesë shtetasen Marjana Çinari e cila ka pretenduar se është dhunuar fizikisht nga shtetasja Elena Çinari (bashkëshortja e djalit të saj) që nuk ndodhej në banesë në momentin e mbërritjes së shërbimeve.

Shtetasja Marjana Çinari, pas pretendimit se nuk ndihej mirë, është transportuar për në Spitalin Rajonal Berat, ku mjekët kanë deklaruar se kjo shtetase nuk ka shenja të dukshme dhune dhe për ekspertizë mjekësore më të specializuar, e kanë transportuar shtetasen Marjana Çinari për në Spitalin e Traumës Tiranë.

Në kuadër të veprimeve policore për këtë rast, specialistët e Hetimit të Krimeve të Stacionit të Policisë Dimal kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Dimal, shtetasen Elena Çinari, ndaj së cilës ka nisur procedimi për veprën penale “Dhuna në familje”, si dhe është plotësuar nga SPZ-ja, Urdhri i Mbrojtjes së Menjëhershme, në favor të shtetases Marjana Çinari.

Më datë 07.10.2022, shërbimet e Policisë kanë administruar deklaratën e shtetases Elena Çinari , e cila ka pretenduar se për shkak të konfliktit me shtetasen Marjana Çinari (nëna e bashkëshortit të saj), është dhunuar psikologjikisht dhe është kanosur nga bashkëshorti i saj, shtetasi Elena Çinari. Për këto pretendime, shtetasja Elena Çinari nuk ka dashur të depozitojë një kallëzim penal. Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal, në përmbushje të plotë të detyrave funksionale, kanë mbajtur kontakte të vazhdueshme me pjesëtarët e kësaj familjeje, me qëllim parandalimin e agravimit të konfliktit. Duke qenë se shtetasja Elena Çinari ka pretenduar sërish se është shqetësuar nga familjarë të shtetases Marjana Çinari, shtetasja Elena Çinari është akomoduar në Qendrën Sociale Poshnje, së bashku me dy fëmijët e saj të mitur.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Berat janë të angazhuara maksimalisht për t’u shërbyer qytetarëve dhe për të zbatuar me korrektësi ligjin.

marjana cinari elena cinari

Sondazh

Poll

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Aksidenti tragjik te rrethrrotullimi i TEG-ut, ja momenti kur betonierja humbi kontrollin dhe ra

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, qytetarët marshojnë në rrugët e kryeqytetit: Ju erdhi fundi!

“67 vajzat e djemtë që sot morën diplomën”/ Rama: Transformimi nuk ndalet

Diplomimi i 67 oficerëve të rinj/ Rama: Deri në 2030 paga si të NATO-s

Aktivistja: Çështja e pronave të Rrjollit në Gjykatën e Lartë, nuk do t’i gëzoni!

Qytetari: Rama u rikthye përsëri atje në vendin e krimit, në Theth

Qytetari: Unë kam ardhur këtu sepse më ka sjellë halli

I riu: Ju merrni avionin dhe kuroheni jashtë, shqiptarët i keni lënë për bukën e gojës

Aksident i rëndë te rrethrrotullimi i TEG-ut, momenti kur betonieria bie nga lartësia

Dita e 53-të e protestës/ Qytetarja: Paguajmë 4.2 mln për Kanye West, spitalet janë pa ilaçe

Qytetari: I bëj thirrje të gjithë sistemit arsimor, të bashkohen në protestë

Dita e 53-të e protestës/Qytetarët nisin marshimin drejt godinës së Kryeministrisë

YouTuberi MrBeast dhe Thea Booysen i thonë ‘Po’ njëri-tjetrit, çifti kurorëzon dashurinë në martesë

Stuhia në Sarandë/ Era e fortë shkatërron çatinë e një pallati 12-katësh

"Më mirë sot sesa 10 vite më parë"/Shakira në qendër të vëmendjes në moshën 49-vjeçare

Aksidenti i rëndë te rrotullimi i TEG-ut, pamje nga vendngjarja

Rrezikuan të mbyteshin në det, Policia Kufitare shpëton pesë anëtarët e një familjeje në Himarë

Protestat para Kuvendit, Lamallari: Të intimidosh deputetët nuk është demokraci

Berisha: Protesta po firmos fundin e sundimtarit më të keq që ka pasur Shqipëria pas Enver Hoxhës

Berisha: Turizmin e ka shkatërruar narkoeuro dhe qëndrimi i Ramës ndaj shqiptarëve të Kosovës

Berisha: Rama po bën gjithçka kundër protestës duke përdorur policinë kriminale

Ministri Gogu: Reforma në Drejtësi po konsolidohet, por sistemi përballet ende me sfida

Bylykbashi:E papranueshme që nuk vjen drejtori i Policisë së Shtetit. Gjiknuri:Nuk ka asnjë detyrim

Debate në komisionin për Reformën Zgjedhore/Vokshi përplaset me Gjiknurin: Mos më thuaj mua e dashur

A do të realizojë regjisori Christopher Nolan një film horror pas suksesit global të “Odyssey” ?

Aksident në aksin Rrogozhinë-Lushnjë/Furgoni përplas mjetin bujqësor, 50-vjeçari përfundon te Trauma

Stuhia bën kërdinë, xhama të thyer e pemë të rrëzuara, tre persona përfundojnë në spital

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para