11 Tetor 2022, 12:13
Nga d.a.
FA
TIRANË- Vajzat dhe gratë në Forcat e Armatosura të Shqipërisë i janë bashkuar fushatës sensibilizuese për luftën kundër kancerit të gjirit. Në një videomesazh për të gjitha gratë, publikuar nga Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, Zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA, gjeneralmajor Manushaqe Shehu si dhe vajza e gra në uniformë u bëjnë thirrje të gjitha grave shqiptare të kryejnë kontrollet shëndetësore për të shmangur një rrezik që mund t’ju kanoset nesër.
Në mesazhin që Ministri Peleshi ka shpërndarë shprehet: “Tetori, muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit edhe në Forcat e Armatosura. Pa gruan s'ka të ardhme! Ekzaminimi i hershëm shpëton jetë!”
Duke vënë theksin te parandalimi i kësaj sëmundjeje, vajzat dhe gratë në uniformë ftojnë në këtë videomesazh çdo grua që të kryejë mamografinë, jo vetëm gjatë muajit tetor, në qendrat shëndetësore, por edhe në pikat e mamografive të lëvizshme, që janë vendosur në qytete të ndryshme të vendit.
manushaqe shehu niko peleshi tetori muaji roze
Aktualitet
11 Tetor 2022, 12:30
e.k
Droga e sekuestruar
SHKODËR- Rreth 22 kg kanabis janë sekuestruar gjatë një operacioni anti-drogë në Shkodër. Lënda...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 12:24
F.M
Protesta e banrëve
TIRANË- Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë në protestë pasi preken nga proj...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:38
e.k
Luçiano Boçi
ELBASAN- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën e ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:40
d.a
foto ilustruese
ITALI- Një përleshje mes një grupi shqiptarësh dhe italianësh ka ndodhur para një klubi nate në...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:23
d.a.
Policia italiane
ITALI- I indinjuar me ish-punëdhënësin e tij, një 31-vjeçar shqiptar ka shkuar në vendin e punës...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:37
F.M
Kristjan Cenaj, Mariglen Gjonaj dhe Policia e Lezhës
LEZHË- Autor i vrasjes së Mariglen Gjonajt rezulton të jetë Kristjan Cenaj. N...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:33
e.k
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Murrash.
Mës...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:27
F.M
Ish-Trajneri i Elbasanit në protestë
Ish-Trajneri i Elbasanit: Kam 7 vjet pa punë, pa asnjë ndihmë ekonomike. Nuk marr asnjë ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:24
F.M
Protesta në Elbasan
ELBASAN- Qytetarët kanë dalë në protestë në Elbasan, pas thirrjes së Partisë Demokratike. ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:20
f.g
Sander Kovaci
TIRANE- Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi deklaroi se vendimi për të mos marrë pjesë në mës...