11 Tetor 2022, 11:38
Nga e.k
Luçiano Boçi
ELBASAN- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi i pranishëm në protestën e mbajtur në Elbasan kundër rritjes së çmimit të naftës bëri të ditur se ky është vetëm fillimi i aksionit opozitar që do të shtrihet në gjithë vendin.
Gjatë një prononcimi për mediat, Boçi u shpreh se bordi i emëruar nga qeveria është në kundërshtim me ligjin dhe se ajo që po ndodh me rritjën e çmimeve është një abuzim dhe vjedhje nga ana e qeverisë. Numri 2 i Partisë Demokratike u bëri thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestë ndërkohë që u shpreh se Policia ishte munduar ta bllokonte protestën duke bllokuar rrugën kryesore.
Luçiano Boçi: Arsyet janë të ditura, nuk është vetëm rritja e naftës, është rritur pasiguria e shpopullimi.Të parët sot janë qytetarët e Elbasanit, janë të revoltuar ndaj padrejtësisë. Nuk është vetëm abuzim, por është vjedhje e hapur rritja e çmimit të naftës. Shihet qartë që qeveria ka nevojë për para abuzive, ua rrëmben qytetarëve përmes këtyre formave siç është rritja e karburanteve që depoziton miliona euro në arkën e shtetit nëpërmjet TVSH-së. Nuk ka ndihma për pensionistët e studentët dhe ka çmimet më të larta të karburanteve. Jo vetëm në raport me pagën, por çmimi është më i larti në rajon. Kur shikon që çmimet në bursë bien ,dhe në vend ngrihen rritet revolta. Ka një fushatë zgjedhore përpara dhe i duhen miliona euro për të blerë vota dhe për të organizuar fushatat. I bëj thirrje qytetarëve të na bashkohen pasi nuk ka më kohë për të humbur, kjo revoltë është e domosdoshme. Jemi të gatshëm si PD të jemi pranë qytetarëve, t’i mbrojmë ndaj abuzimeve jo vetëm ekonomike por edhe policore. Sot ishim dëshmitarë të bllokimit të aksit kryesor nga policia që të duket sikur protesta të mos kishte funksionuar.
luciano boci protesta e opozites se bashkuar
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:40
d.a
foto ilustruese
ITALI- Një përleshje mes një grupi shqiptarësh dhe italianësh ka ndodhur para një klubi nate në...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:23
d.a.
Policia italiane
ITALI- I indinjuar me ish-punëdhënësin e tij, një 31-vjeçar shqiptar ka shkuar në vendin e punës...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:37
F.M
Kristjan Cenaj, Mariglen Gjonaj dhe Policia e Lezhës
LEZHË- Autor i vrasjes së Mariglen Gjonajt rezulton të jetë Kristjan Cenaj. N...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:33
e.k
Pamje nga aksidenti
LIBRAZHD- Një aksident i rëndë është shënuar ditën e sotme në aksin Librazhd-Murrash.
Mës...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:27
F.M
Ish-Trajneri i Elbasanit në protestë
Ish-Trajneri i Elbasanit: Kam 7 vjet pa punë, pa asnjë ndihmë ekonomike. Nuk marr asnjë ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:24
F.M
Protesta në Elbasan
ELBASAN- Qytetarët kanë dalë në protestë në Elbasan, pas thirrjes së Partisë Demokratike. ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:20
f.g
Sander Kovaci
TIRANE- Kryetari i Sindikatës, Sandër Kovaçi deklaroi se vendimi për të mos marrë pjesë në mës...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:22
F.M
Gruaja në protestë
ELBASAN- Një grua ka kërkuar largimin e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. E pranishme në sheshin kryeso...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:19
e.k
Pedagogu në protestë
TIRANË- Pedagogu Lush Susaj iu bëri thirrje të gjithë studentëve që të marrin pjesë ...
Aktualitet
11 Tetor 2022, 11:01
e.k
Sandër Kovaçi
TIRANË- Sindikata e Pedagogëve ka dalë sot në një deklaratë në lidhje me negociatat me qeverin...