LIVE UPDATES
Aktualitet

Donin të ‘bindin’ Luftar Reçin për të tërhequr dëshminë kundër Shullazit, SPAK çon për gjykim Goskovën e 'Reqin'

Në njoftimin e publikuar nga SPAK, bëhet me dije se Ervis Kosova, një njeri i besuar i Shullazit ka shtyrë Goskovën që të hyjë në ‘negociata’ me familjarët e Reçit në mënyrë që të tërhiqte dëshminë ndaj të burgosurit që në muajin gusht doli nga regjimi ‘41 biss’.

11 Tetor 2022, 13:00 Nga F.M
Donin të ‘bindin’ Luftar Reçin për të
Luftar Reçi

TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka përfunduar hetime për Gentian Goskovën dhe Ervis Kosovën (Reqi), të cilët akuzohen se kanë tentuar të manipulonin të penduarin e drejtësisë Luftar Reçi, në mënyrë që ky i fundit të tërhiqte dëshminë që zbardhi vrasjen e Klodjan Saliut dhe Vajdin Lamajt e çoi në pranga Emiljano Shullazin, ish-kreun e bandës së Rrugës së Kavajës.

Në njoftimin e publikuar nga SPAK, bëhet me dije se Ervis Kosova, një njeri i besuar i Shullazit ka shtyrë Goskovën që të hyjë në ‘negociata’ me familjarët e Reçit në mënyrë që të tërhiqte dëshminë ndaj të burgosurit që në muajin gusht doli nga regjimi ‘41 biss’. Sipas dosjes hetimore, “Reqi” dhe Kosova, mbanin kontakte me një punonjës të burgut të Drenovës në Korçë, aty ku mbahet bashkëpunëtori i SPAK. Të dy akuzohen për veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.

Njoftimi:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, ka përfunduar hetimet paraprake për procedimin penal nr.252/4 të vitit 2022. Në përfundim të hetimeve paraprake, janë marrë të pandehur dhe dërguar për gjykim të pandehurit: Gentian Goskova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.
Ervis Kosova, i akuzuar se ka kryer veprën penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 312 dhe 25 i Kodit Penal.
Hetimi i deritanishëm ka provuar se të pandehurit Gentian Goskova i njohur me pseudonimin (Reqi) dhe i pandehuri Ervis Kosova, në bashkëpunim mes tyre dhe me persona të tjerë, kanë konsumuar elementët e veprave penale të “Korrupsioni aktiv i dëshmitarit, i ekspertit ose përkthyesit”, në formën e propozimit dhe premtimit të përfitimit të parregullt të dëshmitarit, për të siguruar nga ky i fundit deklarime të rreme (deklarime të marra në funksion të procedimit penal nr.252/2020), duke konsumuar në këtë mënyrë veprat penale të parashikuara nga nenet 312-25 i Kodit Penal.

I penduari Luftar Reçi zbardhi vrasjet e bujshme të vitit 2015, vit kur u ekzekutuan Klodian Saliu e Vajdim Lamaj. Për dy vrasjet e bujshme janë marrë të pandehur: Viktor Bajraktari (Imeraj), Emiljano Shullazi, Indrit Taulla, Lulzim Berisha, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusi dhe Luftar Reçi. Berisha e Dervishaj janë ende në kërkim.  Klodian Saliu u vra mbrëmjen e 26 shkurtit teksa po udhëtonte në një automjet tip “Mercedes” në aksin Durrës-Maminas dhe u qëllua një automjet në lëvizje me breshëri automatike. 24 orë me vonë, biznesmeni Vajdin Lamaj u vra nga një shpërthimi telekomanduar i një sasie tritoli të vendosur në ashensorin e pallatit të tij pranë stadiumit kombëtar, të quajtur asokohe “Qemal Stafa”. Përveç tij, i vrarë mbeti edhe Artan Arsi.

luftar reci gentian goskova ervis kosova

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet