2 Korrik 2022, 16:56
Nga k.m.
Foto ilustruese
KORÇË- Policia e Korçës ka sekuestruar 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin. “Blutë” njoftojnë se është arrestuar në flagrancë K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim 31-vjeçari D. M.
37-vjeçari në bashkëpunim me 31-vjeçarin me iniciale D. M., nga Bilishti, i shpallur në kërkim, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e 37-vjeçarit me mjetin tip "Benz", në pronësi të tij.
Njoftimi i plotë:
Goditet një tjetër rast i kontrabandës me mallra. Kontrabandonin bagëti të trasha nga Greqia në drejtim të Shqipërisë, nëpërmjet kufirit të gjelbër, me qëllim shitjen e tyre, vihet në pranga 1 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër. Sekuestrohen 10 krerë gjedhë të pamatrikulluar dhe mjeti me të cilin transportoheshin.
Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik-Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të paligjshëm të kontrabandës me mallra, pas hetimeve disamujore dhe informacioneve të grumbulluara, kanë goditur një tjetër rast. Si rezultat u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit K. G., 37 vjeç dhe u shpall në kërkim shtetasi D. M., 31 vjeç, banues në Bilisht, Devoll.
Nga veprimet hetimore të kryera rezulton se këta shtetas, në bashkëpunim me persona të tjerë në shtetin grek, pasi siguronin gjedhët në Greqi, i kalonin në drejtim të Shqipërisë nëpërmjet kufirit të gjelbër dhe i transportonin në fshatin Vishocicë, Devoll, tek stalla e shtetasit K. G., me mjetin tip “Benz”, në pronësi të tij.
Gjatë kontrollit të ushtruar në stallën e shtetasit K. G., u gjetën 10 krerë gjedhë, të pamatrikulluar, të dyshuar të kontrabanduar, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me mjetin që shërbente për transportimin e tyre. Nga ana e Policisë po punohet për kapjen e shtetasit D. M., si edhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari të kundërligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” kryer në bashkëpunim dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”.
korce
Aktualitet
2 Korrik 2022, 16:28
k.m.
Pamje nga Fieri
FIER- Pamje të tmerrshme janë regjistruar në Fier. Një person është filmuar duke tërhequr zvarrë me...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 16:01
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Shtohet numri i të infektuarve nga pandemia e koronavirusit, por fatmirësisht nuk ka të vdekur. Gjatë 24 o...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 15:39
k.m.
Nuri Belba
ELBASAN- 6 të arrestuarit të cilët akuzohen nga prokuroria për falsifikim të rezultateve zgjedhore të 25 prillit 2...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 15:33
k.m.
Pamje nga Gjykata e Tiranes
TIRANË- Gjykata e Tiranës do të shqyrtojë një letër porosi të përcjellë në Mi...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 14:56
k.m.
Foto ilustruese
BERAT- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune, rreth 12:00 në rrugën nacionale ...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:59
k.m.
Albert Veliu
TIRANË- Më 4 korrik, Gjykata e Apelit nis shqyrtimin për dosjen “Babalja”. Pasi Gjykata e Tiranës dënoi m...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:57
k.m
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektiv&e...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:35
k.m.
Foto ilustruese
Një burrë nga Tirana i ka dhënë një mësim shumë të fortë dhëndërit të tij, i ci...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:14
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një i ri, i identifikuar si Amarildo Alcani ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash pasi u ka...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:51
k.m.
Foto ilustruese
KRUJË- Një 61-vjeçare ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur një makinë!...