2 Korrik 2022, 13:57
Nga k.m
Foto ilustruese
TIRANË- Policia e Shtetit ka bërë me dije se 5 persona kanë përfunduar në prangat e efektivëve. Në pranga ka përfunduar një 49-vjeçar me iniciale U.A., banues në Elbasan, i akuzuar për “Veprime të dhunshme në aktivitet sportive”. Po ashtu, ka pasur edhe të arrestuar për dhunë në familje.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë
Vihen në pranga 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin S. S., 21 vjeç, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit" dhe "Kundërshtimi i punonjësve të Policisë". Ky shtetas ka kundërshtuar kontrollin fizik nga shërbimet e Policisë, gjatë të cilit iu gjet dhe iu sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde narkotike e llojit cannabis sativa. Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 21-vjeçari kishte shkelur masën e sigurisë "Arrest në burg", duke dalë jashtë banesës.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 ekzekutuan vendimin penal për shtetasin U. A., 49 vjeç, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 6 muaj burgim, për veprën penale ''Veprime të dhunshme në aktivitet sportive''. Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin D. A., 50 vjeç, banues në Sauk, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 39 vjeç, banues në Kamzë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 arrestuan në flagrancë shtetasin F. S., 59 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
policia e tiranes tirane
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:35
k.m.
Foto ilustruese
Një burrë nga Tirana i ka dhënë një mësim shumë të fortë dhëndërit të tij, i ci...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 13:14
k.m.
Foto ilustruese
FIER- Një i ri, i identifikuar si Amarildo Alcani ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme parash pasi u ka...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:51
k.m.
Foto ilustruese
KRUJË- Një 61-vjeçare ka humbur jetën mesditën e sotme pasi është përplasur një makinë!...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:39
k.m.
Pamje nga dëmet
KORÇË- Luhatjet e motit kanë bërë që Korça të mbushet nga breshëri. I nxehti po 'p&eu...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:27
k.m.
Pamje nga trafiku
VLORË- Fundjava e parë e korrikut ka nisur me fluks në jug të vendit. Mesa duket pushimet e verës kanë nisu...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:17
k.m.
Foto ilustruese
LEZHË- Zbulohen detaje të reja nga shpërthimi i tritolit në Lezhë, e cila u vendos gjatë natës në s...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:00
e.k
Foto Ilustruese
FIER- Një 39-vjeçar nga Grabiani i Fierit është vënë nën hetim nga policia pasi ka shkaktuar djegien e...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:01
k.m.
Foto ilustruese
Në Gjykatën e Sarandës, gjyqtari Fatmir Ndreu, nuk pranoi pak ditë më parë kërkesën e 41 vjeç...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 12:00
k.m.
Foto ilustruese
ELBASAN- Oltion Bajrami është arrestuar ditën e sotme nga Policia. 37-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi...
Aktualitet
2 Korrik 2022, 11:41
e.k
Momenti i shoqërimit në Komisariat
KËLCYRË- Një 35-vjeçar me origjinë nga Kosova ka rënë në prangat e p...