23 Gusht 2022, 17:28
Nga F.M

SHKODËR- Drejtori i AKU-së në Shkodër, Gjergj Sokoli ka dalë në një deklaratë për mediat nga zyra e tij, ndërkohë që policia e kishte shpallur në kërkim. Ai dëgjohet të thotë se nuk e ka shkelur asnjëherë ligjin, qoftë si drejtor apo qytetar. Përsa i përket akuzave që rëndojnë mbi të, Sokoli tha se është paraqitur vetë në polici dhe ka dhënë çdo deklarim për shpërdorimin e detyrës duke favorizuar një pulari që nuk kishte NIPT. Ai thotë se nuk është në juridiksionin e AKU-së të kontrollojë këtë gjë.
“Në orët e drekës të ditës së sotme u informova se unë Gjergj Sokoli jam në kërkim nga policia e Shkodrës. Aktualisht ndodhem në krye të detyrës në zyrën time. Doja të sqaroja të gjithë qytetarët se unë jam paraqitur vetë në polici dhe kam dhënë të gjitha deklarimet e nevojshme. Jo si drejtor i AKU-së, porn ë çdo pozicion që kam qenë, nuk kam shkelur asnjëherë ligjin. Ne e kemi monitoruar subjektin në fjalë gjatë periudhës së gripit të shpendëve dhe rezultoi se nuk kishte asnjë të tillë. Pjsa tjetër, e regjistrimit apo e NIPT-it nuk është në juridiksionin e AKU-së,”- thotë Sokoli.
Gjekë Sokoli dhe Inspektori i Mjedisit akuzohen për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ata dyshohet se kishin favorizuar një biznes pularie të vijonte punën e palicencuar duke prodhuar dhe shitur vezë me emërtime të markave të tjera dhe të pakontrolluara. Në lidhje me ngjarjen u vu në pranga nga policia e Shkodrës 55-vjeçari Viktor Gjini, pronari i pularisë së paregjistruar në organet tatimore. Në kërkim vijon të mbetet Inspektori i Mjedisit po në Shkodër.
gjergj sokoli
Aktualitet
23 Gusht 2022, 16:45
e.k
Foto ilustruese
TIRANË- Bordi i Transparencës në mbledhjen e fundit të tij ka vendosur të rrisë sërish çmimin e n...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 16:24
e.k
Niko Peleshi
TIRANË- Kontigjenti i 2-të me 30 efektivë nga Forca Tokësore, efektivë të Batalionit Komando, nga Regjiment...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 16:13
F.M
Foto Ilustruese
SHKODËR- Drejtori i Agjencisë së Ushqimit në Shkodër Gjekë Sokoli i shpallur në kërkim për shp...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:49
e.k
Pamje nga zjarri
VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë kodrat e Parkut Kombëtar të Llogarasë mbi fshatin Palas&...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:46
F.M
Tërmet
TIRANË- Një lëkundje me magnitudë 3.8 gradë të shkallës rihte ka tronditur vendin pak minuta më par&eu...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:44
F.M
Foto Ilustruese
KAVAJË- Një 30-vjeçar ka humbur jetën pasi është mbytur duke u larë në plazhin e Spillesë. 3...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:34
F.M
Svetlana Timofeeva
TIRANË- Teksa në gjykatën e Elbasanit pritet që të mërkurën ose të enjten të mbahen m...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:32
e.k
Prokuroria Elbasan
ELBASAN- Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar arrest me burg për tre turistët rusë të arrestuar pasditën e 20...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:26
F.M
Policia (foto ilustruese)
BILISHT- 27-vjeçarja Dezi Arapi është vënë në pranga, ndërsa e motra, Xhesika Arapi, 23 vje&...
Aktualitet
23 Gusht 2022, 15:16
F.M
Pamje nga aksioni i policisë
TIRANË- Policia Rrugore e Tiranës ka zhvilluar një aksion në Tiranë. Mësohet se 25 drejtue...