8 Tetor 2022, 22:36
Nga k.m.
Pamje nga aksioni i sotëm
TIRANË- Policia e Tiranës ka dhënë detaje lidhur me ndalimin e Endrit Dokles, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit. Sipas një njoftimi të Policisë së Shtetit, gjatë një aksioni është kapur në kërkim Fatjon Murati 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy të tjerë, Endrit Doklen, 39 vjeç, dhe Gentjan Reçin, 39 vjeç.
Fatjon Murati është arrestuar pasi ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me Kristjan Gjini, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Ruger”, të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit Endrit Dokle dhe Gentjan Reçi, të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore. Deri më tani janë vetëm të ndaluar dhe po merren në pyetje, por nuk dihet nëse do të merren masa të tjera ndaj tyre.
NJOFTIMI I PLOTË
Tiranë
Në kuadër të kontrolleve "blic" për kapjen e personave në kërkim, bazuar dhe në infomacionet e marra në rrugë operative për një shtetas në kërkim që qarkullonte me automjet, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Forcës së Posaçme "Shqiponja", të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, është organizuar puna dhe është kapur shtetasi në kërkim F. M., 32 vjeç, banues në Tiranë, i cili shoqërohej bashkë me dy shtetas të tjerë, E. D., 39 vjeç, dhe G. R., 39 vjeç. Në vijim të veprimeve u bë ndalimi i shtetasit F. M., i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bazë të një procedimi penal të këtij viti, ka rezultuar se është bashkëpunëtor (posedues i armëve) me shtetasin K. Gj., i cili është arrestuar në kuadër të operacionit "Ruger", të zhvilluar me datë 12.07.2022. Ndërsa për shtetasit E. D., dhe G. R., të cilët udhëtonin me 32-vjeçarin, po vijojnë veprimet hetimore.
endrit dokle shoqerohet endrit dokle
Aktualitet
8 Tetor 2022, 22:28
k.m.
Pamje nga masakra e Fushë Krujës
TIRANË- Fatjon Murati, i cili u arrestua mbrëmjen e sotme në një makinë me Endrit ...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 22:18
k.m.
Ambasada Amerikane në Tiranë
TIRANË- Aplikimet për lotarinë amerikane u hapën më 5 tetor për këtë vit dhe...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 21:34
k.m.
Pamje nga zjarri
VLORË- Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e hidrovorit të Vlorës. Flakët janë përh...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 21:35
k.m.
Indrit Dokle
TIRANË- Zbulohet personi me të cilën po lëvizte në makinë mbrëmjen e sotme, Indrit Dokle. Burime për D...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 21:03
k.m.
Endrit Dokle
TIRANË- Shoqërohet në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, Endrit Dokle. Ka pasur dyshime se ai qarkullonte n&...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:59
k.m.
I riu
TIRANË- Ëndrra e një 20-vjeçari në Shqipëri është të hapë një shtëpi bari. Emisioni &ld...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:53
k.m.
Pamje nga aksioni në Vlorë
VLORË- Dje ishin në Elbasan, sot Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zbarkuar në Vl...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:32
k.m.
Foto ilustruese
Migrantët shqiptarë me qëndrim të parregullt në vendet e Bashkimit Evropian renditen të shtatët në ...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 20:25
k.m.
Foto ilustruese
BRITANI E MADHE- Agjencia "UK Export Finance" dhe Bechtel do t'u prezantojnë furnitorëve të regjistruar në Britani mund...
Aktualitet
8 Tetor 2022, 19:55
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Karabinierët e Compagnia Roma Cassia arrestuan një 37-vjeçar shqiptar, me dosje të pastër, pasi akuz...