Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas një monitorimi nga Vlora në Shëngjin janë sekuestruar 7 mjete lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi u konstatuan në paligjshmëri.
VLORE- Nga ana e policisë vijon monitorimi nga toka dhe nga deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve. Burime zyrtare të policisë njoftojnë se pas një monitorimi nga Vlora në Shëngjin janë sekuestruar 7 mjete lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi u konstatuan në paligjshmëri.
Si rezultat i kontrolleve janë sekuestruar 7 mjete lundruese, më konkretisht: 1 në Dhërmi, 1 në Vlorë, 4 në Shëngjin dhe 1 në Gjirin e Lalzit, Durrës. Drejtuesit e 3 mjeteve lundruese Jet Ski u ndëshkuan secili më masë administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar duke bërë manovra me këto mjete, në zonën e përcaktuar për pushuesit në plazhin e Kunes, në Shëngjin. Për drejtuesin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Vlorë dhe për drejtuesin e mjetit lundrues skaf që u sekuestrua në Dhërmi, u vendosën respektivisht masat administrative 20 000 lekë të rinj, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kryer procedurat e regjistrimit të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar në ligj. Për përdoruesin e mjetit tjetër lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Shëngjin, dhe për pronarin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Gjirin e Lalzit, Durrës, u vendosën respektivisht masat administrarive 10 000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ata nuk kishin në bord dokumentacion e nevojshëm për lundrim.
Njoftimi nga policia
Departamenti për Kufirin dhe Migracionin
Vijon monitorimi i hapësirës detare, për zbatimin e rregullave të lundrimit nga drejtuesit e mjeteve lundruese. Monitorimi nga toka dhe nga deti, për të garantuar sigurinë e pushuesve. Nga Vlora në Shëngjin, sekuestrohen 7 mjete të tjera lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), pasi u konstatuan në paligjshmëri.
✅U konstatuan duke bërë manovra me mjete lundruese Jet Ski, në zonën e përcaktuar për pushuesit, në plazhin e Kunes, në Shëngjin, ndëshkohen me masë administrative 100 000 lekë të rinj secili, 3 shtetas.
✅Ndëshkohën me masë administrative 20 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues mjetesh lundruese që u konstatuan në Dhërmi dhe në Vlorë, për mosregjistrim të mjetit lundrues brenda afateve ligjore në fuqi.
✅Ndëshkohen me masë administrative 10 000 lekë të rinj secili, 2 drejtues të tjerë mjetesh lundruese që u konstatuan në Shëngjin dhe në Durrës, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm në bordin e mjetit lundrues.
-Shërbimet e Policisë Kufitare, gjatë monitorimit të hapësirës detare, në periudhën maj-qershor 2023, kanë sekuestruar 48 mjete të ndryshme lundruese që janë konstatuar në paligjshmëri, si dhe kanë proceduar me masa administrative, drejtuesit e tyre.
Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjithë vendin, në zbatim të planit të masave për kontrollin e vazhdueshëm përgjatë vijës bregdetare, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, kanë vijuar kontrollet për monitorimin e zonave ku lundrojnë mjetet lundruese dhe për verifikimin e dokumentacionit që nevojitet për përdorimin e tyre.
Si rezultat i kontrolleve, janë sekuestruar 7 mjete lundruese (6 Jet Ski dhe 1 skaf), konkretisht: 1 në Dhërmi, 1 në Vlorë, 4 në Shëngjin dhe 1 në gjirin e Lalzit, Durrës.
Drejtuesit e 3 mjeteve lundruese Jet Ski u ndëshkuan secili më masë administrative 100 000 lekë të rinj, pasi janë konstatuar duke bërë manovra me këto mjete, në zonën e përcaktuar për pushuesit, në plazhin e Kunes, në Shëngjin.
Për drejtuesin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Vlorë dhe për drejtuesin e mjetit lundrues skaf që u sekuestrua në Dhërmi, u vendosën respektivisht masat administrative 20 000 lekë të rinj, pasi asnjëri prej tyre nuk kishte kryer procedurat e regjistrimit të mjetit lundrues brenda afatit të përcaktuar në ligj.
Për përdoruesin e mjetit tjetër lundrues Jet Ski që u sekuestrua në Shëngjin dhe për pronarin e mjetit lundrues Jet Ski që u sekuestrua në gjirin e Lalzit, Durrës, u vendosën respektivisht masat administrarive 10 000 lekë të rinj, pasi gjatë kontrollit u konstatua se ata nuk kishin në bord, dokumentacion e nevojshëm për lundrim. Shërbimet e Policisë Kufitare do të vijojnë kontrollet gjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim verifikimin e dokumentacionit të mjeteve lundruese dhe të zbatimit të rregullave të lundrimit, nga përdoruesit e këtyre mjeteve.
Keshilli TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur me rezerva lidhur me procesin e zëvendësimit të ambasador...
Shqipëria renditet në vendin e 17 në botë nga 146 shtete, në Indeksin e hendekut Gjinor të vitit 2023, të publikuar nga For...
I plagosuri GREQI- Një sherr brutal ka ndodhur në mes të rrugës në Agios Nikolaos të Kretës, në Greqi. Dy shqi...
Policia SHKODËR- Kristodhules Molla vihet nw pranga nga Policia. 44-vjeçari u konstatua në fshatin Hot, Malësi e Madhe, duke tra...
Muxhahedinet TIRANË- Zbardhet dosja e SPAK, i cili urdhëroi dje Policinë e Shtetit që të ushtronte kontrolle në kampin e muxh...
pamje nga ngjarja TIRANË- Megaoperacioni është shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë dhe janë angazhuar 300 ...
Pamje nga spitali VLORË- Një përplasje mes uniformave të bardha dhe familjarëve të një të riu që ndërroi ...
Samantha Gjeci ITALI- Samantha Gjeci, 17 vjeç me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak...
Njoftimi i Policisë: DVP Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor...
Dhuna ANGLI- Gazeta britanike The Independent ka bërë një shkrim për dhunën e policisë shqiptare kundrejt muxhahedi...