LIVE UPDATES
Aktualitet

Zëvendësimi i diplomatëve nga Qeveria, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë: Qoka dhe shpërblime politike

Në deklaratë, ata theksojnë se qeveria si propozues po tregohet e ngadalshme me këtë proces që përfshin rreth 50 ambasadorë të Republikës së Shqipërisë

21 Qershor 2023, 15:17 Nga A.B
Zëvendësimi i diplomatëve nga Qeveria, Këshilli i
Keshilli

TIRANË- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë ka shprehur me rezerva lidhur me procesin e zëvendësimit të ambasadorëve tanë jashtë vendit. Përmes një deklarate publike, ata thonë se është shumë shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku ka pasur diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë persona të panjohur në politikën shqiptare.

Në deklaratë, ata theksojnë se qeveria si propozues po tregohet e ngadalshme me këtë proces që përfshin rreth 50 ambasadorë të Republikës së Shqipërisë, (nga 56 titullarë të Përfaqësive Diplomatike që kemi gjithsej), të cilëve u ka mbaruar mandati zyrtar jashtë vendit prej vitesh.

DEKLARATA E PLOTË:

Në vijim të Deklaratës sonë në fund të muajit Dhjetor 2022 mbi këtë çështje, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë vëren me shqetësim se Ministria e Europës dhe Punëve të Jashtme (MEPJ) dhe Qeveria si propozuese po tregohen tejet të ngadalshme në procesin e zëvendësimit të rreth 50 ambasadorëve të Republikës së Shqipërisë (nga 56 titullarë të Përfaqësive Diplomatike që kemi gjithsej), të cilëve u ka mbaruar mandati zyrtar jashtë vendit prej vitesh tashmë.

Me këtë rast, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë rikujton se Ligji mbi shërbimin diplomatik, i ndryshuar nga kjo shumicë parlamentare në vitin 2015, pëcakton qartë se mandati ligjor i qëndrimit në detyrë jashtë vendit për një Ambasador ose Konsull të Përgjithshëm është 3 vjet. Pas kësaj periudhe, ajo/ai emërohet në një vend tjetër ose kthehet në Atdhe.

Ky mandat tre vjeçar është miratuar me qëllim që ambasadorët tanë të kombinojnë qëndrimin jashtë me atë brenda vendit, të jenë në kontakt me realitetet tona, të mos familjarizohen së tepërmi me vendin ku shërbejnë, por edhe për ti dhënë mundësi emërimesh edhe diplomatëve e tjerë të karrierës, cka i shërben krijimit të një trupe profesioniste diplomatësh. Kjo është një praktikë e mirënjohur ndërkombëtare dhe të gjitha vendet e tjera tregohen shumë fanatikë në këtë drejtim, duke mos lejuar të kalojë asnjë muaj jashtë afateve  kohore.

Siç u përmend dhe më lart, nga 56 Ambasadorë dhe Konsuj të Përgjithshëm që ka vendi ynë, 50 prej tyre i kanë tejkaluar afatet ligjore të qëndrimit në një vend të vetëm deri tri herë! Ka dhe disa që kanë mbi 15 vjet rresht që shërbejnë jashtë vendit në disa përfaqësi diplomatike, pa u kthyer në Atdhe. Në këtë drejtim nuk kemi konkurrent ndër vendet anëtare ose jo të OKB-së!

Akoma më shqetësues është dhe fakti se më shumë se 10 ambasadorë të tjerë kanë vite që kanë mbushur moshën e pensionit, ndonëse në shërbimin tonë diplomatik ka shumë diplomatë dhe diplomate me përvojë mbi 20 vjeçare që fare mirë mund t’i zëvendësojnë të lartpërmendurit.

Një pjesë e tyre vazhdojnë të qëndrojnë falë lidhjeve nepotike dhe politike. Nisur nga sa më sipër, Këshilli i Ambasadorëve mirëpriti muajin e kaluar lajmin mbi fillimin e procesit të zëvendësimit të 12 ambasadorëve, të cilët janë në procesin e dekretimit nga Presidenti i Republikës.

Megjithatë, duke parë emrat konkretë, KASH shpreh shqetësimin se 10 nga 12 kandidatët për ambasadorë që u dëgjuan dhe në Komisionin e Jashtëm të Kuvendit vijnë nga jashtë shërbimit diplomatik, nga fusha politike, nga dikastere e fusha të tjera, madje edhe nga jashtë vendit.

Duke përjashtuar ndonjë personalitet të Kuvendit dhe politikan tjetër të spikatur, që mund të konsiderohen të përshtatshëm për këtë mision të rëndësishëm diplomatik, të tjerët u lenë shkas perceptimeve publike se këto emërime janë më tepër qoka dhe shpërblime për shërbime të ndryshme partiake. Kjo ndikon negativisht në imazhin dhe performancën e tyre të ardhshme në vendet ku do të akreditohen.

Ndër të tjera, e konsiderojmë mjaft shqetësuese që në vende si Mbretëria e Bashkuar apo Gjermania, ku kemi patur historikisht diplomatë karriere të një profili të lartë, të shkojnë të panjohur në politikën, diplomacinë, ekonominë dhe shoqërinë tonë.

Në këto kushte, Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë u bën thirje MEPJ-së, qeverisë, Komisionit të Jashtëm të Kuvendit dhe Presidentit të Republikës që të përshpejtojnë procedurat e mëtejshme për emërimin e rreth 40 ambasadorëve të tjerë. Por, kjo të bëhet duke shmangur dukuritë negative të lartpërmendura, ku ambasadorët nga jashtë shërbimit diplomatik të jenë përjashtim dhe të mbizotërojnë ata të karrierës.

Ambasadorë jashtë sistemit që mund të propozohen duhet të jenë personalitete të njohura në fushat e tyre. Theksojmë me këtë rast, se një numër aq të madh ambasadorësh jashtë sistemit nuk ka patur as në periudhën e monizmit dhe as në vitet e para pas vendosjes së pluralizmit politik.

Për më tepër që tashmë kemi një trupë diplomatike të konsoliduar, me diplomatë me përvojë, brenda dhe jashtë vendit, me grada shkencore, shumica vajza dhe gra të zonja, të cilat ia kanë përkushtuar jetën e tyre karrierës diplomatike, të cilët vecse demotivohen nga emërime të tilla.

KASH sugjeron që në emërimet në fjalë, të merren më mirë në konsideratë fushat e kompetencës së tyre, duke i çuar në vende ku ata realizojnë më mirë kërkesat dhe interesat tona gjeopolitike, ekonomike e kulturore.

Së fundi, por jo më pak e rëndësishmja, në këto emërime mund të përfshihen dhe  ambasadorë me karrierë të pasur, të cilët janë hequr padrejtësisht nga detyra ose nga institucionet e larta ku kanë punuar. Kjo praktikë, e cila është ndjekur dhe më parë, pa paragjykime partiake dhe politike, do t’ia shtonte besueshëmrinë dhe efektivitetin shërbimit tonë diplomatik.

keshilli i ambasadoreve shqiptare

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen