LIVE UPDATES
Aktualitet

Porositën vrasjen e Artan Cukut/ Prangosen 2 shqiptarët në Athinë, shtëpinë e kishin 'depo armësh'

Mediat greke shkruajnë se dy të arrestuarit kishin marrë pjesë në vrasjen e një oficeri policie të vendit fqinj në prill 2017, si dhe të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi.

14 Korrik 2022, 12:26 Nga k.m.
Porositën vrasjen e Artan Cukut/ Prangosen 2 shqiptarët në
Bledar Jambelli, Artan Çuku dhe Kristaq Leci

GREQI- Dy shqiptarë janë arrestuar në Greqi, pasi akuzohen se kanë marrë pjesë në përleshje të armatosur mes 8 shqiptarësh, e cila ndodhi në një furrë buke gjatë janarit të kaluar në vendin fqinjë. Në pranga kanë përfunduar Bledar Jambelli dhe Kristaq Leci, të dy të shpallur në kërkim nga autoritetet shqiptare për porositjen e vrasjes së kryekomisarit Artan Cuku në vitin 2017, në pallatin e banesës së tij. Mediat greke shkruajnë se dy të arrestuarit kishin marrë pjesë në vrasjen e një oficeri policie të vendit fqinj në prill 2017, si dhe të tjerë që janë akuzuar për grabitje dhe sulme të përgjakshme në Greqi. Por i vetmi oficer policie i vrarë në Shqipëri në vitin 2017 është Artan Cuku, ndaj edhe dyshohet se të arrestuarit janë 2 porositësit e vrasjes së tij.

Sipas mediave greke, dy të pandehurit u bashkuan me një grup me qëllimin për të takuar dy nga viktimat e tyre në furrën e bukës, të shoqëruar nga tre persona të tjerë, në furrën e bukës në Vula, për të diskutuar mosmarrëveshje që kishin, por kur u ulën për të diskutuar, patën probleme të tjera. Nisi konflikti dhe të pandehurit kanë nxjerrë armë zjarri dhe një thikë dhe kanë plagosur pesë persona. Më pas ata u larguan me një makinë. Pas lanë tre persona në gjendje të rëndë, por fatmirësisht asnjë nuk ndërroi jetë.

Mirëpo hetimet ndaj tyre nuk u ndalën deri prangosjen e sotme. Nga kontrolli në banesën e tyre, 42-vjeçarit shqiptar iu gjetën dhe iu sekuestruan: Pistoletë me fole silenciatori dhe karikator me 14 fishekë në dhomën e saj; 132 fishekë; 3 karikatorë pistolete; 2 thika; sëpatël Pajisja e bllokimit të sinjalit elektronik (bllokues GPS); detektor i pajisjes elektronike - gjurmimi i gabimeve; Jelek antiplumb; dioptri me armë të gjata; 2 wireless portative; tableta; 6 celularë; 3 pako lidhje telefonike; 2 karta memorie; usb; mjeti në pronësi të tij, i cili është përdorur për kryerjen e veprimeve të mësipërme dhe një shumë prej prej 10.750 eurosh.

Ish-kryekomisari Artan Cuku u ekzekutua me armë zjarri në hyrje të liqenit artificial më 8 prill të vitit 2017. Hetimet e prokurorisë dolën në përfundimin se shkak i vrasjes së tij ishte hakmarrja për shkak të detyrës, për kohën që ai ka qenë drejtues i Policisë në Vlorë. Ekzekutori ishte Mikel Shallari, i cili sipas hetimeve ishte paguar nga Bledar Jambelli për kryerjen e atentatit. Sipas Prokurorisë, Jambelli u hakmorr për faktin se Artan Cuku e kishte arrestuar në dhjetor të vitit 2012.

Bledar Jambelli u arrestua në Greqi edhe në dhjetor të vitit 2018 në Greqi por u la i lirë nga autoritetet atje dhe u refuzua ekstradimin në Shqipëri për shkak se sipas Gjykatës së Lartë të Greqisë i rrezikohej jeta në Shqipëri. Kështu që arrestimi i Jambellit nuk do të sillte gjykimin e tij për çështjen e vrasjes së Artan Cukut. 38-vjeçari dyshohet se pagoi 3 mijë euro Mikel Shallarin për të vrarë Artan Cukun, ndërkohë që 22 mijë euro do t’ia jepte pas kryerjes së vrasjes. Por cili ishte "faji" i Cukut? Bledar Jambellit akuzohej për masakrën e “Pusit të Mezinit”. Kjo dosje ishte e mbyllur nga prokuroria, por Artan Cuku gjeti prova dhe vuri në pranga Bledar Jambellin. 38-vjeçari u la i lirë nga gjykatat shqiptare për mungesë provash në vitin 2013. 

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Korrik 2022, 11:59 k.m.

Gjendet e pajetë gruaja në Elbasan

Foto ilustruese ELBASAN- Një e moshuar, e moshës 78-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në lagjen...

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri