LIVE UPDATES
Aktualitet

Prapaskenat në kurriz të një mësueseje! Toska: Duan të më largojnë nga puna padrejtësisht! Ish-drejtori i shkollës largohet! AKPA ’’kyç gojën’’, rojet dhunojnë gazetarin

Dhe sikur të mos mjaftonte e ka larguar dhe një vit nga borderoja e shkollës gjatë kohës që ajo ishte me leje lindjeje. E gjitha kjo me sa duket me një qëllim të mirëmenduar. zënien e vendit të punës. Ndërkohë që për të hapur vend për orët e ish-drejtorit, mësueses i reduktohet plani mësimor.

23 Maj 2025, 22:49 Nga M.B
Prapaskenat në kurriz të një mësueseje! Toska: Duan të
Foto nga emisioni

SHKODRA- Rasti i mbrëmjes së kësaj të premteje në ka çuar në Bushat të Shkodrës, aty ku një mësuese e lëndëve Biologji Kimi rrezikon të mbetet pa punë, pasi ish-drejtori i shkollës tashmë ka kaluar mësues dhe ka marrë nga orët e saj të mësimit, e dalëngadalë duke i zënë vendin e punës me 20 orë të plota.

Dhe sikur të mos mjaftonte e ka larguar dhe një vit nga borderoja e shkollës gjatë kohës që ajo ishte me leje lindjeje. E gjitha kjo me sa duket me një qëllim të mirëmenduar. zënien e vendit të punës. Ndërkohë që për të hapur vend për orët e ish-drejtorit, mësueses i reduktohet plani mësimor.

Këtu është vetëm fillimi, ku nisin dhe shkeljet që sot rrezikojnë që një mësuese me rreth 15 vite eksperiencë të hidhet në rrugë. Drejtori Kapedanja, del në pension, dhe në vendin e tij komandohet Elis Celepia, i cili sapo merr detyrën, e thërret në zyrë mësuesen, duke i komunikuar se në qershor i mbaron kontrata dhe kështu duhet të largohet nga puna.

Për ta sqaruar mirë, kemi përballë njëri tjetrit dy mësues të së njëjtës lëndë biologji - kimi, në një shkollë ku mësojnë rreth 110 nxënës. Aktualisht secili nga mësuesit nuk plotëson normën mësimore. Por përderisa mësuesja ka qenë definitive që në 2011 me 20 orë në jave, pse ndodhi që u ndanë orët duke shtuar zotin Shimaj? Përgjigjia është e thjeshtë, duan ta mbajnë me patjetër në shkollë.

Thënë shkurt, drejtori i atëhershëm, ka vënë në siguresë vendin e punës për një moment të dytë që mund të mos ishte në post drejtues. Duket një skemë e mirëmenduar në kurriz të kolegës, e cila sapo kishte sjellë në jetë vajzën pa e kuptuar aspak atë që po ndodhte në shkollë gjatë mungesës së saj.

Ndërkohë që sot i kërkohet që të futet në një garë që sipas Vjoselës është e pabarabartë, por dhe sipas ekspertëve të arsimit, pasi siç shprehet Nora Malaj, gara është e pabarabartë ndërsa shton se Vjoselës i janë shkelur dy të drejta themelore. Ndërkohë në takimin që patëm me mësues Shkëlqimin, ky i fundit nuk jep asnjë përgjigje, duke ikur me vrap sa në oborr e sa nëpër zyra.

Ndërsas pas takimit me profesor Shkëlqimin që nuk shkoi dhe aq mirë u nisëm drejt Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, të cilët mund të na japin arsyet e këtij lëmshi në dëm të një mësuesje në karrierë. Takimi i parë nuk shkoi mirë, dhe përveç agresivitetit të rojeve të sigurisë, nuk morëm asnjë përgjigje nga zonja Etleva Gjelaj, drejtoreshë e këtij departamenti.

Kështu që e provuam sërish, dhe këtë herë drejtoresha ishte më e gatshme të na përgjigjej, pasi mesa duket ka marrë dhe informacionin e duhur që të kishte disa argumenta më tepër, në lidhje me këtë situatë.... Por dhe këtu nuk morëm një përgjigje ligjore, pasi nga biseda kuptohet qartë që zonja Gjelaj dhe drejtoria që drejton e kishin ndarë mendjen që Shkëlqim Shimaj do të ishte mësuesi definitive, pavarësisht se ka një garë përpara./ Piranjat

shkodra

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj