21 Nëntor 2022, 19:30
Nga k.m.
Pamje nga përmbytjet
TIRANË- Ministria e Mbrojtjes ka bërë përditësimin e radhës, në orën 18.30, duke pretenduar se situata me reshjet ne vend është përmirësuar. Sipas njoftimit, është kryer evakuimi e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre dhe evakuimi i rreth 57 krerësh bagëti. Po ashtu, shtohet se në terren situata është ndjeshëm më e mirë në Shkodër dhe në Lezhë.
Situata e krijuar nga reshjet në vend
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë e Mbrojtjes Civile, ka një përmirësim të konsiderueshëm të situatës së krijuar si pasojë e reshjeve në vend, veçanërisht në dy qarqet më problematike, Shkodër e Lezhë. Uji është tërhequr nga rruga nacionale, te ura e re e Bahçallëkut dhe pranë Harkut të Bërdicës, duke lejuar qarkullimin e lirë të automjeteve. Ka prani uji në rreth 4356 ha sipërfaqe, ku tërheqja bëhet më ngadalë, por situata po monitorohet me vëmendje. Forcat e Armatosura dhe të emergjencave civile kanë ndihmuar në evakuimin e rreth 318 banorëve në qarkun e Shkodrës, të cilat janë strehuar në konvikte apo pranë të afërmve të tyre. Po ashtu janë evakuuar edhe 57 krerë bagëti. Përmirësim të konsiderueshëm ka edhe situata në Lezhë, por orët në vijim mbeten sërish kritike, bazuar në parashikimet e motit për shtim të reshjeve të shiut. Në Bashkinë Lezhë zonat më të prekura janë njësitë Dajc, Blinisht, Balldren, ku po punohet për largimin e ujit nga 24 banesa. Në monitorim është edhe situata sa i përket nivelit të lumenjve, veçanërisht lumit Drin, Gjadër dhe Erzen. E normalizuar paraqitet situata në Durrës, Kukës, Dibër. Forcat e Armatosura janë në gatishmëri të plotë për çdo nevojë të banorëve të këtyre zonave dhe do të qëndrojnë në terren edhe gjatë orëve të natës.
shqiperia permbytet 2022
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 19:14
k.m.
Haki Çako
TIRANË- Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako ka bërë një përditësim të të dhënav...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 19:15
A.B
Ministria
TIRANË- Për shkak të motit të keq, mësimi do të pezullohet në disa zona të vendit. Vendimi është...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:32
k.m.
Pamje nga lumi Gjadër
SHKODËR- Situata në veriperëndim të vendit, e kryesisht në Shkodër e Lezhë, vijon të jet...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:15
A.B
Enivled Aliaj dhe Dino Majko
SARANDË- Prokuroria e Sarandës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatë dosjet për dy ngjarje...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 18:10
A.B
Pjetër dhe Jason Rrushaj
SHKODËR- Ngjarja që ndodhi në Bogë, ku babë e bir, Pjetër dhe Jason Rrushaj humbën jet&eum...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:54
A.B
Permbytje
TIRANË- E gjithë ultësira veriperëndimore e vendit gjendet në ujë. Mijëra banorë janë të r...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:50
k.m.
Foto ilustruese
SHKODËR- Bashkia e Shkodrës ka publikuar një raport zyrtar në lidhje me situatën e krijuar në kryeqendrë...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:49
A.B
Permbytje
LEZHË- Një nga bashkitë e përmbytura në vend si pasojë e reshjeve të shiut është dhe Lezha. Stacioni...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:31
k.m.
Foto nga Infektivi
TIRANË- Vetëm një qytetar është infektuar nga pandemia e koronavirusit në Shqipëri. Ministria e Sh&eu...
Aktualitet
21 Nëntor 2022, 17:25
A.B
Det
TIRANË- Moti i keq ka krijuar kaos dhe në lundrimet. Në portin e Durrësit është pezulluar lundrimi i mjeteve të vogl...