LIVE UPDATES
Aktualitet

Premtonte grante nga qeveria, si i mashtronte Viola Sterjo biznesmenët: 1 përqind të shumës e duan të huajt që merren me këtë punë…

Sipas denoncuesit gjithçka lidhej me ndërtimin e një hoteli në tokën ku ai kishte karburantin, ku sipas tij Viola Sterjo do ta ndihmonte për të marr një grant pranë AZHBR, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, grant të cilën zyrtarja do ia mundësonte në këmbim të një shume parash që pronari i karburantit, del se ia ka dhënë në vazhdimësi.

18 Janar 2023, 20:54 Nga k.m.
Premtonte grante nga qeveria, si i mashtronte Viola Sterjo biznesmenët: 1
Viola Sterjo

TIRANË- Zbardhet dosja hetimore për prangosjen e Viola Sterjos. Sipas prokurorisë ajo shfrytëzonte njohjet e saj në shtet, për të mashtruar biznesmenë të ndryshëm, të cilët ishin të interesuar për të përfituar grante nga Agjencia e Zhvillimit Bujqësor Rural.

“Më datë 12 Dhjetor 2022, shtetasi Thanas Sulo ka bërë kallëzim para oficerit të policisë gjyqësore, ku i ka shpjeguar se në muajin mars 2020 ai nëpërmjet një të njohuri të tij që quhet Genti i cili ka një lokal afër me pikën e karburantit te tij, është njohur me një shtetase që quhet Viola Sterjo. Me origjinë kjo nga Pogradeci e cila në atë moment, punonte në E-Albania në Tiranë ndërsa aktualisht punon në AKSHI-n në Tiranë”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga emisionin "Në Shënjestër".

Sipas denoncuesit gjithçka lidhej me ndërtimin e një hoteli në tokën ku ai kishte karburantin, ku sipas tij Viola Sterjo do ta ndihmonte për të marr një grant pranë AZHBR, Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, grant të cilën zyrtarja do ia mundësonte në këmbim të një shume parash që pronari i karburantit, del se ia ka dhënë në vazhdimësi.

“Unë doja që në tokën e karburantit të bëja investim në hotel, dhe kur bisedova me një mikun tim i kërkova që të më prezantonte me Violën. Pasi u njoha me të, i shpjegova që doja të bëja një ndërtim hotel në pronën time dhe ajo ma gjeti vetë arkitektin, i cili quhej Remzi Kutrolli, banues në Korçë, i cili ma bëri vetë edhe projektin për ndërtimin e hotelit”, deklaron Thanas Sulo.

Pas këtyre bisedave, biznesmeni denoncues, thotë se ai në kohë të ndryshme, i dha shuma të konsiderueshme parash, Viola Sterjos.

Pas bisedave paraprake që bëra, Viola Sterjo, më kërkoi shuma Iekësh me pretendimin që ajo të ndërhynte tek ata të cilët do të më jepnin grandin, tek AZHRB. Për këtë qëllim unë i dhashë një shumë e konsiderueshme prej 57 mijë euro dhe 1 milionë lekë. Shuma të cilat nuk ia kam dhënë njëherazi, por disa herë dhe në sasi të ndryshme”, ka deklaruar Sulo.

Bazuar gjithmonë në kallëzimin e tij, Thanas Sulo, thotë se disa nga paratë, ia ka dhënë Viola Sterjos, në zyrën e saj të punës, në E-Albania, ku ajo punonte në atë kohë.

"Herën e parë i kam dhënë 20 mijë euro, më pas pjesë-pjesë. Në Tiranë ia kam dhënë kur e kam takuar tek puna e saj në E-Albania, e cila është mbrapa ndërtesës së kryeministrisë. Bisedat e takimit me Violën i kam bërë nëpërmjet telefonit në ëhatsApp në numrin e telefonit të saj, por edhe në numrin e ndërruar të saj, me të cilin ka bërë biseda dhe bashkëshortja ime.

Pasi i kam dhënë komplet shumën e mësipërme, kam pritur që të bëhej fitimi i grantit. Ndërkohë që paraprakisht kam bërë një dosje të plotë me dokumenta të pronës të cilat ia kam dhënë Violës”, thuhet në deklaratën e Thanas Sulos.

Por ndërsa priste që të miratohej grandi për ndërtimin e hotelit, duket se këtu fillojnë problemet e tij me Viola Sterjon, e cila pavarësisht se kishte marrë shuma të majme parash, nuk po arrinte t’i siguronte biznesmenit, grantin nga AZHBR për ndërtimin e hotelit.

“Fillimisht Viola Sterjo, shkonte vetë tek bashkia Korçë për tu informuar se sa lejohej ndërtimi në zonën ku është pika e karburantit. Ndërkohë që për ndërtimin e hotelit u interesua dhe vetë arkitekti në urbanistikën e Bashkisë Korçë. Nga biseda me Violën, ajo më tha që në tetor 2020 unë do të përfitoja grandin, dhe deri në këtë muaj unë i dhashë të gjithë shumën e eurove dhe lekëve që kërkoi.

Por pasi kaloi muaji nëntor-dhjetor 2020, në kushtet kur nuk u përfitua grandi, unë fillova t’i kërkoja shumën e lekëve Violës, pasi fillova të dyshoj se ishte mashtrim. Kjo për faktin se as mikut tim që ma prezantoi nuk ju miratua granti, dhe ajo nuk ja kishte kthyer shumën prcj 160 000 euro që ai i kishte dhënë”, thuhet në deklaratën e Sulos.

Sipas biznesmenit, tashmë i ndjerë i mashtruar, ai nisi t’i kërkonte disa here Viola Sterjos kthimin e parave, para të cilat nuk iu kthyen kurrë.

“Nga fillimi i vitit 2021 dhe deri më sot i kam kërkuar disa herë Viola Sterjos kthimin e parave, por ajo edhe pse më ka lënë data konkrete, nuk ma ka kthyer shumën”, ka thënë ai.

Megjithatë biznesmeni Thanas Sulo, nuk ishte as i pari dhe as i fundit që del të jetë mashtruar nga Viola Sterjo.
Pavarësisht se përgjigja e kësaj të fundit ishte gjithmonë se: ‘kishim fituar dhe ishim në rrugë të mbarë’, sa herë ai kërkonte paratë.

Një tjetër biznesmen i cili rezultoi i mashtruar nga zyrtarja ishte edhe Olgert Kafazi.

“Pesë vite më parë unë bleva në zonën e Voskopojë, një sipërfaqe toke së bashku me 2 persona të tjerë, tokë në të cilën do të ndërtonim një resort turistik. Gjatë kohës që po punoja në banesën e një personi me emrin Gjergji, ai më tha për mbesën e tij, Viola Sterjo. Pas kësaj bisede, unë dhe Gjergji shkuam në Tiranë, ku u prezantova personalisht me shtetasen Viola Sterjo.

Ashtu si në rastin e biznesmenit Thanas Sulo, edhe Olger Kafazi, deklaroi se i dha Viola Sterjos në mënyrë të përsëritur shumën prej 90 mijë euro, me qëllim për të përfituar fonde nga AZHBR-ja.

“Pas bisedës që zhvilluam, unë i dhashë Violës, në mënyrë të përsëritur, shumën prej 90 mijë euro, shumë të cilën e kisha përfituar nga ortakët e mi. Në fillim të vitit 2022 unë mësova që Viola nuk kishte bërë asnjë aplikim që të përfitoja grantin. Në këtë moment unë fillova të dyshoj, që ajo më kishte mashtruar. Për këtë arsye unë e takova atë dhe vëllezërit e saj, të cilët i vura në dijeni për këtë mashtrim. Në përfundim ajo më ktheu 20 mijë dollarë në prezencën e njërit prej vëllezërve të saj që quhet Arbër. Ndërsa me kontratë noteriale të lidhur midis meje dhe Violës, kjo e fundit deklaroi se më njeh si detyrim shumën e dhënë në total 90 mijë euro, dhe se nëse nuk më jepte këtë shumë brenda 6 muajve ajo do më linte si garanci banesën e vjehrrit të saj”, ka deklaruar Kafazi.

Por mesa duket në karremin e mashtrimit, të Viola Sterjos, bie edhe një tjetër person, i cili kërkon që banesën e tij të pabanuar ta kthejë në bujtinë.

“Në qershor 2020, unë njoha nëpërmjet Thanas Sulos, Viola Sterjon. Nga Thanasi unë mësova se ai në qytetin e Korçës, në pikën e karburantit, kërkonte që të bënte një hotel duke përfituar grand nga shteti. Dhe për këtë arsye do e ndihmonte Viola. Kur Thanasi ma tregoi këtë gjë, edhe unë fillova të interesohem për banesën time private të pa banuar, me qëllim që ta ktheja në bujtinë dhe me këtë rast i kërkova Thanasit që të më prezantonte me Violën. Gjatë bisedës Viola më tha se në Pogradec ka vëlla shtetasin Johan Sterjo, i cili është drejtor i ujësjellësit në këtë qytet. Herën e parë Violën unë e takova në aktivitetin tim privat, ku ajo erdhi me bashkëshortin e saj dhe dy fëmijët. Siç mësova bashkëshorti i saj punonte në SHISH në Tiranë dhe quhej Fatmir Kepi. Ndërsa ajo më tha që punonte në kryeministri me post shumë të mirë dhe se kishte mundësi që për personat që bëjnë investime t’i ndihmonte për të përfituar grante nga Komuniteti Europian”, thuhet në deklaratën e Thoma Torit. Por edhe në këtë rast, si në shumë të tjerë të ngjashëm mashtrimi, gjahtarët e viktimave përdorin mjaft mirë kostumin e tyre familjar, për të fshehur sa më mirë, qëllimin e tyre. Në takimet e para Viola mu duk shumë bindëse, dhe një ditë në telefon më tha që granti për bujtinën time u aprovua dhe se do të përfitoja 1.2 milion euro. Unë për këtë gjë u gëzova pa masë. Në muajin gusht 2020, Viola erdhi me bashkëshortin e saj në Pogradec, te puna ime.

Gjatë bisedës ajo më kërkoi 28 mijë euro me qëllim që të bëhej gati dokumentacioni i bujtinës. Viola më tha që 2 përqind e vlerës që do përfitoja nga granti, duhet t’ua jepja shtetasve të huaj, atyre që merreshin me grantin. Kështu, në prezencë të bashkëshortit të Violës, unë i dhashë kësaj të fundit 28 mijë euro.

Pasi Viola mori këtë shumë, disa javë më vonë ajo më kërkoi edhe 9 mijë euro pasi i duheshin për plotësimin e dokumentacionit. Gjatë kësaj periudhe kam drekuar shumë herë me Violën duke pritur që të miratohej granti”, deklaron Thoma Tori. Por ndërsa priste që grandi të miratohej, asgjë e mirë nuk dukej në horizont, çka rriti dyshimin te biznesmeni, se kishte rënë pre e mashtrimit nga Viola Sterjo.

“Në një moment unë takova arkitektin e Violës, Remziun i cili më tha që ‘unë i kam bërë disa projekte dhe nuk më ka paguar, ajo është mashtruese’. Këtu kuptova që dhe unë mund të isha mashtruar. Më vonë, Viola më kërkoi edhe 8 mijë euro, për të vazhduar projektin me qëllim që të miratohej në Ministrinë e Mjedisit. Por unë duke marrë shkas nga biseda me Remziun, i thashë se këto para do t’i jap kur të fitohet granti. Pasi me aq euro sa i kisha dhënë do e kisha ndërtuar vetë, ndërsa ajo më tha ‘mos ki merak se e ke të fituar grantin’. Që nga ajo ditë Viola nuk ma ktheu shumën që i kisha dhënë, por më mbante me gënjeshtra dhe mashtrime,”- thuhet në dëshminë e Thoma Torit.

arrestohet viola sterjo viola sterjo

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit