LIVE UPDATES
Aktualitet

Vrasja e Armend Xhikës në Angli/ Detaje nga gjyqi: U përplasën 2 grupe, shoku tentoi ta shpëtonte, plaga 10 cm i shkatërroi mushkërinë e zemrën

Por veç tyre, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.

18 Janar 2023, 19:10 Nga k.m.

Vrasja e Armend Xhikës në Angli/ Detaje nga gjyqi: U

BRITANI E MADHE- Armand Xhika u ndoq dhe u godit me thikë për vdekje në një mosmarrëveshje për një aksident me makinë. Sipas BBC, 22-vjeçari dyshohet se u vra nga Mentor Selmani, 28 vjeç, Marsid Senia, 25 vjeç dhe Mardov Dushku, 30 vjeç, të cilët ende po gjykohen për vrasjen e tij. 

Por veç tyre, 2 të tjerë janë shpallur në kërkim. Prokurori Green pretendon se 22-vjeçari Xhika vdiq pasi u plagos me thikë në ngjarjen që ndodhi mbrëmjen e 13 Majit 2021. Një prej shokëve që e shoqëronin 22-vjeçarin është përpjekur që ta shpëtojë të riun dhe e ka dërguar në spital, por fatkeqësisht Xhika nuk ia doli dot.

“Pasi Armend Xhika u ngrit në këmbë u ndihmua nga shoku i tij, Altin Kalemi dhe u dërgua fillimisht në shtëpi ndërsa më pas në një spital në Sheffield, ku u shpall i vdekur në orën 20:37”, u shpreh ai.

Xhika dhe miqtë e tij Durim Dervisanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku mbërritën në Earl Marshal Road disa minuta përpara se të pandehurit t'u bashkoheshin bashkëpunëtorëve Eljaso dhe Mateo Cela. Pamjet e CCTV treguan të dy grupet duke biseduar dhe Eljaso Cela "sulet" tek Xhika duke nisur një përleshje të dhunshme. Pamjet kanë kapur skena kaotike.

Xhika mori plagë të shumta me thikë gjatë sherrit duke përfshirë një lëndim 4 inç (10 cm) të thellë që i kaloi përmes gjoksit në shpinë.

Pamjet e CCTV treguan atë duke u rrëzuar në bari pas sulmit përpara se të ngjitej përsëri në këmbë. Kanaçi e çoi Xhikën në spital, por ai u shpall i vdekur në orën 20:37. Një ekzaminim pas vdekjes arriti në përfundimin se ai kishte vdekur nga gjakderdhja e shkaktuar nga plagët me thikë dhe gjithashtu kishte pësuar dëmtime në zemër dhe kolaps në mushkëri.

Përveç Xhikës gjatë sulmit janë sulmuar dhe plagosur edhe 3 shokët e viktimës, Durim Dervishanji, Mikael Kanachi dhe Fatson Dushku. Dervishanji është paraqitur në spital me disa të çara në krahë dhe kokë. Kanachi u paraqit në spital me gjak në kraharor, çarje në mushkëri, një brinjë të thyer dhe dy çarje në pjesën e pasme të gjoksit të tij në përputhje me goditjen me thikë. Ndërsa Fatson Dushku kishte plagë të ndryshme me thikë dukshëm në pjesën e pasme të tij.

Pas arrestimit, Mentor Selmani dhe Marsid Senia nuk kanë dhënë komente. Megjithatë Senia më herët ka bërë një telefonatë në shërbimet e emergjencës ku tregoi se gjithçka kishte ndodhur pas një aksidenti dhe anëtarët e grupit tjetër kishin shkuar atje me thika.

Mardov Dushku i tha policisë se kishte shkuar në një takim për të folur për një aksident me makinë, por nuk e di si shpërtheu sherri. Ai ka vënë në dukje se një person ka bërë një lëvizje drejt tij kështu që e ka goditur, por më pas është arratisur dhe ka mohuar se ka pasur thikë. Por prokurori u shpreh se qëllimi i këtyre personave ka qenë dëmtimi serioz i anëtarëve të grupit të Armend Xhikës.

Gjyqi vazhdon.

armend xhika

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen