LIVE UPDATES
Aktualitet

"Ideja e dislokimit të trupave evropianë në Ukrainë drejt realizimit"/ Analiza e REL: Kur Evropa zhvendos vëmendjen, çfarë rrezikon Kosova?

Javët e fundit, ideja për një mision evropian në Ukrainë ka marrë vrull. Nëse realizohet, mund t’i ripërcaktojë prioritetet e sigurisë në Evropë. Por, si do ta ndikonte praninë e NATO-s në Kosovë? Më pak vëmendje, më shumë rrezik, parashohin disa analistë.

30 Mars 2025, 12:02 Nga r.ll
"Ideja e dislokimit të trupave evropianë në Ukrainë
foto ilustruese

KOSOVË- Ndërsa Evropa shqyrton dërgimin e trupave në Ukrainë, në lojë hyn edhe një front tjetër: Kosova. Me mijëra paqeruajtës evropianë të dislokuar në vend, a mund të ndodhë që përqendrimi i burimeve dhe vëmendjes në lindje, ta lërë Kosovën më të cenueshme?

NATO-ja siguron që jo. Në një përgjigje dhënë Radios Evropa e Lirë, një zyrtar i aleancës thotë se “NATO-ja, prej kohësh, është e përkushtuar për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të kontribuojmë në këtë drejtim, së bashku me angazhimet e tjera që mund t’i marrin aleatët”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, është vendosur në Kosovë pas përfundimit të luftës, më 1999. Aktualisht ka mbi 4.600 trupa - shumica dërrmuese e tyre evropianë. Italia prin me mbi 1.200, pastaj vijnë shtetet e tjera, si: Hungaria, Gjermania, Polonia apo Zvicra me qindra ushtarë.

Në Bosnje e Hercegovinë, gjithashtu, prej dekadash ka një mision paqeruajtës, që përbëhet prej forcave evropiane. Me 1.100 ushtarë dhe 3.500 të tjerë rezervë, EUFOR-i ofron mbështetje për institucionet e këtij vendi në ruajtjen e paqes, që nga viti 2004, kur i ka zëvendësuar forcat e NATO-s. Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Bosnje dhe në Kosovë pikërisht këtë muaj. Në një takim me gazetarët në Prishtinë, më 11 mars, tha se angazhimi i NATO-s në rajon mbetet i fuqishëm edhe sot e kësaj dite. Ai tha se dërgimi eventual i trupave evropiane në Ukrainë do të mund të ndikonte në rishikimin e pranisë së huaj ushtarake në Ballkan, por nuk tha se si apo kur.

“Është shumë herët [të flitet], sepse, së pari, duhet të arrihet marrëveshje për paqe në Ukrainë, apo për armëpushim, përpara se të filloni ta ruani atë”, tha Rutte.

Britania dhe Franca po udhëheqin përpjekjet për mbledhjen e një force ushtarake, që do të vendosej në Ukrainë, në rast të armëpushimit. Kjo, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, inicioi bisedimet për një marrëveshje paqeje mes Rusisë dhe Ukrainës - tre vjet pasi shteti rus nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të tij.

“Mbretëria e Bashkuar dhe Franca po udhëheqin së bashku planet për aranzhimin e garancive të sigurisë për Ukrainën. Ne po e bëjmë këtë punë së bashku. Po bashkëpunojmë ngushtë me vendet partnere dhe po përpiqemi të krijojmë një koalicion vullnetarësh nga Evropa dhe më gjerë”, tha sekretari i Britanisë për Mbrojtjen, John Healey.

Pas një takimi të udhëheqësve evropianë, më 27 mars në Paris, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, tha se ata u pajtuan që t’i shqyrtonin çështjet specifike ligjore rreth çfarëdo force evropiane të sigurisë për Ukrainën, dhe të raportonin pas tri javësh.

Kryeministri britanik, Keir Starmer, tha se misioni nuk do të ishte i mundur pa ndihmën e SHBA-së, por SHBA-ja ishte e ftohtë ndaj idesë së ndonjë roli ushtarak në Ukrainë. Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha, po ashtu, se për Rusinë do të ishte e papranueshme prania e forcave të vendeve të NATO-s në Ukrainë - “në secilën rrethanë”, sipas tij.

Disa vëzhgues si Tim Less, nga Qendra për Gjeopolitikë e Universitetit të Kembrixhit, nuk presin që ky mision të formohet, pikërisht për shkak të këtyre kundërshtimeve. Në vend të tij, Less pret që Evropa t’i fortifikojë shtetet që janë më të shqetësuara nga kërcënimi rus, si ato të Baltikut, Polonia, Rumania apo Moldavia.

“E, nëse vlerëson se Ballkani është në front për t’u ballafaquar me Rusinë, atëherë mendoj se do të shohim një militarizim më të madh, sidomos të Kosovës dhe Bosnjës. Por, nëse ndodh skenari i parë, ai do të kërkonte një lloj rialokimi të burimeve larg Ballkanit, drejt atyre vendeve të tjera”.

“Në atë rast, Serbisë do t’i dërgohej mesazh i qartë, se nuk do të përballej me kundërshtime, nëse i shtyn përpara qëllimet e veta politike”, thotë Less për programin Expose të Radios Evropa e Lirë.

Këtë mendim ndan edhe Hikmet Karçiç, bashkëpunëtor hulumtues në Universitetin e Sarajevës dhe autor i librit “Torturë, poshtërim, vrasje: Brenda sistemit të kampit serb të Bosnjës”. Zhvendosja e vëmendjes mund të krijojë boshllëqe në siguri, sipas tij.

“Çdo dhunë që ndodh në rajon, ka potencial të përhapet nga një vend në tjetrin - në Bosnje, Kosovë, Mal të Zi, Serbi, Maqedoni të Veriut. E kemi parë këtë edhe në të kaluarën. Por, viteve të fundit ka qenë fokusi i Perëndimit, i NATO-s, ai që e ka mbrojtur rajonin”.

“Në Kosovë, për shembull, prania e trupave të huaja është arsyeja kryesore përse Serbia nuk ka bërë përpjekje - përveç para gati dy vjetësh në Banjskë - ta sulmojë fizikisht atë”, thotë Karçiç për Exposenë.

Jeta Loshaj, hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë, pret që rajoni i Ballkanit të mbetet në radarin e Evropës dhe të zërë vend në secilin plan për mbrojtje që ajo bën. Këtë, sipas saj, e dëshmon edhe vizita që bëri shefi i NATO-s në Kosovë, e paraprakisht edhe në Bosnje.

“Nuk e dimë ende nëse forcat [evropiane] do të vendosen në Ukrainë. Por, nëse një vendim i tillë merret, i bie që Evropa ka investuar në forcat e veta ushtarake. E kemi parë edhe planin për ndarjen e 800 miliardë eurove për mbrojtje. Mendoj se aty do të përfshihej edhe Kosova”, thotë Loshaj për Exposenë.

Loshaj u sugjeron institucioneve të Kosovës të mbeten në komunikim të ngushtë me aleatët ndërkombëtarë - qoftë me NATO-n si tërësi, apo edhe me shtetet e saj veç e veç. Ajo e vlerëson në mënyrë të veçantë nismën për bashkëpunim ushtarak që u ndërmor së voni nga Kosova, Shqipëria e Kroacia.

“[Ajo] dërgon një mesazh se Kosova është gati për të gjetur mënyra jo vetëm për të forcuar kapacitetet e saj, por edhe për të reflektuar ndaj situatave të tanishme gjeopolitike”, thotë Loshaj.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili synon një mandat të ri qeverisës, premtoi këtë javë mbi një miliard euro buxhet për Forcën e Sigurisë së vendit dhe përsëriti se Kosova do ta ndërtojë fabrikën e saj të municioneve dhe dronëve ushtarakë. Less, nga Universiteti i Kembrixhit, beson se Kosova duhet të ndërmarrë dy hapa kyçë për të ruajtur vëmendjen e aleatëve të saj.

“Një është lobimi aktiv te Perëndimi, duke promovuar idenë se Serbia është kërcënim për të dhe duhet të frenohet. Dhe, nën dy, të investojë në sigurinë e saj, duke ndërtuar ushtrinë e saj, duke ndërtuar rezervat e saj të armatimit e kështu me radhë - në rast se i duhet të përballet me Serbinë drejtpërdrejt dhe pa ndihmë nga jashtë”, thotë Less.

Karçiç pajtohet se strategjitë e koordinuara diplomatike dhe ushtarake do të jenë vendimtare në balancimin e këtyre sfidave të njëkohshme të sigurisë.

Sipas tij, Perëndimi do të duhej ta ndihmonte Kosovën në forcimin e kapaciteteve të saj ushtarake dhe të sigurisë, përfshirë edhe rritjen e sigurisë kibernetike, për të qenë në gjendje të mbrohet nga kërcënimet e mundshme. Bosnjën thotë se duhet ta inkurajojë t’i kapërcejë ndarjet e saj politike dhe të ndërmarrë hapa për t’i forcuar institucionet dhe kapacitetet e saj të sigurisë. Në të kundërtën, Karçiç thotë se Rusia do të plotësonte çdo vakum të mundshëm që do të linte Perëndimi.

“Rusia, së bashku me mbështetësit e saj në Serbi dhe në Mal të Zi, do të përpiqej përfundimisht të pengonte zgjerimin e NATO-s në këtë zonë, si dhe integrimin e saj në BE. Po ashtu, do të bënte përpjekje për t’i destabilizuar edhe shtetet e NATO-s në Ballkan, si Mali i Zi. I kemi parë këto përpjekje edhe viteve të kaluara, sidomos me Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut”, thotë ai.

Dhe, me një administratë amerikane që sinjalizon më pak përfshirje në çështjet evropiane, Kremlini mund të ndjejë më pak presion për veprimet e tij, qoftë në Ukrainë, qoftë në Ballkan, thotë profesori Less.

“Inaugurimi i Donald Trumpit më 20 janar ishte një lloj bombe që shpërtheu në marrëdhëniet ndërkombëtare. Pothuajse kudo që shikoni, shihni një lloj të ndikimit të Trumpit”, sipas tij.

Në këtë klimë të pasigurt, sfida për Kosovën dhe Ballkanin Perëndimor në përgjithësi duket e qartë: qëndroni në radar, ose rrezikoni të mënjanoheni nga loja gjeopolitike, thonë analistët. Por, kjo kërkon një balancë të kujdesshme mes interesave të brendshme dhe atyre ndërkombëtare - diçka që kurrë nuk është e lehtë, sidomos në një rajon si Ballkani./REL

kosove lufta ne ukraine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj