LIVE UPDATES
Politike

"Prish rrugët për të ndërtuar vila për të pasurit!" PD: Kompania e dhëndërit të deputetit të PS me 14 masa vendosjeje sekuestrosh, do të bëjmë kallëzim penal

Ajo shtoi se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.

18 Janar 2025, 10:34 Nga M.B
"Prish rrugët për të ndërtuar vila për të
Genta Vangjeli

TIRANA- Zëdhënësja e antikorrupsionit në Partinë Demokratike, Genta Vangjeli ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku tha se banorët e Farkës shpreshin shqetësimin se u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia. Vangjeli tha se përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.

Ajo shtoi se Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës. Vangjeli thotë se sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit. Sipas saj, në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli:

Të ndërtosh vila për më të pasurit, dhe tu prishësh rrugën dhe shtëpitë hallexhinjve të fshatit, këtë vetëm dhëndurët e pushtetit të Edi Ramës e bëjnë.

Kush nuk i trazon sepse janë ‘të qeverisë’ dhe me qeveritarët i ndajnë fitimet e majme dhe vilat.

Denoncimi vjen nga banorët e fshatit Farkë, të cilëve u është kufizuar aksesi për shkak të shembjes së rrugës në afërsi të kompleksit të vilave që po ndërton dhëndri i Kujtim Qefalisë, ish-kryetar i komunës Dajt dhe vëllai i deputetit Xhemal Qefalia.

"Prish rrugët për të ndërtuar vila për të

Përveç rrugës janë dëmtuar disa shtëpi dhe është shkaktuar dëm mjedisor duke ndërhyrë pa kriter në kodrat e fshatit.

Partia Demokratike do të kallëzojë penalisht përgjegjësit për shembjen e rrugës dhe masakrën mjedisore të denoncuar para disa ditësh nga disa banorë që jetojnë pranë Liqenit të Farkës në Tiranës.

Sipas banorëve, shoqëria tregtare ‘Al Point’ shpk, me pronar Aleksandër Vasili, i cili është dhëndri i administratorit socialist të Dajtit, Kujtim Qefalia, po punon për ndërtimin e një kompleksi vilash pranë liqenit.

Në këtë zonë toka ka pësuar rrëshqitje duke shënuar shembjen e rrugës dhe dëmtimin e banesave të zonës për rreth.

Banorët u shprehën se punimet janë bërë natën dhe pa asnjë lloj kriteri, asnjë tabelë informuese në kundërshtim me ligjin dhe sipas tyre fadromat kanë mbërritur natën dhe kanë nisur punën duke terrorizuar vendin dhe shkatërruar gjithçka përreth.

"Prish rrugët për të ndërtuar vila për të
‘Al Point’ shpk, përveç rekordit negativ në historikun e veprimtarisë, me 14 masa për vendosje sekuestrosh mbi aksionet e shoqërisë, ka zaptuar zonën e Dajtit ku ka kryer punime:

-Rruga e Dajtit, Ndërtim pallati ngjitur me Lokal Qesarake

-Rruga 4 Dëshmoret pranë Shkollës ‘4 Dëshmoret’;

-Komuna Dajt, Pranë shkollës 9 Vjeçare, Qesarak, objekt banimi 5 kateshe;

-DAJT; Objekt banimi dhe shërbimi 5 Kate+ 2 Kate nen toke, Pranë Restorant Fresku; ‘

-DAJT; Shkoze, objekt banimi dhe shërbimi 4 kate+1 kate nëntoke;

-DAJT; Tufine, pranë Poliklinikës shtetërore : Objekt banimi dhe shërbimi 5 kate+papafingo+1 kate nëntoke;

– TIRANE; Godinë Banimi dhe Shërbime 2,6 dhe 7 Kate me 2 dhe 3 Kate Parkim Nëntokë, Rruga e Dibrës, Njësia Administrative Nr.4, Tiranë;

-TIRANE; Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;

-TIRANE; Godine banimi dhe shërbime 5 kate dhe 1 kat nëntoke, Lagja 5 Maji 4;

-TIRANE, Rruga Ali Shefqeti, Godine Banimi dhe shërbime 1.6 dhe 7 kate me 2 kat parkimi nëntoke;

"Prish rrugët për të ndërtuar vila për të


Qershia përmbi tortë është tenderi i rindërtimit që i dha Erjon Veliaj me plot 4.9 mil euro për godinën 19 në zonën e 5 Majit.

Së fundmi, në 20 nëntor kjo kompani përfitoi leje ndërtimi për objektin 44 katesh në rrugën ‘Asim Vokshi’ në Tiranë.

Qeveria dhe bishtat e saj në pushtetin lokal, pasi i morën frymën Tiranës, u janë qepur kodrave përreth saj për të zaptuar çdo metër tokë dhe nxjerrë edhe qindarkën e fundit nga pasuritë publike të Shqipërisë.

Kjo është fytyra e ‘Shqipërisë 2030’ që ofron Edi Rama: vila dhe abuzime për njerëzit e pushtetit, këmbën në fyt të pambrojturve.

T’ia presim hovin më 11 maj, para se të jetë tepër vonë!

genta vangjeli


Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë