LIVE UPDATES
Politike

Pakti për emigrantët/ Ish-kryeministri italian paralajmëron Ramën: Kujdes me transparencën sepse rrezikoni hyrjen në BE!

Renzi u shpreh se në qoftë se ekzistojnë këto qëndra emigrantësh që askush nuk i përdor dhe karabinierët italianë po qëndrojnë në spa dhe resorte me vajzat shqiptare, do të thotë se diçka që nuk funksionon.

17 Janar 2025, 20:28 Nga B.Z
Pakti për emigrantët/ Ish-kryeministri italian paralajmëron
Matteo Renzi

TIRANË - Ish-kryeministri italian, Matteo Renzi, i ftuar në Syri TV, ka komentuar marrëveshjen e bërë publike mes Emirateve të Bashkuara, Shqipërisë dhe Italisë për energjine e ripërtëritshme, ndërsa është ndalur edhe tek çështja e kampeve të emigrantëve në Shqipëri.

Renzi u shpreh se në qoftë se ekzistojnë këto qëndra emigrantësh që askush nuk i përdor dhe karabinierët italianë po qëndrojnë në spa dhe resorte me vajzat shqiptare, do të thotë se diçka nuk funksionon. Më tej Renzi shtoi se Shqipëria është një vend, i cili ka të drejtat për t’u futur në BE, por për tu futur në BE duhet të ketë më shumë transparencë.

‘Përgëzime, shumë të zotët gazetarët tuaj, sepse bënë një skup. Në dritën e atij skupi, në qoftë se ekzistojën këto qëndra emigrantësh që askush nuk i përdor dhe karabinierët tanë po qëndrojnë në spa dhe resorte me vajzat shqiptare, do të thotë se diçka që nuk funksionon.

Atëherë të bëjmë diçka, meqë ne kemi rreth 2500 shqiptarë në burgjet italiane, unë them, këta 2500, që janë një pjesë shumë e vogël në mesin e mijëra shqiptarëve që janë integruar në Itali, atëherë kush është fajtor që ka bërë krime, duke marrë parasysh këtë, në Itali ka shtretër në burgje vetëm për 48 mijë persona. Por në burgje janë 65 mijë vetë. Pra është një mbipopullim.

Ata qytetarë shqiptarë që duan të vijnë në Shqipëri, në vend që të vijnë në burgjet e mbipopulluara, të rrinë në këto struktura që janë gati këtu,’ tha Renzi.

Sipas liderit të Italia Viva, kryeministrja italiane do paguajë personalisht për këtë dështim.

‘E di si do përfundojë? Giorgia Meloni do të përfundojë duke paguar shpenzimet e këtyre strukturave. Sepse kur ti shkon kundër ligjit në Itali, rrezikon të paguash’. Renzi e kishte një paralajmërim edhe për Edi Rammën, të cilit i kërkoi transparencë.  Sipas tij, këto marrëveshje mund të pengojnë hyrjen e Shqipërisë në BE.

‘Sipas meje, duhet të jeni të vëmendshëm ju si qytetarë shqiptarë, që të mos jepni përshtypje se bëni marrëveshje që nuk ndihmojnë në hyrjen e BE. Sipas meje, Shqipëria është Europë. Shqipëria është një vend, i cili ka të drejtat për t’u futur në BE.

Mua më kujtohet në vitin 2014, polemikat kur nuk u donin si shtet kandidat, unë punova që Shqipëria të ishte shtet kandidat për të hyrë në BE. Tani duhet të punojmë që Shqipëria të futet në BE.

Por nëse duam të qëndrojmë brenda BE, duhet të kemi më shumë transparencë. Të themi gjërat, t’i shpjegojmë, të flasim me gazetat, t’u përgjigjemi pyetjeve të gazetarëve edhe atëherë kur të nervozojnë pak. Sepse pyetjet e gazetarëve karakterizojnë demokracinë. Unë u përgjigjem miqve të mi shqiptarë dhe italianë, kujdes me transparencën se është gjëja që u duhet më shumë për t’u futur në Europë’.

‘Unë i them Edi Ramës, sa më shumë transparencë të ketë në Shqipëri, aq më shumë Shqipëri ka në Europë.

Meqë unë besoj se vendi i Shqipërisë është Europë, unë uroj që të festoj shumë shpejt hyrjen e Shqipërisë në Europë. Por duhet një marrëveshje e madhe për transparencën,’ theksoi Renzi.

matteo renzi edi rama itali-shqiperi

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet