LIVE UPDATES
Aktualitet

'Pronari tha se ishte pluhur dheu i marrë tek Kisha e Laçit'/ Si po tregëtohet hapur kokaina, hetohen vetëm kamarierët e banakierët. 'Kapot' shpëtojnë

Policia dhe Prokuroria duket se kanë dështuar për të goditur shpërndarësit e drograve.

29 Nëntor 2022, 13:14 Nga k.m.
'Pronari tha se ishte pluhur dheu i marrë tek Kisha e
Foto ilustruese

P., një burrë tek të 50-at i cili shërben në një autoservis makinash, u kap me një dozë kokainë të futur në kuletë. Ai insistoi se kokainën e kishte blerë për ta konsumuar mbas pune, por nuk dha asnjë detaj tjetër tek kush e bleu dhe sa ishte vlera e saj. Në pritje të ekspertizës kimike në urinë dhe gjak, makaniku është nën procedim penal si i dyshuar për shpërndarje narkotikësh.

Ashtu si dhjetra të tjerë që gjenden rastësisht nga patrullat e policisë gjatë verifikimit të dokumentacionit teksa drejtojnë automjetin, ose kur qëndrojnë në lokale deri në orët e mbrëmjes.

“Padyshim që sasirat e ngarkesave që kapen duke hyrë përmes portit të Durrësit, e kemi deklaruar dhe më herët për Gazetasi.al kanë ndikuar në tregun e përdoruesve të kokainës. Prej së paku tre vitesh, kokaina përfundimisht nuk është më droga e biznesmenëve dhe artistëve apo njerëzve të showbizz. Por po përdoret masivisht, dhe për ne si polici është tregues i qartë që sasirat e ngarkesave që tranzitohen në Shqipëri janë më të mëdha se sa zbulohen,” – deklaron një nga burimet e antidrogës për Gazetasi.al.

Megjithatë policia dhe prokuroria duket se kanë dështuar për të goditur shpërndarësit e drograve.

“Sepse ky është një hetim që kushton. Ne po përballemi me mungesa në polici. Prokuroria e kryeqytetit nuk na përgjigjet në kohën e duhur për veprimet stimuluese, përgjimet dhe vëzhgimet. Hetimi i drogës kushton dhe ndaj rrjetet e shpërndarjes mbeten të paprekura,”-argumenton zyrtari i policisë.

Sidoqoftë përpos këtyre shkaqeve ( nga rastet e raportuara prej Gazetasi.al) është e dukshme se korrupsioni është po ashtu një faktor i rëndësishëm në mos efiçencë.

“Përfaqësova një shpërndarës droge në gjykatë dhe ai doli paq nga rrjeta përmes akt ekspertizave që e konfirmojnë përdorues. Veprimet hetimore ishin të dobëta, amatore, e kishin kapur me një dozë kokainë dhe klienti tha si përherë jam përdorues. As përgjim, as konstatim se kush e furnizon, kush ishte shefi i tij, që me siguri ka një armatë të rinjsh që shpërndajnë. A e dini ju që tani po shpërndajnë kokainë me pica?,”- shprehet një avokat i njohur, që akuzon se të gjitha veprimet dukshëm të dobëta lidhen me një faktor të korruptimit të secilit.

“Për të mos shkuar tek ata që drejtojnë shpërndarjen e kokainës për rastin që pyesni por edhe të hashashit, që është një normalitet mbasi po lulëzon para një fenomeni tjetër, atë të shtëpive të hashashit”, mbyll shpjegimin avokati.

Në një nga dosjet hetimore të vendosura në dispozicion të Gazetasi.al shkruhet se si nga informacionet e siguruara në rrugë konfidenciale, antidroga u vu në dijeni për shpërndarje kokaine në një lokal në rrugën "Sulejman Delvina." Ndonëse disa bare dhe restorante ( përmes zonës prive), janë kthyer në strehëza të konsumit të kokainës, hetimet ngecin vetëm tek përdoruesit.

“U konstatuan në këtë lokal të ulur shtetasit E.V që po mbante çelësat e lokalit. Dhe shtetasit A. R dhe I.N. Duke kontrolluar në banak, në një vend të dukshëm u konstatua një pjatë porcelani me ngjyrë të bardhë dhe sipër saj një sasi pluhuri në ngjyrë të bardhë  dhe një tub portokalli,”- shkruajnë në procesverbalë oficerët. Gjatë kontrollit fizik , njërit prej tyre ju gjet në çantën e krahut një dozë me kokainë. Në një tjetër kuti kartoni u gjetën doza të tjera në ngjyrë të kuqërremtë të dyshuar si heroinë.

“Në një kartë me mbishkrimin master dent, në sipërfaqen e të cilës kishte mbetur pluhur i dyshuar kokainë si dhe në pipëzën portokalli vlerësohen të njëjtët element”, deklaron më tej oficeri. Nga marrja në pyetje e secilit prej të rinjve, ata japin alibi që përjashtojnë implikimin në shpërndarje.

“Punoj me laptop dhe pashë që njëri nga ne erdhi me pjatë në dorë dhe u kujtova që kam kokainë. Nuk di gjë kush e kishte lënë dhe kush e kishte atë në banak. Por jam përdorues prej 20 vitesh. Droga që më gjetët në çantë është e imja, e kam për përdorim vetjak. Kokainën e bleva tek një djalë 23 vjeç, në zonën e Astirit, por emrin nuk ja di. Edhe pjata me kokainë ishte e imja”,shprehet përdoruesi i parë.

I dyti nuk di gjë dhe as ka parë gjë.

“Jam I.N. dhe shkova në lokal në orën 22 pasi aty punon kamarier shoku im E.V. Shkova të punoj se kam një projekt në shkollë pasi studioj për informatikë. Pasi mbërrita erdhi policia dhe me gjeti. Në lidhje me kokainën nuk di gjë, aty e mësova që kishte kësi lloj”.

Policia deklaron se verifikoi se kujt i përkiste lokali dhe pretendon se e shpalli pronarin në kërkim. Megjithëse ndaj tij çështja po mbyllet në prokurori, duke qenë se shtetasi në fjalë sipas burimeve të Gazetasi.al rezulton të kishte dalë drejt Greqisë. Kamarieri të cilit i mbeti në ngarkim pjata dhe kokaina, këmbëngul se e arrestuan pa të drejtë.

“Nuk kam asnjë lidhje me përshtatjen e lokalit për përdorim droge. Nuk kam asnjë dijeni për kokainën. Madje pronari kur e pyeta një ditë më tha se ky pluhuri i kuq, ishte pluhur dheu i marrë nga Kisha e Laçit dhe e besova duke qenë se jam besimtar,”- këmbëngul kamarieri i cili deri më tani ashtu si dhjetra çështje të tjera droge mbyllen me njerëz të parëndësishëm të hetuar./GazetaSi

droge ne tirane

Sondazh

Poll

Dosja Sot Date 30 Mars

Dosja Sot Date 30 Mars

Zbulohen mbi 2 mijë fidanë kanabisi në Velipojë arrestohet 55-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Lapsusi frojdian i Berishës, ngatërron Masakrën e Lumës me atë elektorale në vitin 2013

Dosja Sot Date 29 mars

Arrestohet gjermani në Tiranë, i dënuar për shpërndarje të materialeve pornografike

Arrestohet 25-vjeçari në Tiranë, drejtonte mjetin nën efektin e lëndëve narkotike e kryente manovra

Pamje nga 27 serat me kanabis në Koplik, si ishte kthyer gropa e interteve në plantacione hahashi

Dosja Sot Date 28 mars

Tokat preken nga projekti/ Banorët e Bërxullës në protestë

Dosja Sot date 27 mars

Hetimet për lobingun/“Do dorëzoni dosjen në prokurori?” Berisha: Asnjë qindarkë ruse s’ka hyrë në PD

Bejko kandidat në Tiranë,Berisha: Vegla që përdor Basha dhe Rama kundër pluralizmit, vijnë nga mafia

Qëllohet me breshëri plumbash drejt Top Channel, vritet roja, gjendet e djegur makina e atentatorëve

Merr flak makina mbrenda ne garazh

Dosja Sot date 25 mars

Dosja Sot Date 24 mars

Ndiqte ambulancën që ishte në shërbim emergjence, gjobitet me 300 mijë lekë drejtuesi i mjetit

Skandal në Ali Dem", administratori vendos çip në pallat, banorët ngelin jashtë, mbërrin policia

Dosja Sot date 23 mars

Kryeministri Rama takohet me Rishi Sunak në Londër

Dosja Sot Date 22 mars

"Maskat" aksion në Tiranë, prangosën 20 'korrierë' të grupeve kriminale

Dosja Sot Date 21 mars

'Ka ra zjarr në Surrel!'/ Braçe "tremb" socialistët me LAJMIN E FUNDIT, Qefalia më i shqetësuari

Dosja Sot Date 20 Mars

Berisha i bën thirrje punonjësve të administratës të mos bëhen pjesë e krimit elektoral.

Dosja Sot Date 18 Mars

Burgosja e nënës lehonë/Flet Diana Bahçja: Qaja ditë e natë, por nuk donin t’ia dinin

Qarkullonte me 305 km/h, Cllevio Serbiano e filmonte, shoqërohet në Polici Aleks Vishaj

Dosja Sot Date 17 Mars

U fut në burg 8 ditë pasi lindi, Diana Bahçja: Nuk më lanë të takoja beben

'Shtëpi bari' brenda ish-tuneli të ushtrisë në Krujë, sekuestrohen 390 bimë cannabis sativa

Dosja Sot Date 16 Mars

Tërheqje apo pezullim? Si dredhoi Rama sy për sy me Borrel për 'pasaportat e arta'

Banorët e lagjes Demokracia ne Mamurras bllokojnë rrugën, Cara premtoi rehabilitim te rrugës ne...

Abuzimi me tenderin 3.2 mld lekë, BKH ‘zbarkon’ në zyrat e bashkisë së Bulqizës, sekuestron dosje

Dosja Sot Date 15 Mars

Këshilli i Legjislacionit mbyllet mes debateve, Bardhi ngrihet në këmbë: Shkelni kushtetutën e ikni

"Kryeministri i Shqipërisë si dhuratë e perëndisë", grupi polifonik i dedikon këngë Edi Ramës

Hidhet shorti, Koli Bele caktohet relatori për shqyrtimin e ankimimit të grupit të Alibeajt

Dosja sot Date 14 Mars

Shitësja në panair kërkon t’i dhurojë çantën bashkëshortes, Berisha refuzon: Sot vetëm blihet

Procedohen 70 drejtues mjetesh në 24 orët e fundit, u kapën me shpejtësi të lartë dhe duke bërë gara

Dosja sot Date 13 mars

Kapen 4 rumunë në Vlorë, po kalonin 260 kg kanabis me kamper në Greqi, 5 në kërkim

'Paç fatin e Lali Erit'- Kunjat e Ramës për Veliajn, teksa i dha shansin e tretë për Tiranën?

Rama: Në rrezik të madh tregu, sipërmarrësit të rrisin pagat

Meta pas takimit me Berishen : Aleancë e jashtëzakonshme, pas 15 majit fitojmë shumicën e bashkive

Masakra e Don Boskos, familja Paja hap dyert e mortit, zona me shiritin 'skenë krimi'

'Kasapanë' brenda lokalit! Atentat mafioz, vdes banakierja.5 të plagosur, mes tyre një fëmijë