10 Shkurt 2023, 11:52
Nga A.B
Policia
TIRANË- Protesta e thirrur nesër nga opozita ka vënë në gatishmëri Policinë e Shtetit. Nesër, mbi 1100 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH dhe Garda e Republikës, do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës ditën e nesërme, që pritet të nisë në orën 12:00.
Dyert e Kryeministrisë pritet të blindohen me veshje metalike. Policia ka instaluar përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ kamera me rezolucion të lartë.
Segmentet rrugore që do të jenë të bllokuara, duke filluar rreth 1 orë para protestës deri në përfundim të protestës, janë:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
NJOFTIMI I POLICISË:
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e masave të hartuar nga Policia e Shtetit, me qëllim garantimin e rendit dhe sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit që do të zhvillohet në datën 11.02.2023, në orën 12:00, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit", në Tiranë, do të angazhojë shërbimet e Policisë, për bllokimin e qarkullimit në disa segmente rrugore, si dhe për bllokimin e pjesshëm të qarkullimit në disa segmente të tjera rrugore. Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga ora 06:00 e datës 11.02.2023, nuk do të lejohet parkimi i automjeteve, në rrugët e poshtëshënuara:
Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D'Ark" dhe bulevardi "Bajram Curri”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Gjithashtu, në këto rrugë, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve, nga ora 10:00 e datës 11.02.2023 deri në përfundim të tubimit. Policia kërkon mirëkuptimin e qytetarëve që të shmangin lëvizjen me automjete, në këto akse rrugore dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim. Policia garanton qytetarët se ka marrë të gjitha masat në përmbushje të përgjegjësive institucionale, për garantimin e rendit dhe të sigurisë, para, gjatë dhe pas përfundimit të tubimit, si dhe për garantimin e sigurisë rrugore, në të gjithë territorin e vendit, veçanërisht në sheshet dhe në segmentet rrugore, në të cilat do të zhvillohet tubimi.
Opozita kërkon largimin e kryeministri Edi Rama. Protesta u thirr pas publikimit të dosjes së ish-agjentit të FBI-së, Charles McGonigal, dosje që zbuloi dhe takimet e ish-zyrtarit të lartë me kryeministrin Edi Rama.
protesta e pd 11 shkurt 2023
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:41
A.B
Embrah Nuredini
DURRËS- Gjykata e Durrësit lë në burg Embrah Nuredinin, babain që bëri marrëveshjen prej 5 mijë eur...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:40
k.m.
Rezart Taçi
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin e Bledar Li...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:35
I.A
Policia
DIBËR- Dy persona janë proceduar penalisht ditën e sotme në Dibër për kontrabandë me mallra. Mësohet s...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:27
A.B
Policia
VLORË- Plagosja me armë zjarri në Vlorë, një ditë më parë, nisi për shkak të punimit të tok&...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:22
I.A
Policia greke
GREQI- Katër personat e arrestuar në Megarë, në një operacion policor të Prokurorisë së Narkotikë...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:04
k.m.
Foto ilustruese
ITALI- Në vitin 2022, krimet e kryera nga të miturit nën moshën 18 vjeç janë rritur krahasuar me vitet e m&...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 11:00
A.B
Turqit
TIRANË-Pesë turqit që u kapën në Durrës me pasaporta false bullgare, kanë tronditur me rrëfimin e tyre n&eum...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:37
k.m.
Mand Çela dhe Igli Fejzo
BRITANI E MADHE- Dy djem nga Elbasani pretendohet se janë kapur duke grabitur një shtëpi bari shqiptar...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:45
I.A
I arrestuari
ELBASAN- Nënë e bir janë arrestuar ditën e sotme në Elbasan për trafik të lëndëve narkotike. M&eu...
Aktualitet
10 Shkurt 2023, 10:41
I.A
DANIMARKË- Mbi 13 persona mes tyre dhe 10 shqiptarw janë mbledhur në Gjykatën e Lartë Lindore në Danimarkë për të...