LIVE UPDATES
LIVE UPDATES

Pedagogët/ Kovaçi: Presim 3 ditë, hyjmë në grevë urie familjarisht nëse presidenti na jep garanci për jetën. Rama të ndalë sulmet

• Pedagogët kanë vendosur një tjetër ultimatum. Pas orës 16:00 të ditës së sotme, kohë kur kishin planifikuar të nisnin grevën e urisë familjarisht, pedagogët, përmes një deklarate bënë me dije se kanë vendosur të presin edhe tri ditë. Këtë herë, ata presin që Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, t’i garantojë që nuk do tu rrezikohet jeta në mënyrë që të nisin grevën e urisë. • Por, kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Sandër Kovaçi tha se pedagogët po kërcënohen pas paralajmërimit se do të futen në grevë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë sulmet politike ndaj pedagogëve, ndërsa grevën e konsideroi ‘alarmin e kuq’ që qeveria nuk pranon ta shohë. • Kryeministri Edi Rama, deklaroi ditën e djeshme se grevë për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë. Më 5 tetor Qeveria ka vendosur që të rrisë me 15% pagën e pedagogëve, pas protestave të këtyre të fundit. Nga ku 7% do të mbulohet nga buxheti i shtetit dhe 8% do të mbulohet nga vetë bordi i administrimit. • Kërkesat e kryesore të pedagogëve: Rritja e pagave për pedagogët dhe stafin ndihmës; Rritja e financimit për kërkimin shkencor; Rivendosja e shtesave mbi pagë për ‘Dëshmëri shëndeti në punë’; Rritja e shtesës mbi pagën për vjetërsinë në punë; Rritja e pagesës së orëve të ngarkesës suplementare; Rivlerësimi i orës mësimore pasi ka zbritje prej 50% të pagesës së orës mësimore si rezultat i mosfierencimit të orës mësimore të leksionit; Rishikimin e tatimit prej 23% mbi pagesën e ngarkesës suplementare; Të pezullohet deri më 2026 zbatimi i pikës c) të paragrafit të 3, i Kreut III të VKM Nr.112, datë 23.2.2018 për kriteret e marrjes së titullit “Profesor”; Të bëhet transparencë mbi buxhetin dhe të ardhurat e universitetet publike.

2 artikuj për këtë temë.

3 VITE ME PARE

Pedagogët në prag greve, Kovaçi thirrje Ramës: Po kërcënohen, ndalni kërcënimet ndaj nesh!

Pedagogët/ Kovaçi: Presim 3 ditë, hyjmë në grevë
Sandër Kovaçi

TIRANË- Sandër Kovaçi, kreu i Sindikatës së Pedagogëve është shprehur se do të presin edhe tri ditë për tu futur në grevë, deri sa të reagojë Presidenti i Republikës. Në një deklaratë për mediat, tre orë pasi paralajmëruar futjen në grevë urie, Kovaçi thotë se pedagogët po kërcënohen pas paralajmërimit për të përshkallëzuar protestën e tyre. Ai i është drejtuar kryeministrit Edi Rama, të cilit i ka kërkuar të ndalë sulmet e presionet ndaj pedagogëve.

"Një kauzë që i përket jo vetëm dinjiteti të intelektualëve, por gjithë vendit, dëshmon se sa thellë ka hyrë kjo gjë në arsim. Po kërcënojnë kolegët tanë që po ndërmarrin hapin e grevës së urisë. Mos reagimi është plaga më e madhe e shoqërisë. Kjo protestë tregon se si kjo shtresë shoqërore po përballet me shtrëngime. I nderuar zoti kryeministrës kjo është një njësi e dritës që përdor forcën e argumentit. Greva e urisë është alarmi i kuq që ju nuk doni ta shikoni. Ndaloni sulmin ndaj pedagogëve, greva jonë është e drejtë e ligjshme,"- tha Kovaçi. 

3 VITE ME PARE

Kovaçi: Misioni ynë vazhdon, po presim përgjigje nga presidenti, duam të na garantohet jeta

Pedagogët/ Kovaçi: Presim 3 ditë, hyjmë në grevë
Sandër Kovaçi

TIRANË- Kreu i Sindikatës së Pedagogëve Sandër Kovaçi u shpreh se nuk ka tërheqje nga ana e tyre për të futur në grevë urie. Duke folur për mediat Kovaçi tha se ata i janë drejtuar Presidentit të vendit dhe institucioneve të rendit që t'u garantojnë jetën por pa dhënë detaje se çfarë dhe kush i ka kërcëuar pedagogët. Kreu i Sindikatës u shpreh se nëse atyre u garantohet jeta nga presidenti 30 pedagogë do t

Ata lënë pa një afat pritjen e tyre dhe se kur mund të nisë greva e urisë e paralajmëruar prej tyre për në orën 16:00 të ditës së sotme.

Sandër Kovaçi: Në pamundësi të marrjes së një përgjigje nga qeveria, Sindikata i drejtohet presidentit dhe institucuioneve të rendit për garantimin e jetës së pedagogëve që do të hyjnë në grevë urie dhe familjarëve të tyre. Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimnit dhe vlerës njerëzore. Besojmë shumë se është çështje që i takon të gjithëve. Nëse kjo garanci jepet për 3 minuta, 3 orë, apo edhe për 3 ditë, 30 pedagogë futen menjëherë në grevë urie.Ne jemi këtu për mbrojtjen e arsimit. Misioni ynë akademik vazhdon.Nëse marrin garanci për jetën 30 pedagogë kanë vendosur të futen në grevë. Do jenë në pritje të një përgjigje dhe për pak minuta do futen në grevë. Përgjigjen do e presin në ambientet e politeknikut.

Pyetje: Do të hyni sot në ngujim?

Sandër Kovaçi: Po presim përgjigje.

Sindikata e Pedagogëve dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej tre javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. 16 tetori do të niste me bojkot, i cili do të vijojë të paktën deri të premten. Ata kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore. Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet. Kjo u refuzua nga ata. Ndërkohë ditën e sotme u bë e ditur se është arritur një marrëveshje me ministrinë në lidhje me disa nga kërkesat e tyre por që mbetet ende e hapur dera e dialogut për rritjen e pagave që është dhe një kush nga i cili pedogogët nuk heqin dorë.

protesta e pedagogeve sander kovaci

Sondazh

Poll

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen