Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë rast janë njoftuar prindërit dhe deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit.
TIRANË- Protesta kombëtare e opozitës, e cila u zhvillua ditën e djeshme përfundoj me shoqërimin e 23 personave mes tyre edhe një i mitur, drejt ambienteve të komisariatit. Përmes një njoftimi zyrtar, Policia e Shtetit ka pranuar faktin se mes të shoqëruarve ishte edhe një i mitur.
Në njoftim thuhet se në lidhje me këtë rast janë njoftuar prindërit dhe deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit. Sipas tyre ai ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij. Gjatë kësaj proteste janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës.
Në reagimin zyrtar, policia thotë se protestuesit nuk u janë bindur thirrjeve të vazhdueshme të policisë, për të ndalur aktet e dhunës. Ndaj, si pasojë e kësaj ata janë detyruar të ndërhynë për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Njoftimi zyrtar i policisë
Gjatë tubimit të sotëm, të thirrur dhe organizuar nga Partia Demokratike, si pasojë e sulmeve me molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta para Kryeministrisë dhe sallës së Kuvendit, janë dëmtuar dhe po marrin ndihmë mjekësore 11 punonjës policie, të cilët ishin në krye të detyrës për mbarëvajtjen dhe garantimin e protestës. Ata janë vizituar në Spitalin e Traumës dhe në repartin e djegies nga Drejtori Vendor i Policisë së Tiranës, Elton Alushi, dhe Zëvendës/Drejtori për Rendin, Dashnor Muhaj.
Megjithë thirrjet e vazhdueshme të Policisë, përmes qendrës së zërit, për të ndalur aktet e dhunës, ato vijuan, ç’ka detyroi ndërhyrjen për shpërndarjen e turmës, sipas parashikimeve ligjore në fuqi.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka nisur menjëherë punën për dokumentimin ligjor të veprimeve të dhunshme të protestuesve ndaj punonjësve të rendit.
Shërbimet e Policisë vijojnë veprimet përmes analizimit të pamjeve filmike, për identifikimin e personave që kanë sulmuar dhe kryer akte të dhunshme, si dhe për shoqërimin e tyre.
Deri në këto momente janë shoqëruar 23 persona, dhe gjatë verifikimeve të gjeneratës dhe moshës, njëri prej tyre ka rezultuar i mitur. Menjëherë janë njoftuar prindërit dhe, deri sa është marrë nga prindërit, i mituri nuk ka qenë i shoqëruar në dhomat e shoqërimit, por ka qëndruar në zyrën e pritjes së qytetarëve, derisa është marrë në dorëzim nga prindërit e tij./Dosja.al
Foto ilustruse Dy hektarë serra të shkatërruara. Rreth 40 mijë euro investime të humbura dhe mbi 100 mijë euro mall që n...
Foto ilustruse TIRANË- Për ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashiko...
10-vjeçari TIRANË- Personi që shihni në foto është 10-vjeçari, i cili u arrestua dhe u dhunua nga policia gjat&...
TIRANË- Policia e Shtetit ka reaguar zyrtarisht, pas protestës së opozitës, ku njofton se nga hedhja e molotovit, lën...
TIRANË- Prindërit e 10-vjeçarit që u ndaluar nga policia gjatë protestës kanë reaguar, duke thënë se djali ka s...
TIRANË- Situata ka agravuar në komisariatin nr 1 në Tiranë, pasi një numër i madh protestuesish u shoqëruan pas protes...
foto ilustruese ELBASAN- Përgjimet nga dosja hetimore e Prokurorisë së Elbasanit në lidhje me arrestimin e tre personave, Ndriç...
TIRANË- Situata ka agravuar në ambientet e Komisariatit të Policisë nr.1 në Tiranë, ku ndodhen 20 protestues të ndalua...
pamjet PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurv...
pamje nga vendngjarja VLORË- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke ...