Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Agravon situata në komisariatin nr 1/ Qytetarë e deputetë të PD-së përplasen me policinë! Refuzon të japë informacione për arrestimet (VIDEO)
Në krah të familjarëve kanë qenë dhe deputetët e PD-së, mes tyre Tomorr Alizoti, Besar Xhaferri, Flamur Noka dhe avokatja Eda Grimçi. Gjithashtu ka pasur dhe një përplasje fizike në ambientet e brendshme të komisariatit.
24 Janar 2026, 22:17Nga E. D
TIRANË- Situata ka agravuar në komisariatin nr 1 në Tiranë, pasi një numër i madh protestuesish u shoqëruan pas protestës së opozitës. Siç shihet edhe në pamje familjarë të të shoqëruarit janë konfrontuar me policinë duke kërkuar informacion mbi personat që janë arrestuar.
Në krah të familjarëve kanë qenë dhe deputetët e PD-së, mes tyre Tomorr Alizoti, Besar Xhaferri, Flamur Noka dhe avokatja Eda Grimçi. Gjithashtu ka pasur dhe një përplasje fizike në ambientet e brendshme të komisariatit.
Megjithatë ende nuk dihen shumë detaje se çfarë ka ndodhur pasi janë mbyllur oborret e jashtme të komisariatit. Gjithashtu raportohet se Tomor Alizoti ka kërkuar takim me shefin e komisariatit për të marrë informacion por kërkesa nuk pranohet.
"Çfarë problemi ka. Pse është kjo mbrojtje. Duam të takojmë shefin e policisë e pyesim si është puna për hallexhinjtë që keni kapur. Na sqaroni" thotë Tomorri./Dosja.al