Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e forcave operacionale dhe speciale, punonjësve të specializuar dhe përdorimin e automjeteve të dedikuara.
PEQIN- Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka njoftuar se ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve të IEVP Fushë-Krujë, drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit. Sipas njoftimit zyrtar, gjatë këtij operacioni të mirëorganizuar janë transferuar gjithsej 142 persona, konkretisht 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.
Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e forcave operacionale dhe speciale, punonjësve të specializuar dhe përdorimin e automjeteve të dedikuara. Gjithashtu Drejtoria e Burgjeve nënvizoi se kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live, duke garantuar transparencë, kontroll dhe siguri maksimale.
Njoftimi:
Në zbatim të Planit të Masave Nr. 1261, datë 23.01.2026, dhe në kuadër të procesit të rikonstruksionit të IEVP Fushë-Krujë , Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka realizuar me sukses transferimin e të dënuarve dhe të paraburgosurve drejt institucioneve të tjera të vuajtjes së dënimit. Gjatë këtij operacioni të mirëorganizuar janë transferuar gjithsej 142 persona, konkretisht 85 drejt IEVP Peqin dhe 57 drejt IEVP Durrës.
Procesi është zhvilluar nën masa të shtuara sigurie, me angazhimin e forcave operacionale dhe speciale, punonjësve të specializuar dhe përdorimin e automjeteve të dedikuara. Në këtë operacion janë përfshirë 340 punonjës policie dhe 48 automjete. Operacioni u realizua me përdorimin e teknologjisë bashkëkohore dixhitale, përfshirë dronë për mbikëqyrje ajrore, sisteme anti-dron dhe sisteme komunikimi dixhital individual për çdo punonjës të përfshirë.
Kamerat e trupit dhe ato të automjeteve transmetuan pamje live, duke garantuar transparencë, kontroll dhe siguri maksimale. Gjithashtu, operacioni u koordinua në kohë reale me të gjitha institucionet ligjzbatuese përgjatë itinerarit të lëvizjes, përfshirë Prokuroritë e Juridiksionit të Përgjithshëm, Drejtoritë Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës, si dhe komisariatet përkatëse, duke siguruar një bashkëpunim efikas ndërinstitucional.
Të dyja autokolonat mbërritën pa asnjë incident në destinacionet përkatëse, ku u zbatuan procedurat standarde për pritjen, kontrollin dhe akomodimin e të paraburgosurve dhe të dënuarve, në përputhje të plotë me legjislacionin dhe rregulloret në fuqi. Ky operacion dëshmon angazhimin maksimal të Sistemit të Burgjeve për garantimin e sigurisë, investimin në infrastrukturë moderne, përdorimin e teknologjisë së avancuar dhe respektimin me rigorozitet të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Sistemi penitenciar shqiptar vijon të jetë i përkushtuar në ndërtimin e një sistemi bashkëkohor, transparent dhe të sigurt, në funksion të rendit, ligjit dhe dinjitetit njerëzor./Dosja.al
pamje nga vendngjarja VLORË- Një sherr ka ndodhur mes dy personave në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë, duke ...
TIRANË- Gazetarët dhe punonjësit e mediave kanë mbetur të lënduar nga hedhja e gazi lotsjellës nga efektivët e po...
TIRANË- Një moment pikant ka ndodhur gjatë protestës së opozitës para parlamentit, ku një protestues i Partisë De...
TIRANË- Situata mes protestuesve të Partisë Demokratike dhe policisë, të cilët gjenden përpara parlamentit, është...
Shkëlzen Berisha TIRANË- Shkëlzen Berisha, djali ish-kryeministrit Sali Berisha ishte i pranishëm në protestën Kombë...
TIRANË- Një i mitur është goditur nga bombula e gazit lotsjellës, teksa efektivët e policisë po shpërndanin me gaz lot...
TIRANË- Situata para godinës së Parlamentit vijon të jetë e agravuar, pas përplasjes së protestuesve me efektivët...
Protesta TIRANË- Policia dhe FNSH kanë shpërndarë protestuesit nga Kryeministria. Pasi qytetarët hodhën molotov dhe fish...
pamjet TIRANË- Pas mbarimit të fjalimit të Kryedemokratit Sali Berisha, situata është përshkallëzuar. Protestuesit kan&...
Florjan Binaj TIRANË- Aktori, moderatori dhe aktivisti Florjan Binaj i është bashkuar protestës masive të opozitës. Protesta ...