Dita e 11-të e protestave/ Pritet mobilizim masiv në përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit
10 Qershor, 16:58
...
Aktualitet
"Mos e kruaj me miletin"/ Protesta masive për largimin e Ramës, qytetarët shprehen përmes pankartave: Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim
"Tani është radha jonë", Nga e thëna në të bërë duhet të kalosh mbi shqiptarë të tërë”, “Si treg i gjësë së gjall në kohë lufte të kanë vjedh popull i mjerë mos e lini barin t’ju m’ijë n’derë”, “Jemi rritur me shprehjen mos e kruj me shtetit, por shteti duhet ta kuptojë që mos ta kruajë me miletin”, “Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim”, “Gjërat kanë ndryshuar, dikur Çezari ishte perandor, sot është sallatë”, “Një ditë të varfrit nuk do të kenë asgjë për të ngrënë veç të pasurve”, këtë ishin disa nga pankartat me mesazhe të forta për qeverinë.
11 Qershor 2026, 09:22Nga E. D
TIRANË- Qytetarët shqiptarë u mblodhën dje në Kryeqytet në një protestë masive, duke kërkuar largimin e Kryeministrit Edi Rama. Me pankarta në duar, ata dhanë mesazhe të forta politike, sociale dhe patriotike. Përmes pankartave, protestuesit shprehën pakënaqësinë ndaj e qeverisjes dhe listuan kërkesat e tyre.
"Tani është radha jonë", "Nga e thëna në të bërë duhet të kalosh mbi shqiptarë të tërë”, “Si treg i gjësë së gjall në kohë lufte të kanë vjedh popull i mjerë mos e lini barin t’ju m’ijë n’derë”, “Jemi rritur me shprehjen mos e kruj me shtetit, por shteti duhet ta kuptojë që mos ta kruajë me miletin”, “Në Shqipëri lindëm, për Shqipërinë vdesim, kurrë nuk e falim, kurë nuk e shesim”, “Gjërat kanë ndryshuar, dikur Çezari ishte perandor, sot është sallatë”, “Një ditë të varfrit nuk do të kenë asgjë për të ngrënë veç të pasurve”, këtë ishin disa nga pankartat me mesazhe të forta për qeverinë.
Protesta nisi në sheshin “Skënderbej” dhe vijoi drejt Kryeministrisë ku u mbajt tubim për disa orë, për të nisur më pas marshimin në rrugët e kryeqytetit deri në orët e vona të natës. Protestuesit kanë bërë thirrje që qytetarët t’i bashkohen revoltës së tyre edhe në ditët në vijim, ndërsa nesër pritet që të mbahet protesta e radhës./Dosja.al