LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse agjërojnë të rinjtë shqiptarë? Për besimin fetar, për ‘detyrim’ apo snobizëm...? Flet një Myfti dhe një sociolog

Ka edhe nga ata që zgjedhin të agjërojnë për snobizëm, për t’u ndjerë pjesë e një grupi edhe pse nuk ndjekin ritet fetare gjatë këtij muaji.

5 Prill 2023, 11:27 Nga k.m.
Pse agjërojnë të rinjtë shqiptarë? Për besimin
Foto ilustruese

TIRANË- Në Shqipëri ka një numër në rritje nga viti në vit të të rinjve që agjërojnë gjatë Muajit të Ramazanit. Sigurisht pjesa dërrmuese janë besimtarë, jo detyrimisht praktikantë të fesë islame. Por ka edhe të tjerë që e mbajnë agjërimin të “ndikuar” nga familja apo rrethi shoqëror. Ka edhe nga ata që zgjedhin të agjërojnë për snobizëm, për t’u ndjerë pjesë e një grupi edhe pse nuk ndjekin ritet fetare gjatë këtij muaji. Ndërsa të tjerë, duket se agjërojnë pasi e kanë kuptuar se jemi në një kohë kur të gjithë po përpiqen të gjejnë diçka më kuptimplotë për të ruajtur vetëdijen...

“Kam katër vjet që mbaj agjërim. Jam nga Dibra dhe që në moshën 16-vjeç iu bashkova familjes, prindërve dhe vëllait duke mbajtur të gjithë Ramazan. Ndjehem mirë dhe ky muaj më bën të reflektoj shumë”.

Paloma Drizi, 20-vjeçare, studente e degës Gjuhë-Letërsi në Tiranë, pas mësimit punon në një prej dyqaneve në “Myslym Shyri”, Tiranë.

Për Gazetasi.al, studentja tregon se edhe pse në shkollë dhe punë, nuk e ka ndaluar veten të agjërojë.

“Në konvikt jetoj me një shoqe e cila mban dhe ajo Ramazan. Para nisjes së muajit të madhërishëm, prindërit më furnizojnë me ushqime për muajin. Fakti që dhe shoqja e dhomës mban agjërim, më lehtëson sepse kemi të njëjtat rite, ngrihemi në mëngjes sipas kalendarit të agjërimit, 04:45 çdo ditë, përgatisim Syfyrin dhe hamë të dyja. Po ashtu dhe Iftarin, shoqja më pret sapo të mbyllë punën në ora 21.00 dhe ulemi të dyja në tryezë”, thotë Paola, siç ka dëshirë ta thërrasin.

Mbi tavolinën e punës në dyqan Paola ka vendosur dy krepa të mbështjellë me qese alumini. Sapo ora shënon 19:00 kur hapet Iftari, Paola (meqenëse është në punë dhe nuk i lejohet të hajë kur u shërben klientëve) pi ujë për ta nisur ritualin. Vajza e re thotë se është e informuar për të gjithë ritualin e Ramazanit dhe  e bën me shumë dëshirë.

Por a beson realisht? A është një praktikante e rregullt? Përgjigjia e studentes është “Jo”.

“Unë kur ngrihem në mëngjes për Syfyrin, laj duart e sytë sipas ritit por nuk falem. Mami e babi e bënin, unë jo. Nuk shkoj në xhami por besoj në fenë islame. Përpiqem të jem njeri i mirë, të mos bëj keq, të dua njerëzit”, tregon studentja nga Dibra.

Agjërimi, sipas saj, i tregon më mirë se si ndjehen njerëzit që kanë mungesë të ushqimit. Dhe ajo përpiqet që ti ndihmojë ata me aq sa mundet. Edhe Rozi, një parukiere në një nga sallonet estetike në Tiranë, këtë vit ka vendosur të agjërojë bashkë me të shoqin. Rozi punon 8 orë në sallon, por thotë se përveç ditëve të para, nuk ka asnjë problem me ushqimin.

“Trupi ndjehet i lehtë, këtë kam vënë re. Është hera e parë që agjëroj pasi vitet e shkuara e mbaja vetëm disa ditë gjatë muajit. Nuk shkoj në xhami, as nuk e praktikoj, kam lexuar kuranin dhe kam dëgjuar në familje për Ramazanin”, thotë ajo.

Kurse Vera, një pronare copash në tregun e Medresesë, është një myslimane e devotshme. Ajo është  e mbuluar, shkon në xhami, madje dhe në pelegrinazh në Mekë. Kur e pyet për tendencën e të rejave e të rinjve që duan të agjërojnë, buzëqesh dhe thotë vetëm: Allahu ua pranoftë!

I pyetur nga Gazetasi.al, Myftiu i Tiranës Lauren Luli thotë se ka një shtim të numrit të personave që agjërojnë dhe kanë përqafuar islamin. Për të, kjo është një gjë e mirë dhe tregues i rritjes së numrit të besimtarëve.

Myftiu i Tiranës, Lauren Luli. Gazeta Si, prill, 2023.

“Për mua s’do të thotë gjë që nuk praktikojnë besimin. Mjafton që e njohin si rit, e dinë ç’duhet të bëjnë gjatë muajit të Ramazanit dhe është gjë e mirë që duan ti përkushtohen zotit. Nuk mendoj se ka lidhje me snobizmin apo ndonjë arsye tjetër”, thotë Myftiu i Tiranës Lauren Luli.

Por sociologu Gëzim Tushi nuk mendon kështu. Sipas tij, arsyeja pse njerëz që nuk praktikojnë fenë islame, agjërojnë, ka lidhje më së shumti me vlerat shëndetësore të agjërimit. Por nuk përjashtohet dhe snobizmi.

“Kam lexuar se një nga sekretet e jetëgjatësisë është mbajtja e agjërimit. Vlerat shëndetësore të këtij riti janë të mëdha. Besoj se njerëzit që e mbajnë, e kanë parë se sa mirë u ka bërë dhe e vazhdojnë”, thotë Tushi duke shtuar se nuk e lidh kurrsesi me besimin islam madje “i duket si një garë mes feve se kush përfiton më shumë ndjekës”.

Mes njerëzve që agjërojnë, thotë Tushi, ka dhe prej atyre që e bëjnë për snobizëm, për t’u ndjerë pjesë e një grupi edhe pse nuk ndjekin ritet e tyre. Gent Tufa, aktivist i të rinjve thotë për Gazetasi.al se jemi në një kohë kur të gjithë po përpiqen të gjejnë diçka më kuptimplotë për të ruajtur vetëdijen.

“Përtej arsyes kryesore që është besimi, ka të bëjë edhe me njëfarë përkatësie kulturore, tradite dhe mënyre identifikimi. Dhe tek kultura pastaj futet edhe snobizmi, trendi e me radhë, por në vetvete agjërimi është pikërisht rruga që të nxjerr prej snobizmit, që të mundëson parakushtet për të medituar dhe njohur vetveten, dhe për të shfaqur një version më të mirë, më të fortë, me më shumë vullnet të njeriut”, thotë Tufa i cili shton se sigurisht në vendin tonë është edhe si trend, duke qenë se islami po futet gjithmonë e më tepër si narrativë në rrjetet sociale.

Por Elona Mustafaraj, psikologe këshillimi për adoleshentët dhe të rinjtë, e sheh shtimin e të rinjve që agjërojnë si një praktikë që nxitet nga grupi shoqëror apo mjedisi social si një praktikë pozitive, dhe jo i nxitur nga rrjetet sociale.

“Gjithë analiza duhet të bazohet te mosha e të rinjve, qasja e tyre ndaj praktikave të besimit dhe historia apo e kaluara e tyre lidhur me agjërimin dhe praktikat e tjera, koha lidhur me praktikimin e besimit. Nëse këto elementë janë sporadikë dhe jo të qëndrueshëm atëherë unë e shoh si diçka vetëm pjesërisht të lidhur me besimin”, thotë ajo.

Diçka të tillë na e pohon edhe A.L., një 25-vjeçare që agjëron prej 6 vitesh tashmë, thotë për Gazetasi.al se agjërimi është i vetmi rit që ndjek dhe nuk ka tentuar kurrë të jetë “më shumë besimtare”.

“Unë agjëroj sepse tani më është kthyer në diçka që duhet ta bëj bashkë me familjen time çdo vit por kjo nuk më ka penguar që para dy ditësh të festoj ditëlindjen në një prej clube-ve të Tiranës, edhe pse thonë se nuk duhet ta bëj”, shprehet ajo.

Psikologe Ariana Muça thotë se në ditët e sotme të gjithë të rinjtë kanë nevojë për një pikë referimi për të gjetur besimin në veten e tyre dhe influenca e grupit social ku bëjnë pjesë ndikon shumë fort mbi mënyrën e të menduarit dhe të sjellurit.

"Besimin sot të rinjtë e kanë përvetësuar si formë e zhvillimit të identitetit të tyre. Prandaj së fundmi po shohim shumë të rinj që bëhen pjesë e besimeve fetare"./GazetaSi

muaji i ramazanit

Sondazh

Poll

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës