LIVE UPDATES
Aktualitet

Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?

Sindikatat nuk janë të kënaqura dhe më shumë se një milion njerëz protestuan javën e kaluar kundër kësaj mase. Protesta të tjera dhe greva u paralajmëruan për datën 31 janar.

24 Janar 2023, 07:55 Nga A.B
Pse Macron dhe sindikatat kanë mosmarrëveshje për pensionet?
Protesta

Qeveria e Francës prezantoi të hënën një projektligj, që parasheh ndryshime të mëdha në sistemin e pensioneve. Për më tepër, ato do të rrisin moshën e pensionimit nga 62 në 64 vjeç.

Sindikatat nuk janë të kënaqura dhe më shumë se një milion njerëz protestuan javën e kaluar kundër kësaj mase. Protesta të tjera dhe greva u paralajmëruan për datën 31 janar.

Çfarë dëshiron të ndryshojë Qeveria e presidentit Emmanuel Macron dhe pse? Çfarë do të thotë për punëtorët dhe pse kaq shumë njerëz janë kundër?

Të gjithë të pensionuarit francezë marrin pension shtetëror. Financimi i sistemit bazohet në rishpërndarjen e një takse specifike - nga ata që punojnë tek ata që janë në pension.

Parashikimet janë që sistemi të zhytet në deficit dekadën e ardhshme, për shkak të plakjes së popullsisë.

Pensioni mesatar këtë vit është 1.400 euro në muaj, pasi të zbriten taksat.

Sistemi është kompleks dhe me dallime, varësisht profesioneve dhe sektorit privat dhe publik. Disa lejohen të dalin në pension të parakohshëm, përfshirë ushtarët, oficerët e policisë dhe njerëzit me punë të vështira fizike.

Qeveria thotë se ndryshimet do ta bëjnë sistemin financiarisht të qëndrueshëm.

Punëtorët që kanë lindur në vitin 1961 dhe që është dashur të dalin në pension këtë vit, do të duhet të punojnë edhe tre muaj shtesë.

Të lindurit në vitin 1968 e këndej duhet të jenë së paku 64 vjeç dhe të kenë punuar 43 vjet për të pasur të drejtën e pensionit të plotë.

Ata që nuk i plotësojnë kushtet - si shumë gra që kanë ndërprerë karrierën e tyre për t’i rritur fëmijët ose ata që kanë pasur periudha të gjata studimesh dhe kanë filluar të punojnë vonë - do të duhet të presin deri në moshën 67-vjeçare për të marrë pension të plotë.

Ata që kanë filluar të punojnë nga mosha 14 deri në 19-vjeçare, do të lejohen të marrin pension të parakohshëm, si dhe personat me probleme të mëdha shëndetësore.

Qeveria thotë se ndryshimet do të mundësojnë edhe rritjen e pensionit minimal për 100 euro, përkatësisht në rreth 1.200 euro.

Sondazhet e opinionit tregojnë se shumica e francezëve janë kundër planit. Protestat e së enjtes - shfaqja e parë publike e rezistencës ndaj masave - mblodhën turma më të mëdha njerëzish se viteve të kaluara.

Tetë sindikatat kryesore të punëtorëve të Francës janë duke i bërë thirrje Qeverisë që të heqë dorë nga masa e moshës.

Është hera e parë që nga viti 2010 që të gjitha sindikatat i bashkojnë forcat kundër një reforme të planifikuar.

Kundërshtarët thonë se ka mënyra të tjera për të siguruar financimin e pensioneve - për shembull nëpërmjet një takse për të pasurit ose rritjes së kontributeve në listën e pagave, që paguhen nga punëdhënësit.

Shumica e partive opozitare u zotuan se do të zhvillojnë një betejë të ashpër kundër projektligjit në Parlament.

Ndryshimet janë përfshirë në një projektligj për ndryshimin e buxhetit, i cili është paraqitur zyrtarisht në një mbledhje të kabinetit, të hënën. Ato do të fillojnë të debatohen në Parlament më 6 shkurt.

Aleanca e qendrës e Macronit ka humbur shumicën parlamentare vitin e kaluar, megjithatë përbën ende grupin më të rëndësishëm në Asamblenë Kombëtare.

Përndryshe, Qeveria mund të shfrytëzojë një kompetencë të veçantë për ta kaluar ligjin pa votim, por një veprim i tillë do të vinte me çmimin e kritikave të mëdha. Projektligji më pas do të duhej të votohej nga Senati.

Qeveria synon ta miratojë projektligjin deri në verë, në mënyrë që ndryshimet të hyjnë në fuqi në shtator. Megjithatë, planet e saj mund të prishen, varësisht shkallës së protestave dhe kohëzgjatjes së tyre./REL

protesta france

Sondazh

Poll

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë