LIVE UPDATES
Aktualitet

REPLIKAT/ Taulant Balla: Protesta e 21 Janarit ishte paqësore! Artan Hoxha: Po të ishte e tillë nuk hipja në katin e katërt unë

Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla ka deklaruar se është thirrur në Prokurori për të dhënë dëshmi si pjesë e forcës politike, organizuese të kësaj proteste.

23 Janar 2023, 23:33 Nga F.M
REPLIKAT/ Taulant Balla: Protesta e 21 Janarit ishte paqësore! Artan Hoxha:
Artan Hoxha dhe Taulant Balla

TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka replikuar me gazetarin Artan Hoxha. Nw njw lihje nw emisionin 'Opinion", Balla tha se protesta e thirrur nga PS-ja më 21 Janar 2011 ishte një protestë paqësore. Gazetari Artan Hoxha i është kundërpërgjigjur. I gjendur nw studio, nw tw njwjtin program, Hoxha i tha Ballws se nëse do të ishte paqësore protesta e 21 Janarit 2011, ai nuk do të hipte në katin e katërt. Ndër të tjera, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Balla ka deklaruar se është thirrur në Prokurori për të dhënë dëshmi si pjesë e forcës politike, organizuese të kësaj proteste.

Taulant Balla: Qoftë unë apo kolegët tanë që jemi hetuar për organizimin e protestës kemi dhënë dëshmitë tona. Berisha mund të ndërhynte, me këto veprime urdhri për të goditur, Ndrea Prendit i ka ardhur nga Sali Berisha.

Artan Hoxha: Ju keni qenë nën hetim, a jeni thirrur nga Prokuroria? Si u pushua çështja juaj?

Taulant Balla: Ne jemi thirrur disa herë, kemi dhënë të gjitha deklarimet tona. Ajo ishte një protestë paqësore që u godit pa u mbledhur protestuesit.

Artan Hoxha: Po të ishte paqësore ajo, nuk hipja në katin e katërt unë.

Taulant Balla: Nuk keni asnjë qytetar apo protestues, të ketë depërtuar brenda murit rrethues të godinës, ke 2 dëshmorë të cilët janë pa autor.

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka dhënë më shumë detaje rreth kallëzimit të ri është dorëzuar në SPAK për çështjen e 21 Janarit si dhe ka thënë që edhe grupi parlamentar i PS-së do të dorëzojë një kallëzim tjetër lidhur me 21 Janarin e vitit 2011.

Taulant Balla: Unë jam një prej personave, ose organizatorëve të cilëve iu është hequr imuniteti për organizimin e protestës së Janarit 2011. Në Mars 2013 kemi dorëzuar një kallëzim penal, kemi dorëzuar herë pas here dokumentacion. Do të ketë dhe një kallëzim tjetër në emër të grupit parlamentar të PS.

Në momentin që jemi, nga ana e Prokurorisë së Tiranës ka ende një procedim penal dhe 2 vrasje pa autor, dëshmorët Aleks Nika dhe Hekuran Deda, plagosja e një gazetari dhe në këtë kontekst, vrasjet pa autor nuk arkivohen.

Gjatë 2022-shit, familjarët dhe po ashtu edhe unë, i jemi drejtuar publikisht drejtuesit të Njësisë së Posaçme SPAK. Personat të cilët në vlerësimin tonë duhen vendosur nën akuzë, ose janë persona që duhen hetuar për një sërë çështjesh penale, janë persona që hyjnë nën juridiksionin e Njësisë së Posaçme, SPAK, që nga Ndrea Prendi, ministri i brendshëm dhe kryeministri i asaj kohe.  

Nuk ke asnjë person të vrarë brenda Kryeministrisë, kemi të bëjmë me një vrasje shtetërore. Është e turpshme që me urdhrin e Berishën janë fshirë serverat dhe vepra e parë penale është pengimi i drejtësisë.

Ne kemi bërë në kallëzimin tonë të parë 11 Mars 2013. As unë dhe as ju nuk kemi pritur që prokuroria e drejtësisë së vjetër ta hetojë këtë çështje. PS si organizatore e protestës është palë e dëmtuar, ata 4 dëshmorë ishin 4 nga shokët tanë.

Sot, Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimin e audio-përgjimet e publikuara nga gazetari Artan Hoxha lidhur me tragjedinë e 21 janarit të vitit 2011. 12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.

Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?

Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al

artan hoxha taulant balla pergjimet e 21 janarit

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen