LIVE UPDATES
Aktualitet

“Prokurori më kërkoi lekë”, i riu nga Berati: Kam 1 vit në arrest shtëpie, dëmtimet me shkop golfi m'i ktheu në plagosje me armë

Neritan Tafa, nga fshati Arrëz në Dimal u ankua se ka 1 vit në arrest shtëpie, ndërkohë që para kësaj mase ka qëndruar 40 ditë në arrest me burg. Ai thotë se akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje me armë kur në ngjarje nuk është përdorur armë. Dëmtimet kanë ardhur nga një shkop golfi, teksa të gjitha ekspertimet e të dëmtuarit, e kanë nxjerrë se “s’është përdorur armë”.

23 Janar 2023, 22:44 Nga DOSJA
“Prokurori më kërkoi lekë”, i riu nga Berati: Kam 1
Neritan Tafa

BERAT- Fiks Fare denoncoi veprimet e një prokurori në Berat, i cili ka mbajtur “peng” një emigrant për më shumë se 1 vit, duke e akuzuar për plagosje me armë, armë pa leje, përdorim armësh. Por, nga hulumtimi i emisionit investigativ rezultoi se në atë ngjarje nuk është përdorur asnjë armë, madje ngjarja është shkaktuar aksidentalisht.

Neritan Tafa, nga fshati Arrëz në Dimal u ankua se ka 1 vit në arrest shtëpie, ndërkohë që para kësaj mase ka qëndruar 40 ditë në arrest me burg. Ai thotë se akuzohet për armëmbajtje pa leje, plagosje me armë kur në ngjarje nuk është përdorur armë. Dëmtimet kanë ardhur nga një shkop golfi, teksa të gjitha ekspertimet e të dëmtuarit, e kanë nxjerrë se “s’është përdorur armë”.

Por, në fund, prokurori i Beratit Dritan Gripshi e akuzon për armë! Denoncuesi thotë se para se çështja të dërgohej në gjykatë i kanë shkuar disa persona “në emër të prokurorit” për t’i dhënë ryshfet. Dhe, në momentin që s’ka paguar shumën, prokurori i ka ngritur këto akuza.

Fiks Fare siguroi dosjen e plotë të kësaj çështje, të gjitha aktet e ekspertimit, madje edhe kamerat e sigurisë. Në asnjë prej provave nuk del që është përdorur armë. Fiksi bisedoi edhe me të dëmtuarin, i cili deklaron me zë dhe figurë se “autorin e kam shok, unë jam dëmtuar me shkopin e golfit”. Hetimet janë ndjekur nga Oficeri i Policisë Gjyqësore i Prokurorisë së Beratit Erind Çela, i cili shkruan në dokumente se “s’është përdorur armë”. Madje, sugjeron edhe pushimin e kësaj çështje. Edhe në një bisedë me të afërmit e autorit, ky OPGJ pranon se “s’kishte armë”.

Denoncuesi: “Më kërkuan para”, prokurori më mori “peng”!

Denoncuesi Neritan Tafa tha për “Fiks Fare” se në datën datën 7 janar 2022 e ka telefonuar nipi i tij dhe i thotë se kishte bërë fjalë në një lokal në Dimal, ish Ura Vajgurore. “Shkova te ai vendi dhe nipi më tha që kam bërë fjalë. Mora një shkop golfi se thashë do më qëllonin. Shkova atje, takova palën kundërshtarë. Ishin shokët e një nipi tjetër. Palët u qetësuan. Ai personi iku dhe unë piva birrë me disa shokë dhe pronarët e lokalit” thotë denoncuesi, ndërsa tregon se në dorë kishte shkopin e golfit.

“E kam pasur në makinë që nga Anglia, se unë jetoj dhe punoj andej. Në një moment më pyet një shok tjetër se si përdoret dhe unë ua tregoj. Kur e lëviz, shkopi prek disa kangjella hekuri dhe thyhet. Mua më mbet në dorë vetëm shkopi. Kaluan dy a tri minuta dhe një shoku im ankohet për dhimbje. Në fillim se ndjeu. Pa këmbën dhe tha po më del gjak. E pamë dhe e kishte prekur shkopi golfit. Ngaqë kisha pirë birra, në spital e dërgoi dikush tjetër. E çuan. Pyeta në telefon mirë është, mirë më thanë. Qëndrova në shtëpi. Në mëngjes, 20 policë me erdhën në shtëpi. Kontrolluan mbarë e prapë dhe s’më gjetën gjë. Më thanë do vish se ka ndodhur diçka.

Shkova dhe më thanë se ke plagos shtetasin Erjon Furrxhiu me armë. U thashë se është dëmtuar nga një shkop golfi, siç edhe ndodhi. Jo më thanë dhe më mbajtën brenda. Pas 3 ditësh dola për masë sigurie dhe më vendosën arrest me burg 40 ditë. Bënë disa hetime dhe nuk gjetën gjë. Pas 40 ditësh më vendosën arrest shtëpie, që jam edhe sot e kësaj dite. S’e di për ça më mbajnë akoma, kur skam bërë gjë” thotë denoncuesi.

Ai pohon se hetimet i ka ndjekur drejtuesi i Prokurorisë së Beratit Dritan Gripshi. “Ndoshta ka mësuar se unë kam qenë në Angli dhe do kem ‘thasë me lekë’. Më kanë ardhur disa sekserë dhe më kanë kërkuar para’. Unë s’kam bërë asnjë gjë dhe se i dëmtuari ka bërë deklaratë noteriale se nuk është plagosur me armë. Janë 20 dëshmitarë, të gjithë thonë s’ka pasur armë. Ka edhe kamera sigurie, filmime. Edhe aty s’ka armë! Ku e gjeti armën prokurori? Edhe oficeri që ka ndjekur hetimet ka sugjeruar që të pushohet se s’ka armë!” pohon denoncuesi.

Më tej ai ngre edhe një akuzë të rëndë, që i adresohet direkt prokurorit. “Mendoj se gjithçka u bë që unë të paguaja ryshfet. Nuk pagova dhe po vuaj këto pasoja. Unë jam emigrant i ligjshëm në Angli, jam specialist ekskavatori. Jam manovrator i mirë dhe kam një pagë 43 mijë euro në vit në Angli. Kam edhe kontratë. Këto më kanë dëmtuar shumë, qoftë financiarisht apo moralisht. Vetëm e vetëm që të më mbanin kështu. Të dëmtuarin e kam shok, s’ka prova por sërish më akuzojnë për armë pa leje kur s’është gjetur asnjë armë” përfundoi denoncuesi.

I dëmtuari: S’kishte armë, autorin e kam shok të ngushtë

Gazetarët e Fiks Fare biseduan me të dëmtuarin e kësaj ngjarje, Erjon Furrxhiu, i cili aktualisht ndodhet në Itali. “Në datën 7 janar 2021 kam qenë në një lokal në Dimal, ish Ura Vajgurore. Kam qenë me shokun tim Neritan Tafa. Neri ka pasur në dorë një shkop golfi dhe u ka treguar të tjerëve si luhet. Në një moment e lëviz, kap kangjellat dhe thyhet. Nuk ndjeva asnjë gjë. Pas dy a tre minutash ndjej një dhimbje dhe pash këmbën që po më dilte gjak. U them të tjerëve se po më del gjak, më çon në spital një shoku im. Atje më bëjnë të gjitha mjekimet.

Nuk më goditi njeri me armë, por me atë shkop” thotë Erjoni. Më pas tregon se të nesërmen ka mësuar se ishte arrestuar shoku i tij, Neritan Tafa, për plagosje me armë. “Bëj deklaratë noteriale dhe ia çoj prokurorit Dritan Gripshi se s’më ka plagosur me armë, e fal autorin pasi e kam shok të vjetër. Aty kishte 20 dëshmitarë dhe të gjithë thonë s’është përdorur armë. Tani shkruajnë se ka pasur armë, s’e kuptoj se unë jam i dëmtuari dhe s’kam dëgjuar asnjë zhurmë, asnjë gjë. Më kanë marrë rrobat dhe aty s’ka dalë që të ketë armë. Kam shkuar dy herë në Tiranë te IML-ja, kam shkuar me shpenzimet e mia se prokurori s’më çonte. Të dyja herët doli që dëmtimet s’janë nga arma, por nga shkopi golfit” përfundon i dëmtuari.

Oficeri i policisë: S’kishte armë, e di vetëm prokurori Gripshi

Fiks Fare ka siguruar dosjen e plotë të kësaj çështje, e cila ndodhet në Prokurorinë e Beratit. Hetimet janë ndjekur nga drejtuesi i Prokurorisë së Beratit, Dritan Gripshi. Në dosje ndodhen të gjitha aktet e ekspertimit, ato mjekoligjore. Të gjitha aktet tregojnë se “s’është përdorur armë”. Prokurori ka analizuar të gjitha provat dhe në fund e akuzon Neritan Tafën për “mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Madje edhe për “veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

“Si i pengova kur unë 40 ditë kam qëndruar në arrest me burg dhe pjesën tjetër në arrest shtëpie?!” thotë ai. Ndërkohë, në dosje është edhe një shkresë e Oficerit të Policisë Gjyqësore Erind Çela, i cili ka bërë të gjitha veprimet. Ky OPGJ i sugjeron prokurorit pushimin e hetimeve “për mbajtje pa leje të armëve, prodhimit të armëve dhe municionit” si dhe të “plagosjes me armë”.

Familjarët e të akuzuarit takojnë oficerin e policisë, i cili pranon se “s’ka pasur armë, por vendimmarrjen e ka vetëm prokurori”. “Çështjen besoj e ka dërguar në gjykatë prokuroria. Dosjen duhet ta kërkosh me informacion zyrtar. Se unë detyrat e mia i mbarova. Dosja ka kaluar andej nga gjykata” thotë oficeri. Më tej pohon se ai është oficeri që ka bërë veprimet që i ka ngarkuar prokurori, ndërkohë kërkesat e tjera bëhen në gjykatë. “Ai (denoncuesi) i ka nënshkruar letrat” thotë oficeri, ndërkohë që familjarët e pyesin se “ekspertiza e nxori se nuk kishte armë”. Oficeri e pranon se “po, po dakord”, ndërsa këmbëngul se të gjitha provat ia ka shpjeguar të akuzuarit. “Neri këtu erdhi dhe ja komunikova të gjitha letrat. Prandaj po habitem. Ai e ka informacionin, sepse u përfundua. Dosja vajti në gjykatë. I ka shkuar ndonjë kopje, duhet të jetë nisur sepse di që i ka përfunduar veprimet ai prokurori dhe ka bërë kërkesën. Unë përfundova veprimet dhe ja kam zbritur prokurorit. S’di gjë më ça është bërë” justifikohet OPGj-ja. Pra, oficeri pranoi se s’është përdorur armë. Por, vendimin e ka marrë kryeprokurori i Beratit, Dritan Gripshi. Pavarësisht se s’ka asnjë provë për përdorimin e armëve, ku prokuror e akuzon për mbajtje, prodhim armësh!

Marrë nga TOPCHANNEL

neritan tafa dritan gripshi

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje