Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në një prononcim pas marrjes në pyetje nga Drejtoria e Policisë, Hoxha tha se kjo gjë tregon se Berishën e kanë lëkundur për audio.
TIRANË- Gazetari Artan Hoxha është shprehur se ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mungesë kreativiteti kur është shprehur se përgjimet e reja lidhur me 21 janarin janë një mashtrim i ish-kryepolicit Ardi Veliu. Në një prononcim pas marrjes në pyetje nga Drejtoria e Policisë, Hoxha tha se kjo gjë tregon se Berishën e kanë lëkundur për audio.
"Nuk më zhgënjeu Berisha në deklaratën që bëri sot, më zhgënjeu tek pjesa e imagjinatës, nuk është më aq kreativ sa ka qenë më parë. Ta katandisësh këtë gjë tek Ardi Veliu, do të thotë të kesh mungesë kreativiteti, mungesë e madhe frymëzimi. Besoj se kjo gjë ka ardhur për shkak të daljes së këtij elementi. Ai nuk është përballur me drejtësinë për këtë çështje dhe ka të drejtë të marrë në mbrojtje ata që kanë bërë atë gjë më 21 janar. Të gjithë duhen hetuar, që nga momenti që nisi protesta, pse nisi protesta dhe kush i mori në mbrojtje autorët e krimit,"- tha Hoxha.
12 vite pas tragjedisë, Hoxha publikoi bisedën e zhvilluar mes Ndrea Prendit, komandanti i atëhershëm i Gardës së Republikës, me vartësit e tij, të cilët qëlluan drejt protestuesve në 21 janar para kryeministrisë. Ai zbardhi audio-përgjimet që sipas tij tregojnë se vrasjet u bënë me urdhër, pasi në bisedë dëgjohet qartë porosia e Prendit për vartësit më 21 janar.
Çfarë ndodhi më 21 janar 2011?
Më 21 janar 2011, në një protestë të organizuar nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë, u vranë nga Garda e Republikës 4 protestuesit Ziver Veizi, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda dhe Aleks Nika. Kryeministri i kohës, Sali Berisha deklaroi se opozita kishte përgatitur një "grusht shteti" për të rrëzuar qeverinë, ndërsa opozita akuzoi qeverinë se vrau 4 qytetarë të pafajshëm. Në hetimin që u bë për vrasjen e protestuesve, të pandehur u morën Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, ish-komandanti i Gardës, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg./Dosja.al
Majlinda Bregu TIRANË- Procedurat e gjata, të vështira dhe reduktimi i madh i rasteve të lëshimit të vizave, e ka ...
Kapet shqiptari në shtëpi bari BRITANI- Një 20- vjeçar shqiptar i identifikuar me emrin Drin Truni është arrestuar nga poli...
Artan Hoxha TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka kërkuar që Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar t&...
policia Italiane ITALI- Një operacion blic është zhvilluar në Itali, në kuadër të së cilës janë lësh...
Drogë GJERMANI- Një 15-vjeçar shqiptar është vënë në pranga në Gjermani, pasi është kapur duke shp...
ekstazi TIRANË- Kejvin Vasej, Grigor Gjinarari dhe 17- vjeçari me iniciale E. M., janë tre të rinjtë që u arretuan dj...
Itali ITALI- Një 33-vje çar italian është përleshur me katër shqiptarë, të cilët i ishin futur në banes...
Banori në Shkodër SHKODËR- Rëndohet situata nga përmbytjet në Shkodër, qark i cili ndodhet prej një jave n&eum...
Pasaporta TIRANË- Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi njoftoi së fundmi se Ministria e Brendshme pritet të marrë kontrol...
Ulsi Manja TIRANË- Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka depozituar në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Kri...