LIVE UPDATES
Aktualitet

Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal, për gusht 2024 u shtuan 7,200 vende

Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.

19 Shtator 2025, 08:33 Nga I.A
Qarku i Durrësit dhe Vlorës, epiqendra e punësimit sezonal,
Foto Ilustruese

TIRANË- Shtimi i flukseve të turistëve të huaj vijon të nxisë rritjen e kërkesës së bizneseve për punësime sezonale përgjatë sezonit turistik. Vetëm në qarkun e Durrësit dhe të Vlorës ku është i përqendruar një numër i lartë i strukturave akomoduese apo resortet, për muajin gusht sipas të dhënave të administratës tatimore u punësuan rreth 7,292 punonjës sezonalë apo 67% më shumë sesa numri i të punësuarve të muajit dhjetor.

Sipas Tatimeve, numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Dhjetor 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit,  në qarkun Durrës është 7,466 punonjës dhe në qarkun Vlorë 3,404 punonjës apo në total prej 10,870 të punësuarve në turizëm.

Ndërsa numri i punonjësve sipas listëpagesës së muajit Gusht 2024 për tatimpaguesit që zhvillojnë aktivitet në sektorin e turizmit në qarkun Durrës është 10,871 punonjës dhe në qarkun Vlorë 7,291 punonjës apo total prej 18,162 të punësuarish.

Sakaq sipas të dhënave zyrtare, në të gjithë territorin e Shqipërisë janë identifikuar 19,115 tatimpagues që operojnë në sektorin e turizmit sezonal, kryesisht në muajt qershor–shtator.

Përveç kërkesës së bizneseve për punonjës në muajt e sezonit turistik, një faktor që ka ndikuar në rritjen e punësimeve sezonale janë edhe pagat e larta që ofrohen, veçanërisht nga restorantet dhe baret.

Përgjatë sezonit turistik 2025, sipas të dhënave të agjencive të punësimeve epiqendra e ofertës me rrogat më të larta për punësimin sezonal ishte  Dhërmiu. Nga bizneset u kërkuan punëtore për pozicione të ndryshme me paga nga 120 mijë lekë deri në 250 mijë lekë në muaj. Pozicioni më i paguar ishte për shef kuzhine dhe kuzhinier sushi, me pagë maksimale nga 220 mijë deri në 250 mijë lekë në muaj. Më pak i paguari krahasuar me pozicionet e tjera në Dhërmi është shefi i sallës me pagë mujore nga 120 mijë lekë deri 150 mijë lekë.

Oferta pune me paga të larta sivjet pati edhe nga bizneset në Vlorë, Qeparo, Sarandë, Ksamil dhe ato në zonën e Shkëmbit të Kavajës, me paga që arritën deri në 2,000 euro për pozicionin e picierit në Qeparo dhe Vlorë dhe menaxher hoteli në Shkëmbin e Kavajës me pagë deri në 200 mijë lekë në muaj. /Monitor.al

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet