LIVE UPDATES
Aktualitet

Trafiku, pastërtia dhe qentë endacakë rikthehen në fushatë në kryeqytet

Në garën për të udhëhequr komunën më të madhe të vendit, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon një mandat të dytë, pas periudhës 2021-2025. Përballë tij, për herë të dytë garon edhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës. Për herë të parë, sfidës i janë bashkuar Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besa Shahini e Partisë Social-Demokrate, të cilët kanë nisur vrullshëm fushatën.

18 Shtator 2025, 20:30 Nga E. D
Trafiku, pastërtia dhe qentë endacakë rikthehen në
foto ilustruese

PRISHTINË- Prishtina është në qendër të vëmendjes politike. Trafiku i rënduar, mungesa e parkingjeve, pastërtia e qytetit dhe qentë endacakë - probleme të përditshme të kryeqytetit të Kosovës janë kthyer në premtime elektorale nga kandidatët për kryetar. Shumë prej tyre nuk janë të reja, por ripërsëritje e fjalëve të dhëna në fushatat e kaluara zgjedhore - shpesh të pambajtura. Zgjedhjet lokale në 38 komunat e Kosovës do të mbahen më 12 tetor.

Në garën për të udhëhequr komunën më të madhe të vendit, Përparim Rama i Lidhjes Demokratike të Kosovës kërkon një mandat të dytë, pas periudhës 2021-2025. Përballë tij, për herë të dytë garon edhe Uran Ismaili i Partisë Demokratike të Kosovës. Për herë të parë, sfidës i janë bashkuar Hajrulla Çeku i Lëvizjes Vetëvendosje, Bekë Berisha i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besa Shahini e Partisë Social-Demokrate, të cilët kanë nisur vrullshëm fushatën.

Kandidatë të tjerë që, po ashtu, garojnë për herë të parë për të marrë drejtimin e Prishtinës janë: Merkur Beqiri nga Alternativa, Nedime Belegu nga Epoka e Hyjneshës në Prishtinë, Agim Krasniqi nga Prishtina në Dorën Tënde, Fatmir Selimi dhe Lulzim Syla. Fushata zyrtare tashmë është në ditën e gjashtë, ndërsa do të zgjasë gjithsej 30 ditë.

Trafiku, parkingjet dhe infrastruktura

Premtimet për zgjidhjen e trafikut të rënduar në Prishtinë janë kthyer në top-temë. Kandidati i LDK-së, Përparim Rama, u zotua se do të krijojë lidhje të reja ndërmjet lagjeve për të lehtësuar qarkullimin në kryeqytet.

“Do ta jetësojmë lidhjen Kalabri-Dardani, duke krijuar lëvizje të natyrshme për banorët e këtyre dy lagjeve. Ndërkohë, makinat do të lëvizin përfundi”, tha Rama në hapjen e fushatës së LDK-së më 13 shtator në Prishtinë.

Por, kjo nuk është ide e re. Një raport i publikuar në qershor nga Instituti për Hulumtime të Avancuara - GAP në Prishtinë, që monitoron realizimin e premtimeve të kryetarëve të komunave, nxori në pah se Rama kishte dhënë të njëjtat zotime edhe në fushatën e vitit 2021.

Sipas këtij raporti, Rama nuk e përmbushi as premtimin për ndërtimin e të paktën katër parkingjeve të mëdha dhe as atë për sjelljen e autobusëve elektrikë - zotime që do të duhej të lehtësonin ndjeshëm trafikun e rënduar në kryeqytet.

Këtë boshllëk, siç duket, po synon ta shfrytëzojë rivali i tij, Uran Ismaili nga PDK-ja.

Në hapje të fushatës më 13 shtator, ai premtoi pesë parkingje të mëdha në hyrjet kryesore të qytetit, si mënyrë për të frenuar fluksin e veturave që vijnë nga jashtë.

Për më tepër, Ismaili u zotua se nëse fiton, në javën e parë të mandatit do ta hapë për qarkullim sheshin “George Bush”, të cilin Rama e kishte mbyllur për automjete.

Për Hajrulla Çekun nga Vetëvendosje, zgjidhja e trafikut në Prishtinë kalon përmes rritjes së transportit publik dhe uljes së përdorimit të automjeteve private.

“Kemi nevojë të rrisim flotën e autobusëve të trafikut urban”, tha ai, duke premtuar edhe krijimin e parkingjeve të mëdha në pikat hyrëse të kryeqytetit.

Besa Shahini nga PSD-ja shkroi në Facebook se investimi në transport publik “do të thotë më pak trafik në Prishtinë”, ndërsa Bekë Berisha i AAK-së premtoi në një paraqitje televizive se do t’i qaset zgjidhjes së këtij problemi përmes ndërtimit të një tuneli, si nënkalim për automjetet.

Qentë endacakë

Premtime të përsëritura apo të ngjashme ka edhe për qentë endacakë, të cilët vazhdojnë të jenë një problem i pazgjidhur për qytetarët e Prishtinës. Rama e kishte premtuar trajtimin e tyre që në fushatën e vitit 2021, dhe një qendër për ta u hap vetëm në vitin 2024, megjithëse certifikimi i saj nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë mbetet ende në pritje.

Ismaili nga PDK-ja e riktheu këtë çështje në fokus, duke premtuar trajtimin e 5.000 qenëve endacakë sipas “praktikave më të mira”, ndërsa Çeku nga LVV-ja e renditi këtë si prioritet të tretë në agjendën e tij.

Qentë endacakë kanë mbetur problem që disa vite, dhe ndërhyrjet e rastësishme nga autoritetet komunale, si largimi i disa qenëve nga Parku i Qytetit në gusht të këtij viti, nuk kanë ofruar zgjidhje afatgjatë.

Pastërtia e qytetit

Në hapje të fushatës zgjedhore, Rama nuk foli fare për pastërtinë e qytetit dhe menaxhimin e mbeturinave. Premtimet e tij të vitit 2021 për lansimin e një fabrike riciklimi për mbeturinat inerte dhe organike, si dhe për caktimin e lokacionit për pikën grumbulluese të mbeturinave të mëdha, sipas Institutit GAP, nuk u realizuan.

Në fillim të gushtit të këtij viti, Rama shpalli gjendje të jashtëzakonshme për menaxhimin e mbeturinave në kryeqytet, duke fajësuar kompaninë rajonale publike “Pastrimi” për mosefikasitet. Gjendje e jashtëzakonshme për të njëjtën arsye ishte shpallur edhe në vitin 2024, ndërsa kompania kishte mohuar kritikat për moskryerjen e punës si duhet.

Premtime konkrete për pastërti dhe menaxhim efikas të mbeturinave solli Ismaili. Ai premtoi se mbeturinat do të mbahen larg nga lagjet, duke blerë 60 kamionë të rinj dhe duke punësuar ekipe të dedikuara për pastrim, që do të hartonin raporte javore të pastërtisë e që do të publikoheshin në ueb-faqen e komunës. Ky zotim është një përsëritje e premtimit të tij nga fushata e vitit 2021.

Çeku premtoi të aplikojë “modelin gjerman” për menaxhimin e mbeturinave, duke fuqizuar ndërmarrjen publike dhe duke i lejuar të kontraktojë edhe biznese private për punët që nuk mund t’i kryejë vetë. Për fuqizimin e ndërmarrjes publike të pastrimit foli edhe Shahini, ndërsa Berisha tha se problemin do ta zgjidhte për “10 ditë”, duke mos treguar se si.

Kandidatët për të parin e kryeqytetit premtojnë edhe shkolla të reja, ndihmë për biznesin e sportin, ndriçim aty ku nuk ka e të tjera. Sipas raportit të Institutit GAP, Rama, para se të fitonte garën për kryetar të Prishtinës në vitin 2021, dha 203 premtime. Prej tyre, ai realizoi 73 premtime, 37 u përmbushën pjesërisht dhe po aq nisën të realizohen. Ndërkohë, 59 premtime nuk u filluan fare.

Se si dhe kush do të ketë fatin t’i realizojë këto premtime për prishtinasit, mbetet të shihet pas 12 tetorit. Deri atëherë, qytetarët kanë rreth tri javë kohë për të dëgjuar kandidatët dhe për t’u bindur se cili prej tyre meriton vërtet votën e tyre. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit kanë të drejtë vote 2.069.098 qytetarë. Nga këta, 2.025.105 janë të regjistruar për të votuar në vendvotime brenda Kosovës, ndërsa 43.993 kanë të drejtë të votojnë me postë nga jashtë vendit. Për këtë proces zgjedhor do të hapen 938 qendra votimi me gjithsej 2.625 vendvotime./REL

prishtina

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet