LIVE UPDATES
Aktualitet

I akuzuar për trafikim narkotikësh dhe drejtim të grupit kriminal/ GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

Drejtonte trafikun e drogës, GJKKO dënon me 11 vite burg Islam Sefën

18 Shtator 2025, 16:55 Nga E.d
I akuzuar për trafikim narkotikësh dhe drejtim të grupit
GJKKO 

TIRANË- GJKKO ka dënuar me 11 vite e 4 muaj burg Islam Sefën, i njohur edhe me mbiemrin Xaka. Ai u shpall fajtor për trafikim narkotikësh në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal si dhe për drejtim të këtij grupi. Vendimi është marrë nga trupa gjykuese e përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca.

Sefa gjithashtu rezulton i përfshirë në nëntë episode të trafikimit të drogës, të ndodhura gjatë viteve 2020–2021, ndërsa ka pasur edhe rol drejtues brenda grupit kriminal që operonte në territorin shqiptar dhe jashtë tij. Ai fillimisht ishte dënuar me 17 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai përfitoi uljen me 1/3 e dënimit, duke u dënuar përfundimisht me 11 vite e 4 muaj.

Njoftimi i GJKKO: 

1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e çështjes penale që i përket procedimit penal nr. 150/2022, në ngarkim të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), i akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Trafikim i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe më shumë se një herë (në 9 nëntë episode), të parashikuara nga nenet 283/a/2-28 pika 4 të K.Penal në lidhje me nenin 334/1 të K.Penal “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grup i strukturuar kriminal” kryer në formën e drejtimit të parashikuar nga neni 333/a/1 të K.Penale.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Çela, Erjon Bani dhe Bib Ndreca, me vendimin Nr. 56, datë 18.09.2025 vendosi:

1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, dhe më shumë se një herë (në 9 (nëntë) episode dhe më konkretisht episodi para datës 08.04.2020, dhe episodet e datave 08.04.2020, 30.04.2020, 15.05.2020, 22.05.2020, 29-31.05.2020, 02.02.2021, 24.02.2021, 01.03.2021), parashikuar nga nenet 283/a/2 – 28/4 të Kodit Penal, dhe në lidhje me nenin 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka), për kryerjen e veprës penale “Grup i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit, e parashikuar nga neni 333/a/1 i K.Penal, dhe në bazë të kësaj dispozite dënimin e tij me 5 (pesë) vite burgim.

3. Në bashkim të dënimeve, në bazë të nenit 55 të Kodit Penal, dënimin e të pandehurit Islam Sefa (alias Xaka) me një dënim të vetëm prej 17 (shtatëmbëdhjetë) vite burgim.

4. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, masës së mësipërme të dënimit i zbritet 1/3 (një të tretën) duke u dënuar përfundimisht Islam Sefa (alias Xaka), me një dënim të vetëm, përfundimtar prej 11 (njëmbëdhjetë) vite e 4 (katër) muaj burgim.

5. Vuajtja e dënimit për të pandehurin Islam Sefa (alias Xaka) do të fillojë nga dita Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al e arrestimit të tij, dhe do të kryhet në një IEVP, burg i sigurisë së lartë.

6. Në zbatim të nenit 190 të K.Pr.Penale në lidhje me provat materiale të sekuestruara për llogari të procedimit penal gjykata disponon sa më poshtë: – 1 (Një) telefon celular i markës Samsung A14, ngjyrë e zezë, me numër Imei 1, **** dhe Imei 2, ****, brenda së cilës në fole gjendet karta Sim Vodafone me Nr, Serial **** të konfiskohet. – 1 (Një) telefon celular i markës I-phone 15 Pro, model A3 104, me kasa ngjyrë “blue titanium”, me një kartë sim me mbishkrimin One **** të konfiskohet. – 1 (Një) telefon celular i markës “Samsung Galaxy S23” model Sm-S911b Imei 1, **** dhe Imei 2, **** të konfiskohet. – 1(një) fletë fletoreje me kuti, me shënime me shkrim dore të mbetet pjesë e fashikullit të gjykimit.

7. Shpenzimet procedurale gjatë fazës së hetimit në shumën 96.398 (nëntëdhjetë e gjashtë mijë e treqind e nëntëdhjetë e tetë lekë) i lihen në ngarkim të pandehurve në mënyrë solidare, ndërsa shpenzimet gjyqësore i lihen në ngarkim të pandehurit Isla Sefa (alias Xaka).

8. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim nga palët brënda 15 (pesëmbedhjetë) ditëve në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga dita e nesërme e njoftimit të vendimit. Tiranë, më datë 18.09.2025

gjkko 

Sondazh

Poll

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron