LIVE UPDATES
Aktualitet

Vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën/ Prokuroria e Durrësit kërkohet burgim të përjetshëm për djalin, dënim edhe për vajzën gruan dhe djalin e vogël

Konkretisht për vajzën Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite, djalin tjetër Amarildo Metaj 5 vjet burgim dhe për bashkëshorten Blerina Meta, 3 vjet burg.

18 Shtator 2025, 14:57 Nga E. D
Vranë dhe groposën babanë e tyre Pëllumb Metën/
hygerta, pellumb dhe hysen meta

DURRË- Prokuroria e Durrësit ka kërkuar burgim përjetë për Hysen Meta, i cili akuzohet për vrasjen e babait të tij Pëllumb Met. Prokuroria gjithashtu ka kërkuar dënim me burg edhe për pjestarët e tjerë të familjes që bashkëpunuan në krim. Konkretisht për vajzën Hygerta Meta, është kërkuar 30 vite, djalin tjetër Amarildo Metaj 5 vjet burgim dhe për bashkëshorten Blerina Meta, 3 vjet burg.

Njoftimi i prokurorisë: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Durrës kërkon deklarimin fajtor të të pandehurit Hysen Meta për kryerjen e veprës penale ‘Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare’ e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me burgim të përjetshëm.

Në kuadër të hetimeve mbi procedimin penal nr.386, viti 2024, u provua se të pandehurit H. M. dhe H.Meta., motër e vëlla, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur dhe planifikuar vrasjen e babait të tyre, shtetasit P.M.

Të pandehurit pasi kanë menduar dhe thurur me qetësi planin e tyre për të vrarë babain, janë përgatitur duke marrë masat për vendin ku do të realizonin vrasjen, për mjetin me të cilin do ta kryenin duke siguruar një armë zjarri, plan ky i realizuar në datë 10.02.2024. Të pandehurit në datë 10.02.2024, ditë e shtunë kanë qenë në banesën e tyre në Shënvlash, Durrës, ndërsa i pandehuri A.M. ka qenë në punë.

Viktima P. M. ka lënë punën në orët e para të mëngjesit të kësaj dite dhe është larguar për në banesën e tij. Rreth mesditës së datës 10.02.2024, viktima ka qenë në kuzhinën e banesës, kohë në të cilën djali i tij i pandehuri H.M. në prani edhe të të pandehurës H.M., pasi ka marrë një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar në drejtim të babait të tij katër herë. Një prej plumbave nuk ka prekur trupin e viktimës, ndërkohë që tre prej tyre, një në kokë dhe dy në trup kanë rezultuar fatal duke shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Të dy të pandehurit më pas kanë kryer veprime jo vetëm për të zhdukur gjurmët e vrasjes nëpërmjet stukimit të vrimës në mur, spostimit të divanit në të cilin ka qenë i shtrirë viktima, kanë vazhduar nme mbështjelljen e trupit, groposjen e trupit të viktimës në kasollen e bagëtive e cila ndodhej disa metra larg banesës dhe më pas kanë vijuar me largimin automjetit nga banesa, zhdukjen e sendeve personale të viktimës si dhe zhdukjen e armës së krimit.

Pas kryerjes së krimit, janë siguruar se të gjitha gjurmët që janë fshehur nga i pandehuri H.M. Ky shtetas ka bërë kallëzim në polici duke paraqitur zhdukjen e babait si largim nga banesa me vullnetin e tij. Gjatë gjykimit e pandehura e vetmja nga të pandehurit që ka dhënë pëlqimin për t’u pyetur ka deklaruar se babain e ka vrarë vëllai i saj H.M. në prani të saj.

Në seancën gjyqësore të datës 16.09.2025, prokurorja ka kërkuar:

Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M., për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armёve, armёve shpёrthyese dhe municionit”, parashikuar nga neni 278/4 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

Deklarimin fajtor të të pandehurit H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.
Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate më burgim të përjetshëm.

Deklarimin fajtore të të pandehurës H.M., për kryerjen e veprës penale “Vrasja pёr shkak tё marёdhёnieve familjare”, e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 79/c e 25 i K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 25 vjet burgim.
Deklarimin fajtore të të pandehurës H. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

Në aplikim të nenit 55 të K.Penal, bashkimin e dënimeve të mësipërme në një dënim të vetëm, ate me tridhjetë vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit A. M. për kryerjen e veprës penale “Fshehja dhe asgjesimi i kufomёs”, e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 303 e 25 tё K.Penal dhe dënimin e tij në bazë të kësaj dispozite me 5 vjet burgim.

Deklarimin fajtore të të pandehurës Bl. M. për kryerjen e veprës penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, tё parashikuar nga neni 301 I K.Penal dhe dënimi e saj në bazë të kësaj dispozite me tre vjet burgim.

Si ndodhi ngjarja

Ngjarja e rëndë ndodhi më 24 Shkurt në Shënavlash të Durrësit ndërsa janë ende mister shkaqet e krimit. Hysen Meta deklaroi në gjykatë se babai u vra me pistoletë nga e motra, Hygerta, krim i cili u pranua më pas prej saj. Sipas Hygertës, sherri nisi pasi prindërit kërkonin ta fejonin me çdo kusht.

Më 13 shkurt djali i madh, Hyseni denoncoi në polici humbjen e babait të tij. Por pas dyshimeve të policisë, u arrit të zbulohej krimi pas disa ditësh. Policia nisi hetimet dhe në datën 17 shkurt gjetën automjetin e viktimës në zonën e quajtur “Sektori Rinia”, duke u ngritur dyshimet se kishim të bënim me vrasje dhe jo me zhdukje.

Ndërkohë 12 ditë pas zhdukjes së 51-vjeçarit, trupi i tij u gjet i groposur në kasollen pranë banesës së familjes në Shënavlash të Durrësit. Bjë ditë pas zbulimit të trupit, policia njoftoi se autor i vrasjes ishte djali i madh, Hysen Meta, i cili sipas tyre e kishte qëlluar Plumb Metën me 4 plumba. Ky i fundit në deklaratën për policinë pranoi se kishte vrarë babain, version i cili u ndryshua gjatë dëshmisë para togave të zeza në Gjykatën e Durrësit, ku e mohoi të ishte përfshirë në krim. Autorësinë e mori sërish përsipër 19-vjeçarja, e cila tregoi edhe dinamikën nga momenti që kishte marrë vendimin për të vrarë të atin, deri në momentin që e qëlloi për vdekje./Dosja.al

prokuroria e durrësit 

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj