18 Shtator 2025, 10:25
Nga E.d
Foto Ilustruese
TIRANË- Policia ka arrestuar sot një 20-vjeçar pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike, pranë një dege postare në kryeqytet. Pas kësaj, Policia arriti të identifikojë edhe porositësin e pakos 38-vjeçarin me iniciale B. C, për të cilin po vijon puna për arrestimin e tij. Pakoja e sekuestruar nga Policia përmbante 593 gramë lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, ndërkohë që dyshohet të jetë trafikuar nga Spanja.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Adresa”, për goditjen e një rasti të trafikimit të lëndëve narkotike, nga Spanja, me qëllim shitjen në Shqipëri. U kap në flagrancë, duke marrë në një degë postare, një pako me Cannabis me përqindje të lartë THC, vihet në pranga 20-vjeçari Identifikohet dhe shpallet në kërkim porositësi i pakos. Sekuestrohet pakoja me 593 gramë lëndë narkotike.
Në vijim të operacioneve për goditjen e rasteve të trafikimit të lëndës narkotike Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, si dhe në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas dhe me Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, finalizoi operacionin “Adresa”.
Gjatë operacionit, u vu në pranga shtetasi E. P., 20 vjeç, banues në Kamzë, i cili u kap në flagrancë, në një degë postare në kryeqytet, gjatë marrjes së një pakoje me 593 gramë Cannabis me përqindje të lartë THC, të dyshuar të trafikuar nga Spanja. Si rezultat i hetimeve të kryera në kuadër të këtij operacioni u mundësua dhe identifikimi i porositësit të pakos, shtetasit B. C., 38 vjeç, për kapjen e të cilit, Policia vijon intensivisht punën. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.
vihet në pranga 20-vjeçari pakoja me 593 gramë lëndë narkotike
Aktualitet
18 Shtator 2025, 08:52
I.A
Gjykata e Larte
TIRANË- Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka publikuar ditën e sotme kandidatët që do t'i kaloj...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 08:25
I.A
Kanabisi
PEQIN- Një operacion anti-drogë ka ndodhur në Peqin. Mësohet se pas një hetimi disa javor është finalizuar oper...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 08:10
I.A
TIRANË- Emigrimi i mjekëve shqiptarë po shndërrohet në kërcënimin kryesor për funksionimin e sistemit shëndet&eum...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 07:45
I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Nga kontratat me institucionet arsimore deri te dokumentet e pagesave për kurset e gjuhëve të huaja, administra...
Aktualitet
18 Shtator 2025, 07:40
I.A
TIRANË- Moti sot vijon të jetë me të njëjtat kushte atmosferike. Sipas Meteoalb paraditja dhe pasditja do të jetë...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:22
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Çapjat të zhytur në hasmëri me grupin Çela, kishin dyshime se Dumani ishte paguar ti eliminoj&eum...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:20
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Në rrugëtimin e tij kriminal, pavarësisht shtrëngimit të duarve me Erjon Alibejn, Nuredin Dumani nuk ...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:19
E. D
Erjon Alibej
TIRANË- Në këtë histori gjakatare, nuk ekzistonte besa. Të gjithë i shisnin të gjithë. Tradhtia ishte ...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:16
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Dumani u ndje i mashtruar dhe i futur në kurth nga miku i vjetër. Pas dyshimeve që lindën me kontrollin po...
Aktualitet
17 Shtator 2025, 22:13
E. D
foto ilustruese
TIRANË- Kur vëllezërit Çopja dhe Talo Çela shtrënguan duart për vrasjen e Andi Zylyfit ata përd...