LIVE UPDATES
Aktualitet

Qytetari “surprizohet”, shkon të paguajë dritat por përballet me 4 gjoba (VIDEO)

Aty ka mësuar se nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023 kishte marrë 4 gjoba me një detyrim total 106 mijë Lekë të vjetra. Qytetari thotë se nuk ka asnjë ide sesi i ka marrë këto gjoba.

20 Mars 2023, 22:41 Nga DOSJA
Qytetari “surprizohet”, shkon të paguajë dritat por
Emisioni Stop

TIRANË- Një qytetar përmes një audiomesazhi tregon për emisionin investigativ “Stop” në Tv Klan se i është drejtuar një pike shërbimi për të paguar dritat dhe ujin dhe ka pyetur edhe për targën e makinës.

Aty ka mësuar se nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023 kishte marrë 4 gjoba me një detyrim total 106 mijë Lekë të vjetra. Qytetari thotë se nuk ka asnjë ide sesi i ka marrë këto gjoba.

Denoncuesi: Sapo dola nga një pikë që pagova ujë dhe drita dhe me atë rast kontrollova dhe targën e makinës dhe nga Dhjetori 2022 deri në Shkurt 2023, pashë që kisha marrë 4 gjoba dhe kjo është një vjedhje e pastër që po ju bëhet shqiptarëve pasi në këto 4 gjoba unë nuk kam parë kurrë një fletë gjobe mbi xhamin e makinës, kurrë një fletë gjobe në dorë nga polici apo ndalesë nga policia dhe pasi pagova ujë dhe drita, pagova dhe 106 mijë Lekë gjoba. Pra, bashkë me kjamatën dhe kjo është një vjedhje e pastër që poi  bëhet shqiptarëve.

Kamera e “Stop” i drejtohet një pike shërbimi, Komisariatit të Policisë Rrugore, ku thonë se fajin e ka qytetari sepse duhet të saktësojë adresën.

Qytetarja: Të kontrolloj nja dy targa të lutem? Për gjobat?

Western Union: Alboren Muçollari?

Western Union: Ka një gjobë në 19 Janar dhe është 17 mijë Lekë. Vendi i gjobës thotë, Tiranë.

KOMISARIATI I POLICISË RRUGORE:

Qytetarja: Me kë mund të bisedoj, përsa i përket disa gjobave, që i vendosin pa lënë një letër, pa lënë asgjë?

Informacioni: Nga kush institucion e ke gjobën? E ke verifikuar?

Qytetarja: Nga policia! Atëherë më ka ndodhur.

Informacioni: Nga policia po, po policia janë 6 komisariate.

Qytetarja: Atëhere unë i kam verifikuar.

Informacioni: Po të kujt janë gjobat? Të kujt institucioni?

Qytetarja: Policia Rrugore, jo bashkiake!

Informacioni: Ma thuaj pak targën të lutem! E ke gjobë elektronike. Gjobat elektronike janë gjoba të vendosura me postë, jo me punonjës policie.

Qytetarja: Po pra, po si mund..?

Informacioni: Është pajisje elektronike.

Qytetarja: Atëherë Ok! Atëherë, unë si t’ia bëj në këtë rast, sepse unë nuk e di, që kam marrë një gjobë dhe unë e kam bërë?

Informacioni: Kush e ka bërë shkeljen?

Informacioni: Ok! Më lini adresën e saktë! Adresën e keni lënë njësia bashkiake nr. XX. Kaq!

Qytetarja: Një moment të lutem!

Informacioni: Unë adresën time të them numër pallati, hyjre, apartament, shkallë e të gjitha me radhë. Tani personi në kohë të japë adresën e saktë, që të marrësh më shumë informacion, duhet të bësh një kërkesë me shkrim!

Qytetarja: Unë e kam humbur mundësinë, për ta paguar brenda 5 ditëve.

Informacioni: Është vetëm një regullore.

Qytetarja: Hë është një rregullore kjo! A është shkruar diku, që mua të më vendoset gjobë dhe të mos vihem në dijeni?

Informacioni: Ti vihesh në dijeni. Ne.., unë po të marr unë institucionin tani, që vjen njoftimi, sa kohë..? Unë adresën nuk e kam të saktë. Ajo vjen nëpër komisariate, që mbulon adresën tënde të banimit. Kush të kap ty sot? Të kap komisariati nr. 4. Ai i 4-ës duhet ta gjejë, ku je ti banore…

Gjithashtu, “Stop” iu drejtua dhe Postës Shqiptare.

Qytetarja: Kam marrë disa gjoba makine.

Qytetarja: Që janë vënë në mënyrë elektronike, pa i vendosur te makina.

Qytetarja: Ok! Shkova dhe pyeta dhe më thanë, që e heqin përgjegjësinë nga vetja, që posta duhet ta sjellë në shtëpi.

Posta Shqiptare: Çfarë duhet të sjellim në shpi?

Posta Shqiptare: E kanë plotësuar ata? Ata e kanë plotësuar?

Qytetarja: Ata thonë, që ne, ik..

Posta Shqiptare: A të dhanë një numër protokolli, që i kanë plotësuar?

Posta Shqiptare: Hë pra! Ata mund të thonë shumë ik, se ia kam çuar postës. Atëherë në qoftë se ata ty të japin një numër protokolli që me këtë zarf, me këtë numër protokolli, ne jua kemi sjellë në këtë datë, e kemi çuar në postë dhe atëhere ne kontrollojmë dhe themi postierit “ia ke çuar, s’ia ke çuar zemër”. Por me llaf që të thonë në çfarë date e ke çuar… Ato kanë një bllok në çdo zyrë postare që shkon ndaç Policia Rrugore, ndaç këtu është një bllok. Aty firmoset kaq letra, në këtë datë, me këtë numër protokolli.

Posta Shqiptare: Posta funksionon atë që ai ka shkruajtur në zarfin tend Posta Qëndrore…

Posta Shqiptare: Në qoftë se ato shënojnë vetëm numrin e rrugës…

Posta Shqiptare: Rruga është nga fillimi ku fillon, ku mbaron, ku të gjej ty postieri dhe pastaj ty zarfi të kthehet mbrapsht dhe kthehet në polici në origjinë, zemër.

Qytetarja: Ok! Kjo është tjetër gjë, ama ata e kanë nisur edhe pse kanë vetëm një emër rruge?

Posta Shqiptare: Duhet ta nisin patjetër!

Posta Shqiptare: Duhet ta nisin ato!

Eksperti Fatmir Hasho shprehet se sjellja e gjobës me postë ka anët e mira sepse mund ta apelosh gjobën, por njoftimi më thjeshtë do ishte me mesazh përmes telefonit pasi targa e makinës ka dhe një numër telefoni.  

Fatmir Hasho: Kur penalizohet mjeti, e para gjë që fiksohet është targa. Me këto teknologjitë e reja kapen pastaj edhe personi kush ka qenë në drejtim, rripi, celulari që janë probleme të tjera. Unë mendoj se nga targa mund të merret informacioni në kohë reale dhe me metodat e reja që janë sot, gjoba mund të shkojë direkt dhe me WhatsApp, me Messenger. Pra unë nuk mendoj se posta është një element shumë i rëndësishëm sepse duke e marrë nëpërmjet postës mer një letër që ti ke marrë këtë informacion, pra të lind e drejta edhe për ankimin. Pra, unë mendoj se përveç postës, duhet të jenë edhe këto mënyrat e tjera alternative. Ne sot pretendojmë se jemi një nga shtetet me zhvillim më të madh të informatikës. Pse kjo pjesë shumë e rëndëisshme, të mos ecë me hapa më tej?

Marrë nga TVKLAN

policia rrugore emisioni stop

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet