LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti i parë i aksidentit ujor në vend, i mbijetuari ende në spital: Kam shumë dhimbje!

Ai është fatlum që  i ka mbijetuar aksidentit përgjatë pushimeve.

3 Gusht 2022, 20:38 Nga k.m.
Rasti i parë i aksidentit ujor në vend, i mbijetuari ende në
Pamje nga spitali

Agustin Sefa, 31-vjeçari i cili po pushonte në jug të vendit me të fejuarën e tij, i shpëtoi vdekjes pasi u godit nga një skaf buzë bregut të detit dhe që prej datës 16 korrik ai vijon të marrë trajtimin mjekësor në spitalin ushtarak në Tiranë sepse ka dëmtime të rënda.

Këto janë pamjet e trupit të lënduar të 31-vjeçarit në pavijonin e kirurgjisë  në  spitalin e Traumës. Ai është fatlum që  i ka mbijetuar aksidentit përgjatë  pushimeve, por që  në  një  intervistë  ekskluzive për Top Channel tregon tmerrin e përjetuar nga dhimbjet e plagëve të rënda. Gjendja e tij shëndetësore është  përmirësuar operacion pas operacioni, por që sërish për shkak të një pakujdesie jo nga ana e tij, organet e brendshme i ka të  dëmtuara duke i pamundësuar ecjen.

Pranë shtratit i qëndron gjatë gjithë  kohës e ëma, e cila përveç vështirësive ekonomike po vuan bashkë me dhimbjet e të birit.

 “Unë  kam qenë  në  gjendje kome, nuk mbaj mend asgjë , kam gati 10 ditë  në  gjendje kome edhe tani kam ardhur në  vete. Por kam shumë  dhimbje e tani do vijë  ajo(mjekja) të  më  bëjë  qetësues”, tha Agustini.

-Po e dashura juaj si është ?

“Ajo është  pak më  mirë , ka dalë  nga spitali. Ndërsa unë  kam gati 16 ditë  jam dëmtuar në  bark dhe në  këmbë”, tha ai.

 “Unë  kam qenë  në  shtëpi, kur e morëm vesh e përjetuam shumë  keq”, tha e ëma e Agustinit.

-A ju ka ardhur dikush nga institucionet?

“Nuk e di fare, unë  kam ardhur veç këtu te çuni. Shteti i merr masat vetë , nuk di asnjë  lloj gjëje!”, tha gruaja.

Për 10 ditë në  gjendje kome, Agustini ia doli të ishte fatlum prej përplasjes nga gomonia pas manovrave të rrezikshme që  kreu drejtuesi i mjetit  dhe u rikthye në  jetë.

Por pavarësisht se ishte ky rasti i parë  i aksidenteve ujore gjatë këtij sezoni veror, nuk rezultoi të ishte i fundit. Përsëritja e ngjarjes me fund fatal për 7-vjeçaren, ka shqetësuar të  riun  i cili më  mirë  se kushdo e ka parë  këtë  tmerr me sytë  e tij.

“Me thënë  të  drejtën kur kam parë  ngjarjen e asaj gocës e kam hequr direkt, nuk e shihja dot. Më  erdhi keq shumë”, u shpreh Agustini.

agustin sefa gjergji priftuli

Sondazh

Poll

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri