LIVE UPDATES
Aktualitet

Rasti “Qyno”, OKB rrëzon për herë të dytë kërkesën e Dumanit për heqjen e masës së pezullimit për aksesimin e materialeve

Pas rrëzimit të kërkesës, komiteti ndërgjyqësor i OKB-së urdhëroi unanimisht për herë të dytë që institucioni i SPAK, të përmbahet dhe mos aksesojë të dhënat e gazetarit. Madje edhe nëse pajisjet janë aksesuar dhe nxjerrë të dhënat e gazetarit, OKB ndalon SPAK ti përdorë ato në proces hetimi apo gjyqësor.

30 Prill 2024, 22:34 Nga r.ll
Rasti “Qyno”, OKB rrëzon për herë të dytë
altin dumani, elton qyno

TIRANË- Komiteti Ndërgjyqësor i Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Gjenevë të Zvicrës, ka vendosur të rrëzojë një kërkesë të kreut të prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, i cili ju drejtua këtij organizmi gjyqësor me një kërkesë për heqjen e masës së ndërmjetme të pezullimit për aksesimin e të dhënave kompjuterike dhe aparateve telefonike,të gazetarit të kronikës së zezë, Elton Qyno.

Vendimi është marrë ditën e sotme në 30 Prill 2024, i cili urdhëroi të rrëzojë parashtrimet e dërguara nga kreu i SPAK, Altin Dumani. Pas rrëzimit të kërkesës, komiteti ndërgjyqësor i OKB-së urdhëroi unanimisht për herë të dytë që institucioni i SPAK, të përmbahet dhe mos aksesojë të dhënat e gazetarit. Madje edhe nëse pajisjet janë aksesuar dhe nxjerrë të dhënat e gazetarit, OKB ndalon SPAK ti përdorë ato në proces hetimi apo gjyqësor.

Gjithashtu komiteti ndërgjyqësor pranë OKB-së, kërkoi shtetit shqiptar që të mos kryejë asnjë lloj ndërhyrjeje tek materiali i sekuestruar që nuk ka lidhje me çështjen në hetim, si dhe të caktojë një procedurë për të mbrojtur konfidencialitetin e burimeve të informacionit pa lidhje me çështjen në hetim, ndërkohë që ajo po shqyrtohet nga OKB. Kjo është herë e dytë që OKB, vendos që SPAK të përmbahet në kryerjen e veprimeve të mëtejshme, deri në momentin e zgjidhjes së çështjes në mënyrë përfundimtare në muajin korrik 2024.

Vendimi i parë i komunitetit është marrë në datën 17 janar 2024 në Gjenevë të Zvicrës. Ndërsa vendimi për pezullimin e çdo veprimi nga SPAK mbi pajisjet e gazetarit Qyno, u është shpërndarë palëve nga Ibrahim Salama, i cili është Shefi i Degës së Traktateve të Drejtave të Njeriut, pranë këtij Komiteti në selinë e OKB-së.

Kjo e bëri kreun e SPAK, Altin Dumani, t’i dërgonte një kërkesë Komitetit të të Drejtave të Njeriut në OKB, ndër të tjera, duke dhënë informacione të pavërteta se gazetari Qyno, kishte publikuar të dhëna nga dosja e hetimit pasi ishte urdhëruar nga prokuroria e posaçme për të mos e bërë këtë, apo që gazetarit Qyno i janë kthyer shumica e materialeve.

Ndërkohë që këto fakte nuk rezultojnë të vërtetë, pasi dy telefonat e tij të punës, 1 telefon “Iphon 6”, i djalit E,Q 11 vjeçar, 7 USB me materiale pune dhe familjare, kompjuteri familjar një zarf me dokumente pune dhe një hard-disk i jashtëm, vijojnë të qëndrojnë në SPAK. Të gjitha këto përpjekje nga kreu i SPAK, Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB, i refuzoi duke rrëzuar parashtrimet e tij, për të hequr masën e pezullimit.

Nga ana tjetër beteja ligjore e gazetarit të “Ora News” Elton Qyno vijon dhe në Shqipëri, por për shkak se Gjykata e Lartë, prej më shumë se dy muaj e 12 ditë vijon të mos zbardhë vendimin e saj të datës 20 shkurt 2024 që legjitimoi sekuestrimet e sendeve të punës dhe materialet personale-familjare të gazetarit, çështja ka mbetur në pritje për ti kaluar Gjykatës Kushtetuese.

Të njëjtën veprime Gjykata e Lartë po kryen edhe për rastin e kërkesës së dytë të gazetarit Qyno, i cili kishte kërkuar kthimin e sendeve të sekuestruara. Në 25 Mars 2024 Gjykata e Lartë vendosi të prishë vendimin e gjyqtares së Apelit të Posaçëm, Danjela Shirka, duke e konsideruar atë si një vendim të padrejtë dhe në shkelje proceduriale. Për këtë arsye, Gjykata e Lartë urdhëroi që kërkesa e gazetarit Qyno për kthimin e sendeve të sekuestruara, të rigjykohet sërisht në Apel, nga gjyqtarja Danjela Shirka.

Edhe ky vendim vijon të mos jetë zbardhur ende. Elton Qyno është gazetari më i vjetër që prej 18 vite me radhë raporton pa asnjë ditë ndërprerje për veprimtarinë hetimore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Gjykatës së Krimeve të Rënda dhe së fundi të SPAK. Gjatë gjithë punës dhe karrierës së tij ai ka shkruar mbi aktivitetin kriminal dhe emrave më të njohur të botës kriminale në Shqipëri, që dikush nga gazetarët e tjerë as ka pasur kurajën t’i përmendë.

Në punën e tij, Qyno numëron të jetë marrë në pyetje nga prokurori të ndryshme në vend, 13 herë për nxjerrë të sekretit hetimor, gjë që tregon se gazetari nuk është i fokusuar vetëm për informacionin që serviret tek deklaratat për shtyp, por edhe për tej kësaj deklarate, siç bën çdo gazetar profesionist në botë. Elton Qyno, nuk është as taleban, as muxhahedin, nuk është as anëtar i kampit iranian MEK në Manzë, nuk është as kriminel, nuk është as kërcënuesi familjeve të prokurorëve apo oficerëve të BKH-së që të trajtohet në këtë formë.

Disa prej prokurorëve në SPAK e dinë shumë mirë këtë gjë. Elton Qyno, është gazetari i cili nga 2005 e në vijim ka përkrahur punën e Krimeve të Rënda, ka përkrahur së fundi institucionin e SPAK dhe përkrahur punën e ndershme të çdo prokurori dhe gjyqtari. Më mirë se kushdo tjetër Elton Qynon e njohin vetë ata prokurorë, ata gjyqtarë dhe punonjësit e administratës që është në SPAK, nga shoferi e deri tek ai punonjësi i thjeshtë tek dera.

Sigurisht që Elton Qyno hyn në atë grup gazetarësh më kritizerë, mbi mënyrën se si ka funksionuar Krimet e Rënda për çështje të caktuara dhe si funksionon sot SPAK për çështje të përveçme.   Rasti “Qyno” është rasti i dytë brenda pak kohë që prokuroria speciale SPAK në Shqipëri, ndërmerr veprime antiligjore, antikushtetuese dhe që bien ndesh me praktikat ndërkombëtare për rastet e lirisë së medias dhe shprehjes së tyre.

Rasti i parë ndodhi me precedentin e “Lapsi.al”, të administruar nga Andi Bushati dhe Armand Shkollaku, ku SPAK tentoi ti sekuestrojë pajisjet elektronike, por që u ndalua menjëherë nga gjykata e Strasburgut. Dhe rasti i dytë është precedenti më i rrezikshëm ndodhur në Shqipëri me gazetarin e ”Ora News”, Elton Qyno, i cili u mbajt i mbyllur për mbi 7 orë në SPAK duke i bërë presion për të treguar burimin e informacionit që kishte botuar.

Gazetari i qëndroi dhe nuk ju dorëzua këtij presioni, duke refuzuar të dorëzojë dhe telefonat e tij, për shkak se dhe nuk i kishte me vete ato. SPAK shkoi edhe më tej duke kontrolluar fizikisht gazetarë madje edhe shoferin e televizionit.

Por teksa kryhej kjo procedurë dhe gazetari mbahej i mbyllur në një zyrë të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Gjykata e Posaçme SPAK brenda 55 minuta lëshoi 3 vendime gjyqësore për kontroll, duke lejuar sekuestrimin e të gjitha të dhënave kompjuterike dhe elektronike të gazetarit Qyno.

Pajisjet u sekuestruan gjatë kontrollit fizik, kontrollit të banesës, kontrollit të makinës, kontrollit të vendit të punës dhe njëherësh u bllokua çelësi i makinës. Rasti i paprecedentë u denoncua nga të gjitha organizmat evropiane dhe globale të reagimit të shpejtë, duke dënuar veprimet e SPAK i veprime që cënojnë burimet gazetareske./OraNews.

altin dumani spak elton qyno okb

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet