LIVE UPDATES
Aktualitet

"Redi Molla jepte llogari te vetja", Veliaj e vendosi administrator të kompanisë dhe anëtar të Këshillit Drejtues, ja shkeljet e dosjes "5D"

Gazetarja Ola Xama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se qëllimi i saj është ndërtimi, rindërtimi, zhvillimi i pronave të bashkisë dhe investimi ose bashkë-investimi me aktorë privatë.

10 Prill 2024, 11:07 Nga M.B
"Redi Molla jepte llogari te vetja", Veliaj e vendosi administrator
Drejtorët

TIRANA- Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me çështjen e dosjes 5D, për të cilën u arrestuan disa drejtorë të Bashkisë së Tiranës. Gazetarja Ola Xama, me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se qëllimi i saj është ndërtimi, rindërtimi, zhvillimi i pronave të bashkisë dhe investimi ose bashkë-investimi me aktorë privatë. Po për këtë çështje, Xama shkruan se Kryetari i bashkisë Tiranë mori vendim që administrator i kompanisë të jetë z.Redi Molla, i cili u ngarkua po ashtu dhe me detyrën e antarit të Këshillit Drejtues dhe atë të audituesit ligjor.

Gazetarja shton se Redi Molla jepte llogari te vetja si anëtar i Këshillit Drejtues dhe kontrollonte veten si auditues i jashtëm me detyrën e ekspertit kontabël. Xama skruan se përveç konfliktit të pastër të interesit, vendimi për themelimin e kësaj kompanie me vendosjen në pozicione drejtuese dhe kontrolluese të një punonjësi të vetëm është në shkleje të hapur të Ligjit për Ndërmarrjet Shtetërore. 

Ndër të tjera në postimin e saj thuhet se deri në fund të vitit 2022 (sipas bilanceve të dorëzuara), Tirana DC ka arkëtuar 0 të ardhura dhe ka shpenzuar 1.7 milion euro. Sipas saj, qëllimi i krijimit të saj nuk ishte fitimi, por anashkalimi i procedurave ligjore të prokurimit për të hyrë në marrëveshje me privatin dhe për t’i marrë me forcë pronat qytetarëve.

Postimi:

Tirana DC u themelua më 28 tetor 2020 si një ndërmarrje publike në pronësi të bashkisë Tiranë. Qëllimi i saj është ndërtimi, rindërtimi, zhvillimi i pronave të bashkisë dhe investimi ose bashkë-investimi me aktorë privatë.
Kryetari i bashkisë Tiranë merr vendim që administrator i kompanisë të jetë z.Redi Molla, i cili ngarkohet po ashtu dhe me detyrën e antarit të Këshillit Drejtues dhe atë të audituesit ligjor. Konflikt më i madh interesi nuk është parë ndonjëherë. Redi Molla jepte llogari te vetja si anëtar i Këshillit Drejtues dhe kontrollonte veten si auditues i jashtëm me detyrën e ekspertit kontabël.

Caktimi si ekspert kontabël i dikujt që nuk ka as licencë për të ushtruar këtë profesion është i paligjshëm, por veprimet për të ndryshuar situatën u morën vetëm pas denoncimit të medias (ACJQ) dhe shoqërisë civile.
Përveç konfliktit të pastër të interesit, vendimi për themelimin e kësaj kompanie me vendosjen në pozicione drejtuese dhe kontrolluese të një punonjësi të vetëm është në shkleje të hapur të Ligjit për Ndërmarrjet Shtetërore. Ligji përcakton që kompanitë publike duhet të kenë minimalisht 5 anëtarë në Këshillin Drejtues, Tirana DC ka patur dhe vazhdon të ketë vetëm 3, duhet që 1 prej tyre të jetë përfaqësues i sindikatës së punonjësve dhe kontrollorët e llogarive të jenë të pavarur.

Ndalohet në mënyrë të prerë financimi i kompanive publike nga shteti, përveçse me ligj të veçantë për situata të veçanta dhe të argumentuara. Në rastin e Tirana DC vendimi i Këshillit Bashkiak thotë shprehimisht se “mund të financohet nga bashkia”.

Deri në fund të vitit 2022 (sipas bilanceve të dorëzuara), Tirana DC ka arkëtuar 0 të ardhura dhe ka shpenzuar 1.7 milion euro. Qëllimi i krijimit të saj nuk ishte fitimi, por anashkalimi i procedurave ligjore të prokurimit për të hyrë në marrëveshje me privatin dhe për t’i marrë me forcë pronat qytetarëve!

Kjo është puna e mirë e drejtuesve të arrestuar në Bashkinë Tiranë që kanë administruar këtë kompani, çdo fjali që tenton të zhbëjë përmasat e korrupsionit ngjan me shprehjen ikonike të Shvejkut “Ç’më duhet mua ç’bëj unë?!”

dosja 5 d

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet