15 Nëntor 2023, 19:27
Nga I.A
Foto Ilustruese
TIRANË- Shoqëria civile në Shqipëri i është drejtuar me një letër të hapur Qeverisë, duke i kërkuar që të tërhiqet nga marrëveshja për emigrantët, që është nënshkruar më 6 nëntor. Mungesa e transparencës nga ana e ekzekutivit shqiptar dhe rreziku për shkeljen e të drejtave të njeriut të emigrantëve renditen si arsye kryesore në letrën që 29 organizatat e shoqërisë civile i drejtuan Qeverisë.
Letra e hapur u publikua në ditën kur Qeveria shqiptare miratoi marrëveshjen e nënshkruar mes kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, dhe homologes së tij italiane, Giorgia Meloni. Marrëveshja parasheh që emigrantët që shpëtohen në Detin Mesdhe të dërgohen në portin e Shëngjinit në Shqipëri, ku do të ngrihet qendra e pritjes. Emigrantët do të strehohen aty dhe në një qendër tjetër në Gjadër, në pritje të shqyrtimit të kërkesave të tyre për azil.
Në letrën drejtuar Qeverisë së Shqipërisë, organizatat shprehën shqetësimin për rrezikun e heqjes së padrejtë të lirisë për emigrantët.
“Duke pasur në konsideratë të dhënat se Italia shqyrton kërkesat për azil në afate shumë të gjata [gjashtë muaj deri në një vit], kjo mund të rezultojë në heqje të padrejtë të lirisë së lëvizjes për azilkërkuesit, duke cenuar parimin ndërkombëtar të ‘moskthimit të azilkërkuesit’ me pasoja potencialisht ligjore për shtetin shqiptar”, thuhet në letrën e organizatave për të drejtat e njeriut.
Gjithashtu ngrihet shqetësimi për mungesë të transparencës pasi nuk ka pasur konsultim publik dhe as informim të institucioneve më të larta të vendit si presidenti dhe Kuvendi i Shqipërisë.
“Mungesa e transparencës përbën një zhvillim shqetësues dhe devijim negativ nga praktika dhe standardet e vendeve demokratike, të cilat janë të detyrueshme për një vend si Shqipëria”, thuhet në letrën e hapur.
Marrëveshja është kritikuar edhe nga opozita në Shqipëri, që ka kërkuar interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama, si dhe ka paralajmëruar që ta dërgojë këtë marrëveshje në Gjykatën Kushtetuese. Kryeministri Rama ka deklaruar se Shqipëria nuk ka asnjë përfitim nga kjo marrëveshje, por e ka pranuar atë në shenjë mirënjohje ndaj Italisë, që prej viteve ‘90 ka pritur mijëra emigrantë shqiptarë. Sipas marrëveshjes të publikuar nga Qeveria shqiptare, Italia do të depozitojë 16.5 milionë euro në një llogari të posaçme të Thesarit të Shqipërisë, si paradhënie për strehimin e deri në 3.000 emigrantëve.
Marrë nga REL
shqiperia marreveshje me italine per emi
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 19:13
r.ll
foto ilustruese
BELGJIKË- Tre shtetas shqiptarë, mes tyre një grua të arrestuar në Belgjikë, rrezikojnë deri në 6 v...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 19:16
I.A
Foto Ilustruese
SARANDË- 5 persona janë arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi tentuan që të hiqnin pa leje nj&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 18:38
I.A
Foto Ilustruese
VLORË- Përgjegjësja e Çështjeve Shoqërore, në paraburgimin e Vlorës, Fjona Cenodemaj, ka kall&eum...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 17:57
r.ll
luigi soreca
TIRANË-Ambasadori i Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Luigi Soreca, thotë se SPAK-u duhet të vijoj&eu...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 17:08
r.ll
anila grishaj
ITALI -Aksidenti në të cilin humbi jetën dje Anila Grishaj , 26-vjeçarja në kompaninë ushqimor...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 16:18
I.A
Air Albania
TIRANË- Kompania ajrore Air Albania ka përgënjeshtruar lajmet se kompanisë i është vënë sekuetroja...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 15:58
h.k
Policia e Fierit
FIER-Një mjek dhe një infermier kanë rënë në prangat e policisë së Fierit ditën e sotme si p...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 15:34
r.ll
foto nga operacioni ne hungari
HUNGARI- Dy shqiptarë, babë e bir janë arrestuar në Hungari që akuzohen se drejtonin një grup...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 15:18
I.A
Ardjan Çapja, Ervis Bardhi dhe viktimat Gentian dhe Nezir Beqiri
TIRANË- Gjykata e Posaçme ka dhënë ditën e sotme v...
Aktualitet
15 Nëntor 2023, 15:09
I.A
Behar Bajri
FRANCË- Franca ka pranuar kërkesën e Shqipërisë për ekstradimin e Behar Bajrit. Bajri në Shqipëri ...