6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje 4 Qershor, 10:22 ...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 FOTO/ Ja kush është polici q&e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Fillimisht i janë ofruar rreth 260 mijë euro për të tërhequr pretendimet e tij se Emiljano Shullazi ka qenë i implikuar në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005.
TIRANË- Dy miqtë e Emiljano Shullazit, Elton Goskova ose siç thiret ndryshe “Reqi i Korçës” dhe Ervis Kosova, janë marrë të pandehur dhe do gjykohen se kanë tentuar që të korruptojnë të penduarin e Drejtësisë, Lufta Reçi në ndryshimin e dëshmisë së tij. Në muajin shkurt të këtij viti, Goskova u arrestua në qytetin e Korçës me urdhër të SPAK, ndërsa miku i tij Ervis Kosova, ishte larguar në Kosovë duke i shpëtuar arrestimit.
Por sot kur SPAK ka dërguar për gjykim të dy të pandehurit, “Ora News” ka sjellë të plotë dosjen e Prokurorisë së Posaçme, ku evidentohen me detaje të gjitha përpjekjet që janë bërë për të korruptuar Luftar Reçi, që mbahej i izoluar në burgun e Drenovës në Korçë.
Fillimisht i janë ofruar rreth 260 mijë euro për të tërhequr pretendimet e tij se Emiljano Shullazi ka qenë i implikuar në vrasjen e Vajdin Lamajt dhe mikut të tij, Artan Arsi në vitin 2005. Sipas dosjes hetimore, lëvizjet kanë nisur që në qershor të vitit 2021 deri në fillim të shtatorit. “Reqi i Korçës”, ka hyrë në lidhje me Luftar Reçin përmes Luçiano Memos, duke i ofruar 260 mijë euro.
Marrëveshja ishte që në fillim Luftar Reçi do të merrte 40 mijë euro dhe 10 milionë lekë të vjetra, si një shenjë e vullnetit të mirë dhe për të krijuar besim nga të dyja palët. E më pas, kur të ndryshonte dëshminë dhe të niste të gjykohej vetë për dëshmi të rreme, atëherë Reçi do të merrte edhe 210 mijë euro të tjera. Por plani nuk ka shkuar ashtu siç duket pasi me të marrë ofertën, Luftar Reçi ka vendosur të sinjalizojë SPAK.
Prokurorët, për të fituar kohë me qëllim kryerjen e veprimeve hetimore, e kanë instruktuar Luftar Reçin që të kërkonte dy javë kohë për t’u menduar. Kjo përgjigje ka nervozuar të implikuarin dhe njerëzit e tyre, pasi ata kërkonin që dëshmia të ndryshohej sa më shpejt për shkak të frikës së mbylljes së hetimeve nga SPAK dhe referimin e dosjes për gjykim në gjykatë. Por me kohën që kishte kërkuar Reçi për t'u menduar, nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të kalonin në "Planin B"- Eliminimin e tij, edhe pse brenda burgut. Reçi do vritej duke u helmuar me ushqim, por e gjitha ka mbetur në tentativë.
Por çfarë rrëfeu Luftar Reçi?
Ngjarja e parë kriminale është vrasja e Klodian Saliut, i njohur si rivali i Lulzim Berishës, e ndodhur më 26 shkurt 2005, ku Saliu u ekzekutua në Maminas dhe që prej asaj kohe gjithnjë është përfolur se pas ngjarjes qëndronte Lulzim Berisha. Ngjarja e dytë kriminale, që SPAK akuzon grupin si ekzekutor është vrasja e biznesmenit Vajdin Lame. Biznesmeni u vra me lëndë shpërthyese më 27 shkurt të vitit 2005, dhe bashkë me të humbi jetën edhe Artan Arsi. Dosja.al, raportoi ekskluzivisht rihapjen dosjeve të bujshme të dy vrasjeve që tronditën Shqipërinë në vitin 2005 duke siguruar dhe dosjen hetimore pas rrëfimit të të penduarit Luftar Reçi. "Asgjë nuk harrohet" mori emrin operacioni që vuri në pranga disa nga të akuzuarit.
Lokali TIRANË- Gazetari Artan Hoxha ka bërë publike videon nga restoranti në Lushnje ku Shenasi Loha u pa për herë të fu...
Ekspertët shprehen se rregullorja e re e komunikimit e miratuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, KLP cënon lirinë e medias dh...
Pamjet e siguruara nga Policia TIRANË- 7 persona janë arrestuar nga Policia e Shtetit, ndërkohë që një tjetër ësht...
Apeli TIRANË- Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në fuqi masën e sigurisë 'arrest me burg' për katër puno...
Foto ilustruese GJIROKASTËR- Policia e Shtetit dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar sot Lazaratin. Lajmi konfirmohet n...
Adbulla Budlla dhe dy autorët TIRANË- Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka lënë në burg vëllezërit Saimir dhe ...
Policia e Beratit BERAT- Një 31-vjeçar është arrestuar ditën e sotme në Berat për vjedhje. Mësohet se i riu kisht...
Foto ilustruese DURRËS- Kemi hyrë në stinën e vjeshtës, temperaturat nuk shkojnë më shumë se 20 gradë celcius,...
Karabinieri ITALI- Pas një hetimi të gjatë disamujor Policia italiane ka arritur të arrestojë "skifterin" shqiptar, i cili ishte k...
Makine e djegur KORÇË- Zbardhet ngjarja e një dite më parë në Bilisht. Policia ka vënë në pranga Durim Sef&e...